PROGRAMI I TRANSPARENCËS

 PËR

GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË APELIT

 HYRJE

 

 

Në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Gjykatën Administrative të Apelit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). Ai vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI. Gjykata Administrative e Apelit do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.

 

Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës Administrative të Apelit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare  www.gjykata.gov.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të Programit të Transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron rubrikat ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

 

Faqja zyrtare e Gjykatës Administrative të Apelit është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

VIZIONI: “Një gjykatë transparente që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj në shërbim të drejtësisë dhe individit”.

 

 

Qëllim 1: Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e Gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

 

Qëllim 2: Krijimi i raporteve të korrektësisë me median për përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit në publik.

 

 

PARIME TË PËRGJITHSHME
 

        Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së Gjykatës Administrative të Apelit   janë:

 

“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë, pa asnjë përjashtim. Klikoni këtu për t’u njohur me Ligjin për të Drejtën e Informimit.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. AP ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP dhe përkatësisht, Ligji Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimi nr. 554, datë 29.12.2022 “Për ndarjen me short të ҫështjeve gjyqësore” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Vendimi nr. 171, datë 22.04.2021 “Për miratimin e “Kodi i Etikës Gjyqësore”’ të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ligji nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
i plotë;
i saktë;
i përditësuar;
i thjeshtë në konsultim;
i kuptueshëm;
lehtësisht i aksesueshëm;
i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
 

Gjykata Administrative e Apelit jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:

 

Faqes zyrtare të internetit www.gjykata.gov.al dhe numrave përkatës të telefonit.
Administratës gjyqësore, e cila, përmes nëpunësve të sekretarisë gjyqësore dhe arkivit, informon personat e interesuar mbi statusin e dosjes gjyqësore, dhe në oraret e shërbimit e kundrejt tarifës përkatëse i pajis ata me dokumentet e kërkuara.
Afishimit të listave të gjyqeve në këndin përkatës në hyrje të gjykatës.
Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Median dhe adresave elektronike zmp.administrativeapelit@gjykata.gov.al e vilma.yzo@gjykata.gov.al .

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, Gjykata Administrative e Apelit vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit   www.gjykata.gov.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

 

- Strukturën organizative të autoritetit publik.

- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë.

- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

-  Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime.

- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të përformancës së autoritetit.

- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

-Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 162, date 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, dhe të Ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme.

- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.

- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.

-  AP, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në Programin e miratuar të Transparencës si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.

-  Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo publikimit në faqen zyrtare të internetit brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

 

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

 

  1. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT

 

 

Kategoritë e informacionit publik

pa kërkesë

 

Baza Ligjore e LDI 119/2014

Dokumenti/

përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Gjykatës Administrative të Apelit

 

Neni 7/1/a/d

Stuktura organizative/

Organigrama

 

 

Struktura e pagave

 

 

Funksionet, detyrat dhe kompetencat e Gjykatës Administrative të Apelit

 

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare

 

Menjëherë pas miratimit të aktit nga Titullari

 

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”

Administrata e Gjykatës

 

Drejtuesi i Gjykatës

 

Zyra e Buxhetit

Akte ndërkombëtare; ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër

 

Neni 7/1/b

Konventa të ratifikuara

 

Ligje

 

Akte nënligjore

 

Rregullore

 

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/”Kuadri ligjor”

Gjykata Administrative e Apelit dhe institucione të tjera.

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës

 

Neni 7/1/c/g

Model kërkese për informacion

 

Model formular ankese

 

Adresa postare: Rruga “Ismail Qemali” 9, Njësia Bashkiake nr.2, Tiranë

 

Orari i shërbimit:

E hënë–e Premte 

Ora 08:00–16:00

 

Koordinatori për të Drejtën e  Informimit: vilma.yzo@gjykata.gov.al

 

Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median

 

Email: zmp.administrativeapelit@gjykata.gov.al

 

Pas miratimit të Programit të Transparencës

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/ ”E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar”

Koordinatori për të Drejtën e Informimit i Gjykatës Administrative të Apelit

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Gjykatës Administrative të Apelit, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit

 

Neni 7/1/ҫ

Adresa: Rruga “Ismail Qemali” 9, Njësia Bashkiake nr.2, Tiranë

 

Orari i shërbimit:

E hënë–e Premte 

Ora 08:00–16:00

 

Koordinatori për të Drejtën e Informimit i Gjykatës Administrative të Apelit: Vilma Yzo

 

Email: vilma.yzo@gjykata.gov.al

 

