Historiku i Gjykates se Apelit Shkoder                                                                                            

     

 

 Hyrje

  • Statutet e Shkodres
  • Pushteti Gjyqesor per periudhen 1912-1920
  • Avokatia ne Shkoder
  • Periudha 1920-1039
  • Gjykata e Apelit Shkoder
  • KONKLUZIONE
  • BIBLIOGRAFIA

 

 

  

 

 

  • Statutet e Shkodres

      Po te flasim per lindjen, zhvillimin historik te sistemit te drejtesise ne Shkoder i referohemi se pari ekzistences se nje Statuti Shkodran qe ne vitin 1500, i  cili perbente “Nje momument i vertete i Shqiperise Mesjetare” sipas fomulimit te Oliver Schmitt-it dhe nuk na impresionon fakti qe statutet Shkodrane jane gjetur pikerisht ne Venecia, nese marrim parasysh lidhjet e ngushta qe pati qyteti i Shen Markut me Shkodren dhe me Shqiperine Veriore.[1] Ne nje kohe kur kanuni ishte rregullator i marredhenejeve ne kete kohe, permbatja e te cilit nuk ishte aspak progresiste, ne Shkoder me konkretizimin e  ketij  statuti u be e mundur te vendosen themelet e nje sistemi te ri te legjislacionit shqiptar.

          Ishte fakt ne viti 1500 (Kodi i statuteve) kur bibliografia e statuteve e hartuar nen kujdesin e Leone Fontana, permendte Statuti i Shkodres perbehet ne formen aktuale te redaktimit nga 278 kapituj i cili permbante norma qe rregullonin çdo aspekt te jetes ne ate kohe si vijojne, mbi kushtet e punes dhe pagat, po keshtu flitet per nje kushtetute te parashikua ne statut ne kuptimin e mirefillte me dispozitat perkatese per asamblene popullore, per keshillin, per gjykatesit, per poste te ndryshme, per sherbimin e detyruar ushtarak  dhe pergjgjesi te komunes ne percaktimin e qeradhenies dhe peshave. Statutet origjinale të Shkodrës. "Statutet e Shkodrës", në redaktimin aktual ekzistojnë të ndarë sipas blloqeve tematikë. Schmitt i klasifikon ata duhe nisur me kapitujt e parë nga 1-7, ku jepen marrëdhëniet mes individëve dhe mbretit serb, kapitujt nga 8-50 flasin për marrëdhëniet mes fqinjëve, ndarjen e tokës, etj. Kapitujt vijues flasin për kriteret e vërteta të qytetarisë me dispozita relative të asamblesë popullore, në këshill, në gjykata, në impenjime të ndryshme, shërbimin e detyruar ushtarak, për detyrimet mbi pronën, ndërshkimet pas një fyerjeje, grideje, krimi, etj. Me pas vijojne normat per gjykatesit dhe per veprimet gjyqesore, per deshmitaret dhe per prova te

ndryshme te formes se shkruar  mbi format e denimeve, po keshtu edhe norma proceduriale penale dhe civile qe rregollonin marredheniet ndemjet subjekteve dhe shtetit qe ne ate kohe. Pra statute Shkodran permbante norma ate se drejtes publike, civile dhe penale.

           Zbulimi i perparesise Shkodrane nuk do te thote  ne vetevete se çdo gje eshte nisur nga ai tekst .

          Me gjase te shumta ai nuk ishte nje krijim autonom i komunitetit qytetar Shodran me gjuhe neolatine (romanza) por me se shumti pasqyronte nje pjese te botes se qyteteve dalmate te ndikuar nga Italia     

         Ne ate kohe suprimohej autonomia nga Mbreti, ne admnistrimin e drejtesise, po ashtu autonomi ne kuadrin normativ .

          Rendesia e Gjyqesorit ne Shkoder perveç sa u cituan me lart vehen ne dukje nga detyrat e shumta qe ato kryenin, ku bashke me keshillin ato merrnin pjese ne zgjedhjen e noterit dhe te kancelarit, kontrollonin dhe ne menyre autonome jepnin

gjoba, thirrin ne gjyq te akuzuarin, jepnin denime, nxirrnin shumen e taksave nga shpenzimet gjyqesore etj.

