Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës

Gjykata  Administrative e Shkallës së Parë Durrës ushtron misionin e saj për dhënien e drejtësisë në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor ne Shqipëri. Veprimtaria e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Durrës, e cila ka kopetencë në rrethin e Durrësit, zhvillohet në funksion të zbatimit të ligjit dhe shërbimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë e në kohë të shpejtë, me dinjitet dhe profesionalizëm për të gjitha çështjet administrative.

Në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedurial nëpër gjykata, në kuadrin e rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve me veprimtaritë e gjykatave Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqiperisë ka ndërtuar dhe mirëmban këtë faqe.
Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e Gjykatës, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën Administrative e Shkalles se pare Durrës një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.
Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykates , duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.
Për Gjykatën Administrative e Shkalles se pare Durrës transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim kryesore dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të marrin informacion.

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË
DURRRËS

 

URDHËR

Nr. 29 , datë 29.12.2021

 

 

Mbi mbartjen e dosjeve gjyqesore per vitin e ri kalendarik dhe shortin gjyqesor gjate kesaj periudhe,

Në baze te Ligjit Nr. 98, date 06.11.2016 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor” si dhe Ligjit 49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”, i ndryshuar

 

URDHËROJ

 

  1. Procesi i mbartjes se dosjeve gjyqesore per vitin e ri kalendarik ne vazhdim, te perfundoje brenda dates 14.01.2022.
  2. Shorti gjyqesor pezullohet nga data 31.12.2021 deri ne daten 14.01.2022.
  3. Kerkesat per sigurim padie ose kerkesat e tjera me karakter te ngutshem procedural, do te regjistrohen dhe do te shortohen elektronikisht cdo dite.
  4. Sekretaret gjyqësore brenda datës 14.01.2022 duhet të dorëzojnë pranë kancelares tabelat në lidhje me cështjet e përfunduara për vitin 2021 nga gjyqtarët respektivë, sipas tabelave te miratuara nga KLGJ.
  5. Nje kopje e urdherit te afishohet, nje kopje t’u shpemdahet gjyqtareve dhe te shpallet ne faqen zyrtare te Gjykates.
  6. Ngarkohen per zbatim Kancelari, kryesekretari, specialist i IT-së dhe sekretaret gjyqesore.
  7. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

 

 

ZV/KRYETARE

Klodiana VEIZI (MEMA)

 

 

 

 

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLËS SË PARË

DURRRËS

Nr.  253  Prot.                                                                Datë  30.07.2021

 

 

                                                        

URDHËR Nr 10, datë  30.07.2021 Per Miratimin e Pushimeve Vjetore dhe Periudhen e Gadishmerise

 

           

Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr.96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republiken e Shqiperisë". në Durrës , si dhe ligjin nr. 98/2016 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor" unë gjyqtare Klodiana VEIZI ( MEMA), me detyrën e ZV/Kryetares së Gjykatës Administrative te Shkalles se Pare Durres ,ne ushtrim te kompetencave te Kryetarit te Gjykates,

 URDHËROJ

 

  1. Per periudhen 01.08.2021-08.08.2021 dhe 27.08.2021- 03.09.2021, gjyqtarja Klodiana Veizi ( Mema) caktohet gjyqtare e gatshme me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme.

           Per periudhen 09.08.2021-26.08.2021,gjyqtarja Klodiana Veizi (Mema),do te kryeje lejen e zakonshme. Pjesa e pakryer do te merret ne nje kohe te me vonshme

      2.Per periudhen 09.08.2021-26.08.2021, gjyqtarja Rezarta Aliu (Paja) caktohet gjyqtar i gatshem me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme. 

          Per periudhen 02.08.2021-08.08.2021 dhe 27.08.2021- 03.09.2021 gjyqtarja do te kryej lejen e zakonshme.Pjesa e pakryer e lejes do te merret ne nje kohe te mevonshme,sipas kerkeses

          se gjyqtaritNe pjesen e pakryer te lejes do te zbriten ditet e punes te zevendesuara me vendimet perkatese te ZV/Kryetarit

      3.Ky Urdher t'i njoftohet Gjyqtareve te kesaj Gjykate; Kancelarit te Gjykates; Specialistit se IT dhe Kryetarit se Deges se Buxhetit.

