NJOFTIM

Në zbatim të vendimit nr.505 datë 21.11.2022 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, për menaxhimin e cështjeve gjyqësore, nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ju bëhet me dije se:

 

Sot më datë 03.02.2023 , ora 13:00, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fillon procedura e rindarjes me short elektronik të cështjeve gjyqësore.

 

Në kuadër të transparencës, shorti është publik dhe mund të jetë i pranishëm çdo person i interesuar. Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë personave që kanë çështje gjyqësore, do të bëj publike çdo short në faqen zyrtare të webit www.gjykata.gov.al.

 

Ju faleminderit!

 

NJOFTIM

 

Me qëllim lehtësimin e komunikimit për çdo kategori personash që u nevojitet shërbimi apo informacioni nga Gjykata e Apelit Tiranë, ju ftojmë të ndiqni një ose disa nga rrugët e mëposhtme :

 

  1. Formulari elektronik i aplikimit

 

Këtu do të gjeni formularin elektronik të aplikimit, nëpërmjet të cilit ju mund të kërkoni të merrni informacionin e nevojshëm për çështjen tuaj gjyqësore, si edhe informacionin mbi veprimtarinë e gjykatës së apelit

 

Si të plotësoni "Formularin Elektronik të Aplikimit" për marrje dokumentacioni/vërtetimi nga gjykata.

 

  1. Zyra e Informacionit dhe adresat elektronike për çështjen tuaj gjyqësore

 

Çdo person fizik ose juridik, që kanë një proces gjyqësor në gjykatën e apelit, ose përfaqësuesi i tyre me prokurë të posaçme, mund të kërkojë informacion:

 

  1. a) pranë Zyrës së Informacionit, përgjatë gjithë orarit zyrtar, nga ora 08:00 – 16:00.
  2. b) nëpërmjet adresës së postës elektronike sherbime@gjykata.gov.al
  3. c) nëpërmjet numrit të telefonit 0677374414

 

III. Zyra e Informacionit dhe adresat elektronike për informacionin lidhur me veprimtarinë e gjykatës së apelit, bazuar në të drejtën për informim

 

Çdo person fizik ose juridik që kërkon të marrë informacion lidhur me Gjykatën e Apelit, për të dhëna që gëzojnë mbrojtje nga e drejta për informim, mund të paraqesë kërkesën :

 

  1. a) pranë Zyrës së Informacionit, përgjatë gjithë orarit zyrtar, nga ora 08:00 – 16:00.
  2. b) nëpërmjet adresës së postës elektronike info@gjykata.gov.al
  3. c) nëpërmjet numrit të telefonit 0685713708

 

VËMENDJE : Për çdo informacion që kërkohet në një nga rastet dhe mënyrat e mësipërme, ju duhet të paraqisni kartën tuaj të identitetit.

 

 

Video Informuese për Publikun

 

Si të plotësoni "Formularin Elektronik të Aplikimit" për marrje dokumentacioni/vërtetimi nga gjykata.

 

 

________________________________________________________________________________________________________________

 

 

 

NJOFTIM

 

Sot, më datë 17.06.2021 Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, miratojë nismën “Për një gjykatë të hapur për të gjithë”, të propozuar nga Gjyqtarja e Medias znj. Edlira Petri duke bërë të mundur që e premtja e fundit e çdo muaji, të jetë një ditë e hapur për publikun, që dëshiron të vizitojë Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

 

Me konsideratë,

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________