      "Statutet e Shkodrës" kanë mbijetuar deri më 1479, pra, deri në pushtimin otoman. Ato kanë ekzistuar vetëm në formë dorëshkrimi. "Statutet e Shkodrës" u zbatuan nga para 1346 deri më 1479 në një gjuhë latine të zonës; që ishte e zakontë për bregdetin e Adriatikut. Është për t'u çuditur, thotë Schmitt, sepse në tituj është përdorur gjuha veneciane-venete, brenda në tekst dialekti dalmat i atij regjoni që i përket gjuhës dalmate jugore (labeate[3]). Në asnjë tekst tjetër të asaj kohe nuk jepet kaq qartë karakteri roman i botës qytetare (bregdetarja) të Shqipërisë veriore dhe jetës dalmate në gjysmën e parë të shek.XIV. Ndërsa studiuesi Giovan Battista Pellegrini në pjesën e tij të studimit ka marrë përsipër të analizojë dhe të japë të dhëna shkencore mbi gjuhën e përdorur gjatë hartimit të "Statuteve të Shkodrës". Sipas tij gjuha e përdorur është ajo labeate. "Përballë një realiteti të ndërtuar dhe të bazuar mbi një kanun, thotë ajo, bëhet fjalë për Shqipërinë veriore, ishte e vështirë të kërkojë një kuadër tjetër të ndryshëm me të, veçanërisht për të gjetur qytetërim". Informacione fragmentare të qytetarisë në dy principata të asaj kohe, në Durrës dhe Shkodër, rivinin pikërisht nga struktura organizative të qeverisjes që nuk kishin të bënin me "Kanunin" e Lekë Dukagjinit, fakt që është përmendur dhe në komentin e Gjergj Fishtës në kodin e Lekë Dukagjinit

           Statuti i Shkodres rregullonte ne shekullin e XV, jeten e ketij komuniteti shqiptaro verior ne kuadrin e mbreterise Serbe gezonte nje autonomi pak a shume te gjere. Jo vetem gjyqtaret, por edhe avokatia kishte nje rol dhe nje supremaci ne statut ku parashikohej si organ mbrojtje. Ndryshe nga sa parashikon Kanuni, statute kishte vlera te medha mbi te gjitha morale i cili jepte perparesi jo vetem zbatimit te nje legjislacioni konkret edhe modern, por parashikonte norma qe suprimonin edhe poziten e gruas ne shoqeri ne vendimarrjes, per lene testament, per te perfaqesuar ne gjyq etj, pozite e cila me kanun i mohohej. Nuk ekzistonte nje personalitet juridik i gruas ne kanun ndersa ne statutin e Shkodres natyrisht ishte i konsoliduar.

          Serioziteti i këtyre statuteve duket që në fjalitë e para të tij ku thuhet se "Asnjë njeri, qoftë qytetar i Shkodrës, apo i huaj, nuk është i justifikuar nëse injoron "Urdhërat e Statutit". Po ta shohësh me vëmendje Libri i Statuteve duket se është i përbërë nga rregulla praktikë për t'u zbatuar. Ato tregojnë qartë se nga kush dhe për ç'qëllim zbatohet. Kapituj të tërë tregojnë për jetën civile në Shkodër, normat relative të ndarjes dhe ndërtimit të shtëpive, pastrimit të rrugëve, kapituj të tërë flasin qartë për agrikulturën dhe olivikulturë. Shumë interesantë janë kapitujt që tregojnë zyrat e Komunës, strukturën administrative dhe juridike të asaj kohe, duke filluar që nga ambasadorët, noterët, avokatëve etj.

       Pjesa e fundit e statutit i është rezervuar të drejtës penale. Të gjitha këto tregojnë për një funksionim strikt dhe mbi ligje të "shtetit", në mund të quhet kështu, të asaj kohe. Ne perfundim mund te theksojme faktin se ky “statut shkodran” vjen nga nje kod i ruajtur ne Venecie, ku duhet konsideruar me plot goje “monument i Shqiperise Mesjetare” burim me nje rendesi absolute, i cili na ben te reflektoje mbi vlerat e sistemit te drejtesise, qe ne Shkoder keto themele jane te hershme dhe mire konsoliduara.