      4.Ky urdhen hyn ne fuqi menjehere.

Durres me 30.07.2021

 

 

                                                                        ZV/KRYETARE

                                                                       Klodiana VEIZI (MEMA)

 

NJOFTIM

Nisur nga veprimtaria e intensifikuar administrative-gjyqësore që zhvillohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrrës, si dhe marrë parasysh praninë e shumtë të subjekteve që aksesojnë këtë gjykatë, Këshilli i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës në mbledhjen e zhvilluar më datë 25.11.2020 vendosi pezullimin e veprimtarisë administrative-gjyqësore të Gjykatës në ditën e Premte më datë 27.11.2020. Me atë rast, do të bëhet njoftimi i institucionit shtetëror përgjegjës pranë Organeve të Qeverisjes Vendore, për të bërë të mundur higjenizimin dhe dezinfektimin e ambjenteve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, si masë parandaluese ndaj infektimit të mundshëm të punonjësve të kësaj gjykate nga virusi COVID-19.

Ju faleminderit!

 

 

 

Këshilli i Gjykatës në mbledhjen e sotme të datës 18.12.2019, me shumicë absolute votash,

Vendosi:

Të lidhë Kontratën e Punës Individuale me periudhë prove 3 (tre) muaj, nga data 19.12.2019 deri më datën 19.03.2020, me z.Meleq Kaba, për pozicionin e punës Kryetar i Degës së Buxhetit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Vendimi i sotëm të zbardhet dhe të publikohet në faqjen e zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, duke u angazhuar specialistja e IT-së së kësaj gjykate, të bëj publikimin përkatës.

Sot në Durrës, më datë 18.12.2019, ora 15:05.

 

 R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

  GJYKATA ADMINITRATIVE E SHKALLËS SË PARË

 DURRES

                                                                                                     

                                                                                       Durres më datë 05 /11/2019

Lënda:  Njoftim për vende të lira pune

 Në mbështetje të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, neni 141, neni 154/1, Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,   Gjykata Administrative Durres  shpall 1 vend te lire per pozicionin:

-         Punonjes sigurie

Dokumentat që duhet të paraqiten:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Raport mjekësor;
  4. Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave (nese ka);
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka proces penal;
  6. Vërtetim nga prokuroria që nuk ka procedim penal;
  7. Vertetim i Gjendjes Gjyqesore ose formular vetdeklarimi i gjendjes gjyqesore;
  8. Fotokopje te noterizuar te librezes se punes;
  9.  Kopje e kartës së identitetit ose pasaportes.

Të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për këtë vend pune, duhet të dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së Kancelares së Gjykates Administrative Durres  ose prane zyres se protokollit te kesaj Gjykate deri më datë 11.11.2019.

 

 

 

  

 

 

 

 

 R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

  GJYKATA ADMINITRATIVE E SHKALLËS SË PARË

 DURRES

                                                                                                                                                 Durres më datë 05 /11/2019

Lënda:  Njoftim për vende të lira pune

 Në mbështetje të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, neni 141, neni 154/1, Ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,   Gjykata Administrative Durres  shpall 1 vend te lire per pozicionin:

-         KRYESEKRETAR

Dokumentat që duhet të paraqiten:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vite;
  3. Raport mjekësor;
  4. Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave
  5. Vërtetim nga gjykata që nuk ka proces penal;
  6. Vërtetim nga prokuroria që nuk ka procedim penal;
  7. Vertetim i Gjendjes Gjyqesore ose formular vetdeklarimi i gjendjes gjyqesore;
  8. Fotokopje te noterizuar te librezes se punes;
  9.  Kopje e kartës së identitetit ose pasaportes.

     Per pozicionin kryesekretar  , kandidatet duhet te permbushin keto kritere te vecanta :

  1. Te jene diplomuar ne drejtesi , ne nivelin “Master profesional” ose te barazvlefshem me te , sipas percaktimeve te legjislacionit te arsimit te larte .
  2. Te kene pervoje profesionale profesionale jo me pak se pese vjet duke perfshire se paku tre vjet pervoje pune si sekretar gjyqesor .