Tel: 04222 3588

 

Pas miratimit të Programit të Transparencës

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit, në  Rubrikën “Na kontaktoni”

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/ “E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar”/ “Koordinatori për të Drejtën e Informimit”

Koordinatori për të Drejtën e Informimit i Gjykatës Administrative të Apelit

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve

 

Neni 7/1/d

Ligji nr. 98, datë 06.10.2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr.46, datë 23.03.2021

 

Vendimi nr. 554, datë 29.12.2022 “Për ndarjen me short të ҫështjeve gjyqësore” të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

 Vendimi nr. 171, datë 22.04.2021 “Për miratimin e “Kodi i Etikës Gjyqësore”’ të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare, në Rubrikën  “Programi i transparencës”/ “Kuadri ligjor e rregullator”

 

 

Stafi Drejtues i Gjykatës

Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumente me tregues përformance

 

Neni 7/1/dh

Ligji 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar

 

Ligji nr. 9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sistemin publik”,  i ndryshuar

 

Ligji nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”

 

Raport përfundimtar i auditimit dhe rekomandimet nga KLSH

 

Raport përfundimtar i auditit të brendshëm

 

Pas botimit në Fletoren Zyrtare

 

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/ “Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP”/ “Raporte monitorimi, auditimi”

 

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

Zyra e Buxhetit

Buxheti

 

Neni 7/1/e

Ligji 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

 

Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”, i ndryshuar

 

Udhëzimi nr. 9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndyshuar

 

Raporte për monitorimin e përformancës

 

Pas botimit në Fletoren Zyrtare

 

 

Pas miratimit nga Titullari

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/ “Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP”/ “Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara”

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

Zyra e Buxhetit

Informacion për procedurat e prokurimit

 

Neni 7/1/ë

Ligji nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”

Pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare, në  Rubrikën “Programi i transparencës”/ “Informacion për procedurat e prokurimit, procedurat konkuruese të koncesionit, partneritetit publik privat”/ “Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik”

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

Zyra e Buxhetit

Shërbimet e Gjykatës Administrative të Apelit për publikun

 

Neni 7/1/f

Udhëzimi i përbashkët nr. 33, datë 29.11.2014 “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe Noterisë

 

Vërtetime, Ankime, Rekurse, Kopje aktesh/dokumentesh, Kërkesëpadi, Vendime, etj

 

Pas paraqitjes së kërkesës dhe pagesës së tarifës gjyqësore

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit, në  Rubrikën “Informacion”/ “Tarifa gjyqësore

 

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financës

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

Kryesekretaria e Gjykatës

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj

 

Neni 7/1/gj

Projekt akte ligjore dhe nënligjore

 

 

Pas miratimt të ligjit ose projekt aktit

 

Në faqen zyrtare, në  Rubrikën “Programi i transparencës”

 

Ministria e Drejtësisë

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata Administrative e Apelit

 

Neni 7/1/h

Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”

Pas botimit në Fletoren Zyrtare

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën  “Programi i transparencës”/ “Kuadri ligjor e rregullator”

 

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

Zyra e Arkivës

 

Zyra e Protokollit

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

 

Neni 7/1/i

Model kërkese per informacion

 

Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve në format elektronik  dhe shkresor, i afishuar në mjediset e pritjes së publikut

 

Pas miratimit të Programit të Transparencës

 

Pas miratimit të Titullarit

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit, në Rubrikën “Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve”

 

Në faqen zyrtare, në Rubrikën “Programi i transparencës”/ “Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve i përditësuar”

 

Koordinatori për të Drejtën e Informimit i Gjykatës Administrative të Apelit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

 

Neni 7/1/k

Njoftime në lidhje me shortin elektronik, data të gjykimeve, shpallje publike, etj

 

Përditësohen

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit, në Rubrikën “Publikime”

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

 

Informacione të tjera të dobishme

 

Neni 7/1/l

Lista e avokatëve të Gjykatës

 

Lista e ekspertëve të Regjistrit Elektronik të Ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë

Pas miratimit nga Ministria e Drejtësisë

 

Pas miratimit të Titullarit

 

Përditësohen

Në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit, në Rubrikën “Rreth Gjykatës”

 

Ministria e Drejtësisë

 

Gjykata Administrative e Apelit

 

 

 

 

  1. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë Program të Transparencës të miratuar, Gjykata Administrative e Apelit vendos në dispozicion të publikut, në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

  1. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

 

 Urdher nr. 611/1 datë 30.11.2022

 

*Kliko për të shkarkuar