 

1.2.    Pushteti Gjyqesor per periudhen 1912-1920

 

        Shpallja e pavarësisë, shënoi hapat e para në krijimin e institucioneve të shtetit të ri shqiptar, ku Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, krahas iniciativave të rëndësishme për krijimin e organeve kryesore të pushtetit legjislativ e ekzekutiv, u fokusuan dhe mbi riorganizimin e pushtetit gjyqësor.

    Kështu, në 10 Maj 1913 u miratua “Kanuni i Zhurisë”, akti i parë dhe guri i themelit për organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor shqiptar. Në “Kanunin e Zhurisë” u parashikua krijimi i Gjykatës së Diktimit, Gjykatave të shkallës së parë të nënprefekturave, të cilat ishin kompetente për gjykimin e çështjeve civile dhe kundërvajtjeve e delikteve, si dhe Gjyqi Popullor me zhuri, i cili do të gjykonte çështjet penale me përfaqësues të popullit.[2]

        Ky sistem, për të cilin kemi informacion se u zbatua të paktën në një çështje në Elbasan, nuk dha rezultatet e duhura dhe u shfuqizua me dekretin datë 4 qershor 1914, ku u vu në zbatim ligji për gjykatat e drejtësisë në Shqipëri, sipas të cilit u krijuan Gjyqi Fillor i Apelit dhe Diktimit.

       Kanuni i Zhurisë shënoi fillimet e zbatimit të politikës për krijimin e elementeve të së drejtës penale e të procedurës penale si dhe të organizimit gjyqësor me orientim perëndimor. Njëkohësisht u krijua Komiteti i Ligjeve me juristë të asaj kohe. Mirëpo kjo veprimtari ligjbërëse u ndërpre dhe kanunet nuk u zbatuan për arsye se Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen në janar të 1914-s. Gjate kesaj periudhe lindi si nevoje reformimi i legjislacionit dhe demokratizimi i veprimtarise se gjykatave ku legjislacioni turk dhe sheriati  qe vazhduan te mbeteshin ne fuqi ne vendin tone me gjithe disa ndryshime fragmentare qe ju bene pas shpalljes se pavaresise.

      Me 10 prill 1914 u miratua statuti organik i Shiqperise ku parashikonte dhe rregullimin e sistemit te drejtesise.

Me date 21 shkurt 1914 organizimi gjyqesor pershinte keto hallka: 1) keshillin e pleqve; 2) gjykates paqtues ; 3) gjykatat  e shkalles se pare; 4) Gjykatat e apelit.

 

 

1.2.1 Avokatia ne Shkoder

 

      Historia e avokatise Shqiptare, me teper se si nje profesion, ka lindur si nevoje e reformes per organizimin e drejtesise nga ana e perandorise Otomane, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Mungesa e te dhenave dokumentare te kesaj periudhe, kushtezon qe ne funkson te qellimit tone, ti referohemi deshmive te ndryshme te transmetuara nga brezat. Ne kete periudhe, ne Shkoder qe mbahet si djepi i lindjes se avokatise Shqiptare, permenden avokate si Temo Rroi, Molla Ahmet Pipa, Hafiz Bajrami, Hysen Drishti, Hafiz Saraci, Ali Efendi Derhemi, Asim Efendija e Riza Kopliku. Niveli arsimor i ketyre te ashtuquajtur avokate ishte teper i ulet, dhe mbrojtja me teper si e tille, behej me goje, duke perdorur më shume sofizma se fakte. Ne ato pak raste ku shkruhej, avokatet perdornin sekretare, redaktimi i kerkesave ishte shume i dobet dhe i pakuptueshem jo vetem nga ana gjuhesore por edhe pa asnje mbeshtetje juridike.

Historia e avokatise Shqiptare, e bazuar mbi dokumenta shkresore, daton qysh me krijimin e Ministrise Drejtesise ne Dhjetor 1912, ku ministri i pare i drejtesise se Shqiperise, Petro Poga dhe me pas Hoxha Kadriu, kane hartuar shkresa te ndryshme, ku vertetohet edhe kujdesi per organizimin e avokatise. Ne keto shkresa vleresohet fakti i tentatives se shkeputjes se avokatise nga praktikat e vjetra obskurantiste otomane. Perfaqesuesit e avokatise Shqiptare, te cilet ishin diplomuar per drejtesi ne Stamboll, Athine e Selanik, e me pas edhe ne vendet e zhvilluara te kohes, kane bere perpjekje te vazhdueshme per te ndertuar nje Shqiperi Europiane, mbi bazen e konceptit se zhvillimi i vendit duhej te kishte pikenisje modelin e vendeve me te zhvilluara.

