Për të ngritur një kërkesë padi në Gjykatë, i referohemi " KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË " ; si dhe Ligji 49/2012 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”

Kërkesë padia gjendet në Neni 153 faqe.62 të këtij kodi, dhe Nenet 17, 21 të Ligjit 49/2012.

Hartimi i padisë


Gjykimi i një çështjeje në gjykatë fillon me paraqitjen e kërkesëpadisë me shkrim.

1. Kërkesëpadia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë:


  1. a) gjykatën përpara së cilës paraqitet kërkesa;
    b) emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit e të paditurit dhe të personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë. Nëse paditësi ose i padituri është person juridik, emërtimin e tij ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;
    c) objektin e padisë;
    ç) tregimin konkret të fakteve, rrethanave, dokumenteve, mjeteve të tjera provuese, të së drejtës mbi të cilat mbështetet padia, si dhe kërkimin konkret të paditësit;
    d) vlerën e padisë, në rast se objekti i saj është i vlerësueshëm.

  2. Përveç këtyre kërkesave, paditësi në kërkesëpadi duhet të tregojë saktë dhe/ose të bashkëngjisë:

  3. a) të dhënat elektronike të kontaktit të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, ku gjykata mund ta njoftojë;
    b) listën e personave që kërkon të thirren në gjykim në cilësinë e dëshmitarit, duke saktësuar emrin, atësinë, mbiemrin dhe adresën e plotë, si dhe faktet që kërkohet të provohen me to;
    c) provat që kërkohen të merren nga i padituri dhe të tretët, duke përcaktuar arsyet dhe vendndodhjen e këtyre provave;
    ç) llojin e ekspertimit që kërkohet të kryhet gjatë gjykimit;
    d) emrin, atësinë, mbiemrin ose emërtimin nëse është person juridik dhe adresën e plotë të personave të tretë që kërkon të thirren në gjykim me këtë cilësi;
    dh) aktin provues të pagimit të tarifës së padisë, sipas ligjit.

 

Objekti i padisë

  1. Padia ngrihet:
  2. a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;
  3. b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;
  4. c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ; ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;
  5. d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;
  6. dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;
  7. e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

  1. f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;6
  2. g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

 2.Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mos marrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

 

Afati për ngritjen e padisë

  1. Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Ky afat fillon nga: a) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit epror, që ka shqyrtuar ankimin administrativ;
  2. b) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ, në rastet kur ky akt ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;
  3. c) data e botimit të aktit administrativ, në rastet kur ligji parashikon detyrimin për botimin e aktit;

ç) data e marrjes së dijenisë për ndërhyrjen e paligjshme të organit publik mbi të drejtat dhe interesat ligjorë të subjektit, me çdo lloj veprimi që nuk plotëson kushtet dhe formën e aktit administrativ;

  1. d) data e mbarimit të afatit ligjor për nxjerrjen e aktit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit administrativ, kur akti administrativ që është kërkuar të nxirret ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;
  2. dh) data e mbarimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ankimit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit më të lartë administrativ.
  3. Afati i mësipërm është 1 vit, në rastet kur akti administrativ nuk tregon qartë për të drejtën dhe afatin e padisë. Në rastin e mosparaqitjes së padisë brenda 1 viti, për arsye se udhëzimet në aktin administrativ nuk japin informacion të saktë për të drejtën e padisë, padia paraqitet edhe pas 1 viti, por, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data kur paditësi ka marrë dijeni për ekzistencën e së drejtës së padisë dhe vetëm kur paditësi jep shpjegime të besueshme për këto rrethana në padinë e tij.
  4. Padia kundër aktit nënligjor normativ duhet të paraqitet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të aktit.
  5. Paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në ligjin e posaçëm.
  6. Paditë për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës.
  7. Padia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative paraqitet brenda 6 muajve nga lindja e mosmarrëveshjes.
  8. Afatet e mësipërme janë të prera dhe shkelja e tyre shkakton humbjen e së drejtës së padisë. Këto afate shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht.
  9. Padia për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ mund të ngrihet në çdo kohë.

Padia dhe aktet që i bashkëlidhen

  1. Padia duhet të plotësojë kërkesat e neneve 154 e 156 të Kodit të Procedurës Civile.7 Përveç këtyre kërkesave, paditësi në padi duhet të tregojë saktë:
  2. a) adresën e tij ose të përfaqësuesit, në të cilën duhet t’i dërgohen nga gjykata njoftimet dhe aktet;
  3. b) një numër telefoni të tij ose të përfaqësuesit, në të cilin gjykata mund ta njoftojë, një adresë elektronike të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, si dhe deklaratën e pranimit të njoftimit me telefon ose në mënyrë elektronike.
  4. Paditësi, përveç aktit administrativ që kundërshton, nuk ka detyrim t'i bashkëlidhë padisë akte provuese, por, nëse i paraqet ato, duhet të paraqesë edhe kopje të tyre për të paditurin.
  5. Paditësi është i detyruar të identifikojë saktë veprimin ose mosveprimin administrativ që kundërshton.
  6. Paditësi është i detyruar të paraqesë listën e personave, që kërkon të thirren në gjykim, me cilësinë e ekspertit apo të dëshmitarit, duke përcaktuar saktë edhe adresën e tyre.
  7. Paditësi, për çdo ndryshim të mëvonshëm të adresës, numrit të telefonit dhe adresës elektronike të tij ose të përfaqësuesit, detyrohet të njoftojë gjykatën. Shkelja e këtij detyrimi i bën të papranueshme pretendimet për pavlefshmërinë e njoftimit.


Paraqitja e kërkesëpadisë


Kërkesëpadia paraqitet në gjykatë nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë. Kërkesëpadia mund të paraqitet në gjykatë edhe nëpërmjet postës. Padia iu caktohet gjyqtarëve me short. Kur kërkesëpadia nuk plotëson kushtet e përmendura në këtë kapitull, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime. Kur paditësi nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, kërkesëpadia quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e kërkesëpadisë mund të bëhet ankim i veçantë. Kur të metat e kërkesëpadisë janë plotësuar në afatin e caktuar, ajo quhet e regjistruar që nga dita që është regjistruar në gjykatë. Në këtë mënyrë veprohet edhe kur të metat e kërkesëpadisë konstatohen gjatë gjykimit të çështjes.