Për të bërë një ankim në Gjykatë, i referohemi " KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ", si dhe Ligji 49/2012 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE” .   
 
Ankimi gjendet në Neni 442 faqe.177 të këtij kodi dhe Nenet  44-56 te Ligjit 49/2012 .
 
Mjetet e ankimit

Mjetet dhe afatet e ankimit të vendimeve të gjykatave administrative janë të njëjta me ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj..

Ankim


Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre.

 

Vendime të paankimueshme

Nuk lejohet ankim ndaj vendimeve përfundimtare të gjykatës administrative për padi me objekt:

  1. a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;
  2. b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;
  3. c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se njëzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

Aktet që i bashkëlidhen ankimit

  1. Bashkë me ankimin duhet të paraqiten:
  2. a) kopjet e ankimit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë;
  3. b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.13
  4. Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni ose kur ankimi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet ankim ose se çfarë kërkohet me ankimin, gjyqtari i vetëm njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve. Shqyrtimi i ankimit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi.
  5. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, ankimi quhet se nuk është paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e ankimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën Administrative të Apelit.
  6. Kur të metat e ankimit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij në gjykatë.
     

Ankimi në Gjykatën Administrative të Apelit

  1. Gjykata, ku është paraqitur ankimi, dërgon ankimin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e ankimit, aktet e komunikimit të ankimit, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 15 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.
  2. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur ankimi.
  3. Gjykata Administrative e Apelit dërgon dosjen në gjykatën administrative të shkallës së parë jo më vonë se 3 ditë pas kryerjes së njoftimit të vendimit të palëve. Neni 49 Gjykimi në apel administrativ në dhomë këshillim
     
    Vendime të paankimueshme në Gjykatën e Lartë

Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me

objekt:

  1. a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se

dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;15

  1. b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se

dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

  1. c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më

të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe

ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së

kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi.

Aktet që i bashkëlidhen rekursit

  1. Bashkë me rekursin duhet të paraqiten:
  2. a) kopje të rekursit dhe të dokumenteve të tjera në numër aq sa janë personat që marrin pjesë në

çështje si palë;

  1. b) aktin e përfaqësimit, nëse ky akt nuk është pjesë e dosjes së gjykimit.
  2. Në rast se rekursi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, si dhe kur rekursi

nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse, vendimi kundër të cilit bëhet rekurs ose se çfarë

kërkohet me rekursin, gjyqtari me vendim njofton palën që të ndreqë të metat brenda 7 ditëve. Shqyrtimi i

rekursit, sipas këtij neni, bëhet në dhomë këshillimi.

  1. Kur ankuesi nuk plotëson ose nuk ndreq të metat brenda afatit, rekursi quhet se nuk është

paraqitur dhe i kthehet ankuesit me vendim, së bashku me aktet e tjera të paraqitura prej tij. Kundër

vendimit të gjyqtarit të vetëm për kthimin e rekursit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën

Administrative të Apelit.

4.Kur të metat e rekursit janë plotësuar në afat, ai quhet i paraqitur që nga data e regjistrimit të tij

në gjykatë.