Ne periudhen kohore 1913 – 1920 sistemi gjyqesor ne Shqiperi nuk ishte i unifikuar. Qeveria e Vlores dhe vendimet e saj ne kete fushe u injoruan nga Esat Pashe Toptani, i cili ne territorin qe sundonte (Durres, Shijak, Peqin, Kavaje, Tirane), vendosi nje organizim tjeter gjyqesor, qe perbehej prej Gjykatave te Shkalles se Pare dhe atyre te Përtërimit.

Komisioni Nderkombetar i Fuqive te Medha, qe kishte ne administrim Shkodren, kryente vet funksionet e gjyqesorit. Ndersa ne qarkun e Korçës qe ishte pushtuar nga ushtrite Franceze, u formua nje Gjykate e shkalles se pare e cila realizonte gjyqet penale dhe civile. Ne Vlore, Gjirokaster, etj qe ishin nen pushtimin Italian, kishte Gjykata Paqtuese, te Shkalles Pare dhe te Perterimit, me qender ne Tirane.

Ne keto kushte historike, dy juristet me ne ze te asaj kohe, Kristo Floqi dhe Terenc Koçi, hapen ne vitin 1914 ne Shkoder nje zyre avokatie dhe ne njoftimin e bere ne shtypin e kohes me kete rast shkruanin: “Zyre avokatore e drejtueme prej Z. avokat Kristo Floqi dhe Z. Avokat Terenc Toçi. Shikojme çfardo pune drejtesie dhe japim çdo keshille. Avokat Kristo Floqi, sih prokuror i Gjykates se Përtërimit Korçe, e qe per atdhe ka luftuar gjithkund”. Bashke me avokatet e cituar me siper, avokate te tjere si Hoxha Kadri, Nuri Borshi,Qerim Çelo e te tjere ishin jo vetem berthama e avokatise Shqiptare por edhe perfaqesuesit tipike te intelektualeve te kohes.Shume shpejt zeri i avokateve te sipercituar, por edhe te tjere, dominuan skenen politike dhe shoqerore te kohes. Ne nje shkrim te kohes titulluar “losim me zierm”, avokati Terenc Toçi shkruante “Une nuk jam I krishtere, s’jam as mysliman. Nuk lejoj asnje njeri te me pyese se ç’fare feje je, se feja më përket vetem mua, te pareve te mi e robeve te mi”. Filozofia e ketij avokati, eshte aktuale edhe sot.

Gjate luftes se Pare Boterore, Shqiperia ende e pakonsoliduar, u be pre e fuqive te medha, atyre qe deri dje ishin aleatet e saj. Profesioni i avokatit mori nje zhvillim te madh ne qytetin e Shkodres, dhe kjo per faktin se ky ishte i vetmi qytet relativisht i lire, dhe ishte caktuar si qendra administrative Shqiptare.Me rastin e hapjes se zyres avokatise avokatet Riza Beg Kopliku dhe Hil Mosi shpallnin se “Po i bajme me ditë miqve, dashamiresve,atdhetareve e te gjithe popullit te Shkodres e te rretheve se, na në keto dite kemi çil nje zyre avokaturet edhe shkresash dhe jemi gati me marrë perfaqesime padinash, tuj i mprue te drejtat e gjithsekujt, sipermbas ligjit e kanunit.Gjithashtu marim persiper edhe te shkruemit e lutjevet ne ne gjuhen Shqipe e Gjermanisht, me çmime te arsyeshme”.Te tilla lajmerime gjenden ne shtypin e kohes edhe nga ana e avokateve Mustafa Nuri Pipa, ish kryetari i Gjykates Civile, Joan Mihail Lehova, diplomuar ne Bukuresht, Risto Siliqi, etj. Ne tentativat qe Drejtoria e Pergjithshme e Drejtesise ne qytetin e Shkodres e drejtuar nga Avni Dabulla, behej per organizimin e organeve te drejtesise mbi baza ligjore, avokatia perfaqesohej ne komisionet e ngritura per kete qellim me avokatet Hoxha Kadri e Nuri Borshi. Krahas detyrave te tjera, kjo drejtori nuk la jashte vemendjes dhe organizimin e profesionit te avokatit.Nepermjet nje dokumenti te quajtur ZAADHANJE, te dates 28.01.1917, njoftohej populli dhe te gjithe avokatet, te cilet perfaqesonin ose donin te perfaqesonin çështje ne Gjykaten Fillore e Paqtuese, se per te ushtruar kete detyre nevojitej qe ata te kishin diplomen e shkolles se larte te drejteise, ose te ishin paisur me license nga Ministria e Drejtesise, dhe te paraqiteshin ne sekretarine e Gjykates, per tu regjistruar ne regjistrin e avokateve.Ne te njejten kohe, Drejtoria e Drejtesise hartoi edhe nje projektregullore per avokatet, qe ndoshta eshte e para qe prej shpalljes se pavaresise, dhe ia dergoi Komandes se Fuqive Te Medha per miratim. Komanda e fuqive te medha, pasi degjoi mbrojtjen nen per nen te kesaj projektregullore, nga Komisioni ne perberje te te cilit ishin edhe avokatet, e miratoi ate ne Mars 1918. Regullorja permbante gjithsej 31 nene, e shkrojtur ne gjuhe jo shume te paster, gjithsesi sherbeu si baza legjislative e organizimit te profesionit te avokatit ne Shqiperi, megjithse kjo regullore pati juridiksion vetem ne qytetin e Shkodres.

