
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ju urojmë mirëseardhjen në faqen e internetit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar filloi funksionin me datën 19 dhjetor 2019, mbi bazën e Vendimit nr. 286, datë 18.12.2019 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “ të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në ndryshimet kushtetuese, të miratuara nëpërmjet ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, (të ndryshuar), ndër të tjera, në nenin 135 të tij, është parashikuar ngritja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjykata e Posaçme gjykon veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo edhe akuzat ndaj ish-funksionarëve të mësipërm.
Tashmë kjo Gjykatë është realitet në strukturën e përgjithshme të pushtetit gjyqsor. Pritshmëria ndaj Gjykatës së Posacme si ndaj gjitha institucioneve të reja të drejtësisë është e madhe. Kjo gjykatë ngrihet mbi një praktikë të mirë të punës sonë si gjyqtarë të gjykatës së krimeve të rënda, por gjykimi i cështjeve të korrupsionit në nivelet e larta, dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të cështjeve të krimit të organizuar është një sfidë e re për ne. Është detyra e misioni jonë që ta përmbushim, atë duke krijuar identitetin e një institucioni gjyqsor efikas, të suksesshëm, transparent e e të besueshëm për publikun.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e institucionit tonë dhe të ndjeshëm ndaj mënyrës se si publiku përcepton dhënien e drejtësisë, të bindur që të respektojmë maksimalisht parimet mbi të cilat funksion sistemi ynë i së drejtës, duke e ushtruar profesionin e gjyqtarit me përkushtim, profesionalizëm, etikë e vetëm në përputhje me ligjin.
Kjo faqe e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar do të ofrojë informacion e nevojshëm mbi veprimtarinë
gjyqsore të kësaj Gjykate e informacione të tjera në kuadër të së drejtës për informim gjithnjë me qëllim të rritjes së besimit të publikut.
Le të jetë kjo një dritare nga e cila publiku, media, shoqëria civile e partnerët ndërkombëtarë të na vëzhgojnë e me të cilën ne të ndërtojmë komunikimin e nevojshëm publik.
Kjo sepse jemi të bindur se idea e drejtësisë për opinionin publik është e lidhur ngushtë me idenë e procesit gjyqsor penal e se drejtësia nuk mjafton vetëm të jepet, por edhe të duket.
Sandër SIMONI
Kryetar