Të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për këtë vend pune, duhet të dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së Kancelares së Gjykates Administrative Durres  ose prane zyres se protokollit te kesaj Gjykate deri më datë20.12.2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                      URDHER

 

Per Miratimin e Pushimeve Vjetore dhe Periudhen e Gadishmerise

Bazuar ne dispozitat e Ligjit Nr.96/2016 "Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise", ne Durres , si dhe ligjin nr. 98/2016 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor" sot ne date 27.08.2020, une gjyqtare Klodiana VE1Z1 ( MEMA) , me detyren e ZV/Kryetares se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres

URDHEROJ

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, te vitit kalendarik 2020 per Gjyqtare
    Klodiana Veizi (Mema) ne periudhen 11.08.2020-31.08.2020.

          Per periudhen 01.08.2020-10.08.2020, caktohet gjyqtare e gatshme me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme. Pjesa e pakryer do te merret ne nje kohe te mevonshme sipas kerkeses.

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, te vitit kalendarik 2020 per Gjyqtar Ergys Gashi ng periudhen 03.08.2020-21.08.2020.

          Per periudhen 22.08.2020-31.08.2020, caktohet gjyqtar i gatshem me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme.Pjesa e pakryer e lejes do te merret ne nje kohe te mevonshme,sipas kerkeses se gjyqtarit.

  1. Miratimin e pushimeve vjetore te pagueshme, tg vitit kalendarik 2020 per Gjyqtare Rezarta Aliu ( Paja) ne periudhen 03.08.2020-10.08.2020 dhe 22.08.2020-31.08.2020. Per periudhen 11.08.2020-21.08.2020, caktohet gjyqtare e gatshme me qellim trajtimin e ceshtjeve me natyre te ngutshme.Pjesa e pakryer do te merret ne nje kohe te mevonshme,sipas kerkeses.
  2. Ky Urdher t'i njoftohet Gjyqtareve te kesaj Gjykate; Kancelarit te Gjykates; Specialistes se IT dhe Kryetarit se Deges se Buxhetit.
  3. Ky urdher hyn ne fuqi menje'here. y

R E P U B L I K A     E    SH Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA ADMINISTRATIVE SHKALLA E PARË  DURRËS

 

 

Nr.77 Prot.                                                                  Durrës, më datë 26.03.2021

 

 

SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST IT

 

Në mbështetje të nenit 54, 55, 56, 57, 58, 60, 62, të Ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020, “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimit nr.85, datë 11.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Vendimit të datës 23.03.2021 të Këshillit të Gjykatës, Gjykata Administrative e Shkallës Pare Durrës shpall procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

1 (një) pozicione – Specialist IT

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë gjyqësor të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Në mbledhjen e datës 23.03.2021 Këshilli i Gjykatës ka konstatuar se ky pozicion është ende vakant pasi në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele nuk pati asnjë kandidat,  pra pozicioni është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL GJYQËSOR:                   16 prill 2021

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin specialist IT është:

 