Por avokatet e Shkodres, edhe pse regullorja ishte miratuar, nuk ishin te kenaqur nga zbatimi ne praktike i saj, gje qe i detyroi avokatet me arsim te larte juridik dhe qe perfaqesonin avokatine e vertete si Hoxha Kadri, Kristo Floqi, Qerim Çelo, Joan Mihail Jehova, etj, ne Janar te vitit 1919, nepermjet nje shkrese i kerkonin Keshillit te Drejtesise Shkoder respektimin e regullores. Ne kete shkrese ata kerkonin qe organizimi ligjor i institucionit te avokatise te bazohej ne krijimin e nje Barro-je, ku do te benin pjese shtate avokate te Shkodres, qe kishin mbaruar fakultetin juridik, te cilet te kishin te drejten te parqiteshin dhe te perfaqesonin prane gjykatave, duke mos lejuar asnje person tjeter pa arsim te larte juridik dhe te papaisur me liçense, ne funksionin e mbrojtjes. Kjo eshte tentativa e pare e shkeputjes se prirjes legjislative nga perandoria otomane, dhe pershtatja e tyre me vendet e zhvilluara Europiane, ku te drejten e ushtrimit te profesionit ta kishin vetem profesionistet, pra ata qe zoteronin diplome te arsimit te larte juridik dhe qe ishin te paisur me license. Kjo- theksonin ata-do te riste cilesine e mbrojtjes dhe populli nuk do te genjehej nga njerez jo profesioniste, domethene, i pritet rruga abuzimit.

