ADMINISTRIMI I ÇËSHTJEVE

Dosjet në momentin e ardhjes pranë Gjykatës Administrative të Apelit regjistrohen nga nënpunësit e Sekretarisë Gjyqësore në regjistrat përkatës, ku identifikohen me një numër akti dhe datë regjistrimi.

Më pas për këto dosje realizohet hedhja e shortit duke përcaktuar në këtë mënyrë dhe relatorin e çështjes. Mbas hedhjes së shortit dosja i kalon gjyqtarit relator, i cili përcakton dhe datën e gjykimit në Dhomë Këshillimi pa praninë e palëve. Nëse gjyqtari konstaton se ka penges ligjore për shqyrtimin e çështjes, paraqet kërkesë me shkrim titullarit të gjykatës ose heqje dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje dhe hidhet përsëri në short.

Çështjet shqyrtohen nga trupa gjyqësore e përbërë nga tre gjyqtarë.
Data e gjykimit e përcaktuar nga gjyqtari relator afishohet në stendën e gjykatës. Në rast se trupi gjykues për arsye të ndryshme nuk mund të marrë vendim gjatë shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, i cakton çështjes një datë tjetër gjykimi që është seancë gjyqësore me praninë e palëve. Në përfundim të gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi nga gjyqtari relator, dosja kalon në Kryesekretarinë e Gjykatës Administrative të Apelit për arkivim dhe kthimin e dosjeve Gjykatave të Shkallëve të Para. Në rastet kur çështjet gjykohen si shkallë e parë në Gjykatën Administrative të Apelit, dosja arkivohet në Arkivë. Pas zbardhjes së vendimit, Gjykata Administrative e Apelit, komunikon vendimin në adrest e palëve.

Gjykata Administrative e Apelit gjykon si shkallë e parë çështjet që përfshijnë:

Mosmarrëveshjet  me  objekt  aktet  nënligjore  normative,  si  dhe  raste  të  tjera  të  parashikuara  me ligj.