  1. · Kujdeset nga pikëpamja teknike dhe mirëmban sistemet e integruara të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e administratorit të sistemit, pa u mbivendosur me kryetarin dhe nën autoritetin e tij;
  2. · Nxjerr të dhënat statistikore të ndryshme të gjeneruara nga sistemi, mundëson çdo informacion tjetër që gjenerohet prej sistemit të menaxhimit të çështjeve dhe kujdeset që informacioni kryesor të shfaqet në ambientet e informimit të publikut dhe faqen web;
  3. · Mban lidhje me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit pranë KLGJ-së, si dhe komunikon me shërbimin e kontraktuar nga kjo e fundit, për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit; · Siguron backup-in e të dhënave të sistemit në hard-disk ose DVD dhe Cloud (google drive).; · Menaxhon sistemet operative, ndërton dhe menaxhon Active Directory; Konfiguron dhe menaxhon serverat; planifikon/harton masat për backupin e sistemit, identifikon dhe komunikon për probleme, procese apo zgjidhje teknike; kontrollon procedurat e sistemeve dhe bazës së të dhënave; www.gjykata.gov.al
  4. · Ndjek përdorimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të Regjistrimit Dixhital Audio (RDA), duke kryer dhe kontrolle rutinë, gjithashtu kujdeset dhe nxjerr statistikat për përdorimin e këtij sistemi në mënyre periodike;
  5. · Kujdeset, për përditësimin e faqes së internetit të gjykatës http://www.gjykata.gov.al/gjykataadministrative-durr%C3%ABs/gjykata-administrative-durr%C3%ABs/ në mënyre që të jetë në çdo moment online dhe me informacion të përditësuar;
  6. · Menaxhon, administron dhe mirëmban dhomën e server-it të institucionit si dhe centralin telefonik;
  7. · Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe riparimin, për aq sa është e mundur, të rrjetit LAN, kompjuterëve, printerëve, fotokopjeve, kujdeset dhe mirëmban pajisjen touchscreen (kiosk) dhe monitorin e orarit të gjyqeve në ambientin e informimit të publikut; etj, si dhe vlerëson dhe identifikon nevojat në këtë aspekt;
  8. · Administron email-et zyrtare të Zyrës së Marrëdhënies me Publikun dhe të titullarëve të cilët janë në domain www.gjykata.gov.al;
  9. · Administron adresen zyrtare te e-mailit te gjykates per marredhenien me publikun (ZMP), duke kombinuar me njesite e tjera ne gjykate per percjelljen e informacionit dhe per dhenien e informacionit te kerkuar, konform ligjit per te drejten e informimit dhe te mbrojtjes se te dhenave personale.
  10. · Kujdeset dhe ndjek mirëfunksionimin në aspektin teknik të: sistemit të sigurisë, që përmban sistemin e akses-kontrollit; sistemit elektronik të kamerave të sigurisë; sistemin softëare të menaxhimit të godinëssi dhe sistemin elektronik të mbrojtjes kundër zjarrit të cilat i përkasin gjithë godinës dhe për gjithë institucionet që ndodhen aty dhe administron pajisjen video konferencë dhe kryen lidhje për të bërë të mundur zhvillimin e seancave gjyqësore nëpërmjet kësaj pajisje me shtetet,
  11. · Instrukton administratën për zgjidhjen e problemeve teknike dhe përdorimin e sistemeve elektronike, merr pjesë në trajnimet e organizuara për stafin e gjykatës në lidhje me funksionimin dhe përdorimin e programeve të ndryshme në rast përditësimesh, si dhe siguron trajnimin e vazhdueshëm të stafit lidhur me këto përditësime;

 

 

Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist IT , janë sipas Ligjit nr 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si më poshtë :

 

-të jetë diplomuar minimalisht në nivelin “ Bachelor “. në informatikë, teknologji informacioni, elektronikë, shkenca kompjuterike.

-të kenë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale.

-të njohe dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter - të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

- të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

 

 

  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Durrës dokumentat si  më poshtë:

 

  1. Jetëshkrim (CV).
  2. Deklaratë mbi të dhënat e kontaktit elektronik dhe telefonik.
  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njesimi nga MAS);
  4. Fotokopje të noterizuar librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me e-mail në adresën e vendndodhjes së gjykatës: Pranë Autoritetit Portual, Durrës nëpërmjet shërbimit postar ose në adresën elektronike: Info.Administrativedurres@gmail.com brenda datës 15.04.2021

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Gjykatë, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

III. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 21.04.2021, Kancelari i Gjykatës do të shpallë në faqen zyrtare të KLGJ www.klgj.al  dhe të çdo Gjykate, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet vlerësimi profesional nga Këshilli i Gjykatës.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga Kancelari individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

  1. MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të KLGJ www.klgj.al dhe të Gjykatës.

 

 

  1. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

 

Ligji nr. 98/2016 “ Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë,”; Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

 

  1. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen:

 

  1. 60 (gjashtëdhjetë) pikë për vlerësimin me shkrim.
  2. 40 (dyzet) pikë për vlerësimin nga Këshilli.

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në faqen e Gjykatës. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil gjyqësor për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ dhe të Gjykatës, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil gjyqësor të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al  dhe të Gjykatës duke filluar nga data 21.04.2021.

 

 

  • Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e

llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur” të Këshillit të Lartë Gjyqësor publikuar në faqen zyrtare të tij www.klgj.al

 

KESHILLI  I GJYKATES ADMINISTRATIVE TE SHKALLES SE PARE DURRES

 

 

 

Këshilli i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës

 

ANËTAR                                                                     ANËTAR                                                               KRYETARE

Elona HYSI                                                                Ergys GASHI                                    Klodiana VEIZI (MEMA)