Multimedia

 

NJOFTIM PER MEDIAN DHE PUBLIKUN

 

Në datë 25.06.2021 në Gjykatën e Apelit Tiranë u organizua aktiviteti i parë nën nismën “Për një gjykatë të hapur”, me pjesëmarrjen e disa vizitorëve dhe përfaqësues të medias,që shprehën interesin  për të parë nga afër ambientet e gjykatës.

Organizimi i këtij aktiviteti synon transparencën dhe rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, nëpërmjet prezantimit si të ambienteve të brendshme të gjykatës, ashtu edhe të veprimtarisë së përditshme të stafit dhe trupës gjyqësore.

Gjykata e Apelit u vizitua nga disa të rinj të profesioneve të ndryshme si jurist, ekonomist, psikolog, infermier, mjek., etj., si dhe nga gazetarët e televizionit EURONEWS.

Gjyqtarja e medias Edlira Petri, evidentoi problematikate ndryshme, me të cilat përballet gjyqësori, sikurse janë mungesa e besimit të qytetarëve tek sistemi gjyqësor, figura dhe integriteti i gjyqtarit, reduktimi i numrit të gjyqtarëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, etj.  Gjithashtu u trajtua rëndësia e transparencës së gjyqësorit, akcesit në gjykatë, roli i gjyqtarit “model”, rëndësia e funksionimit të sistemit audio për regjistrimin e seancave gjyqësore, infrastrukturës mbështetëse në gjykatë përfshirë arkivin e dosjeve gjyqësore, etj.

Pjesëmarrësit shfaqën interes për të ditur më shumë për respektimin e rregullave të hyrjes dhe solemnitetit në gjykatë nga qytetarët,  faktin nëse ka rregulla të shkruara për këtëçështje dhe nëse seancat gjyqësore mund të akcesohen nga çdo qytetar. Gjithashtu, përfaqësuesit e medias ngritën shqetësimin e tyre për problematikat që hasin në përditshmërinë e punës së tyre në drejtim të dhënies së akcesit nëçështjet gjyqësore dhe sfidat e gjyqësorit në këtë drejtim, etj.  Të pranishmit u informuan se është në proces, hartimi i projekt udhëzuesit mbi rregullat e komunikimit mes medias dhe gjykatave, që do të disiplinojë dhe do të mundësojë standardizimin e akcesit të medias në veprimtarinë gjyqësore. 

Vizita në gjykatë përfshiu të gjitha ambientet e saj, pa u kufizuar me sallat e gjykimit, duke përfshirë edhe ambientet e sekretarisë, apo edhe zyrat e gjyqtarëve.

Në përfundim, në një prej sallave të gjykimit, me ndihmën edhe të specialistes së medias Jonida Capo, u organizua edhe një gjyq imitues, ku secilit prej vizitorëve i’u caktua një rol në procesin gjyqësor të improvizuar mbi një rast hipotetik. 

Ky aktivitet u përshëndet edhe nga Zëvendëskryetari i gjykatës Z.Ridvan Hado dhe nga Kancelarja Znj. Lertida Balili.

Gjykata e Apelit Tiranë gjen rastin të falenderojë të gjithë vizitorët dhe posaçërisht gazetarët e televizionit EURONEWS, duke u angazhuar që të mirëpresë edhe në të ardhmen publikun që ka interes të dijë dhe të mësojë mbi këtë gjykatë.

 

Njoftimin e plote e gjeni ketu