VIDEO INFORMUESE PËR NDËRMJETËSIMIN

 

                                                                         

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMUNIKIM

 

Më 13.04.2023, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u zhvillua procedura e shortimit në zbatim të nenit 6, pika 5 të ligjit nr. 95/2016. Shorti përzgjodhi gjyqtaren znj. Saida Dollani si anëtare të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurive dhe Figurës së Kandidatit, nga dy Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Procesi i përzgjedhjes me short u monitorua nga Avokati i Popullit znj. Erinda Ballanca, shoqëruar nga z. Enio Haxhimihali.

Ishin të pranishëm gjyqtarë nga dy Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe z. Constantine Soupios dhe Znj. Xhoana Kovaçi përfaqësues të OPDAT.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PAMJE NGA AMBJENTET E GJYKATËS