Pas perfundimit te luftes se Pare Boterore, ne nje dokument te firmosur nga Komandanti i Trupave ne Shqiperi, gjeneral Piacentini, ku behej fjale per organizimin e drejtesise, per avokatine thuhej se per te ushtruar kete profesionduhej te paiseshe me nje leje nga Kryetari i Gjyqit te Apelit,pasi me pare te ishte mare per kete mendimi nga ana e Prokurorit.Ne ushtrimin e profesionit te avokatit do te pranoheshin vetem ata qe ishin te diplomuar per drejtesi ne nje universitet te perjashtem si dhe te kishin veti te mira. Po keshtu mund te pranoheshin edhe ata qe ishin paisur me license avokati nga ndonje Ministri e nje shteti ku kishin sherbyer, ose qe ishin paisur me certifikate nga gjykatat e posacme te drejtesise te ketyre shteteve, ku te kishin punuar te pakten 10 vjet si avokatë. Eshte interesant te citohet dokumenti historik i periudhes se “As me ndonje menyre nuk mund te pranohen si avokate ata qe jane te denuar”. Keto kritere te sanksionuara ne forme shkresore dhe te firmosura edhe nga Ministri i Drejtesise i asaj kohe Petro Poga, i janë derguar te gjithe prefekturave te vendit per zbatim. Keto qe u cituam me siper kane qene ne themel te organizimit te avokatise Shqiptare edhe pas Kongresit te Lushnjes te viti 1920. Ligji i pare per avokatise ne shqiperi perkon me Dhjetor te viti 1922 dhe paraprihej nga regullore e posacme e ushtrimit te profesionit te avokatise. Eshte interesant fakti se pothuajse te njejtat kritere qe sot jane vendosur per ushtrimin e ketij profesioni, kane qene percaktuar që prej asaj kohe. Te tilla jane detyrimi per tu paisur me license, detyrimi per te qene i paisur me diplome te fakultetit drejtesise (ne raste te vecanta edhe jo me diplome te larte), nenshtrimi i provimit, perjashtimi nga detyrimi i dhenies se provimit per kategori te percaktuara, vendosja e tarifave te ushtrimit te profesionit te avokatit, procedimi disiplinor, i cili ne kete periudhe parashikonte masen e pezullimit te licenses per 6 muaj, e ne rast perseritje pergjithmone, klasifikimi ne dy rende nivelesh i avokateve,etj.Ne periudhen e monarkise, profesioni i avokatit regullohej me dekret ligj te vitit 1931, “Mbi Avokatet”,ku detyrime te tilla si diplomimi, mosha, zoterimi i gjuhes, pastertia e figures,papajtueshmeria e ketij profesioni me profesione te tilla publike si noter, gjyqtar, etj, kane patur mbeshtetje ligjore. Gjate kesaj periudhe organizimi i avokatise njeh faza te tilla zhvillimi ne mardheniet kombetare dhe nderkombetare. Ne top listen e avokateve te kohes qe mbanin edhe lidhje me homologet e tyre pertej kufijve, mund te permenden Thoma Orollogaj, Suad Asllani, Agjah Libohova,Terenc Toçi e Kristo Floqi, Mexhid e Fuad Asllani, Vasil Dilo e Hamdi Bimbashi, Baltazar Benusi, Kol Dhimitri, Vasil Bidoshi, etj. Karakteristike e kesaj periudhe ishte fakti qe organizimi i avokatise bazohej ne zhvillimet e shpejta te shoqerise dhe bashke me kete te fundit kerkohej azhornimi evolutiv i legjislacionit ne vetë fushen e avokatise. Keshtu avokatet e Korces propozojne ndryshime te tilla ne ligj si kufizimi i ushtrimit te avokatise nga persona me diploma jo te shkollave te larta; krijimi i barrove te avokateve sipas modeleve perendimore; redaktimi i akteve noteriale ne prezence te avokateve; percaktimi i nje numri te caktuar avokatesh qe duhet te ushtrojne profesionin ne cdo ndarje teritoriale te vendit, etj.Ne kujtesen e popullit ne keto vite, figura e avokatit simbolizonte njeriun e ndershem, te ditur dhe te drejte. Gjithashtu kjo periudhe karakterizohet nga rikthimi i bijve te popullit nga vendet ku kishin studiuar, per te rimekembur zhvillimin ekonomik e shoqeror, nepermjet instalimit te nje sistemi bashkekohor te drejtesise e bashke me te edhe te avokatise.Periudha e pushtimit nazifashist karakterizohet si nje periudhe ku qeverite e kohes lidhur me profesionin e avokatit, kryesisht mereshin me shqyrtimin e kerkesave per ushtrimin e ketij profesioni, ne kufizimin e abuzimeve te personave te ndryshem gjate ushtrimit, si dhe ne vleresimin e figures se avokatit. Ne kete kohe sipas ndarjeve teritoriale te vendit,sipas nje informacioni te kerkuar nga prokuroria e pergjithshme per rrethet e meposhtme, rezulton se në Tirane operonin 30 avokate, ne Berat 8 avokate, në Fier 5 avokate, ne Lushnje 2, ne Mallakaster 2, ne Korce 7,dhe ne Durres 2 avokate. Ne fondin arkivor te Ministrise Drejtesise per kete periudhe, dokumentacioni ne pergjithesi eshte i pakët, e ne menyre te vecante per periudhen e pushtimit Gjerman.Ato pak dokumente me teper bejne fjale per dhenie leje ushtrimi avoaktise, duke theksuar se styre qe u jepej nje leje e tille, duhet te heqin dore nga çdo lloj tjeter nepunesie.Avokatia Shqiptare ne sistemin totalitar, ashtu si gjithe shoqeria e re qe po lindte, ju nenshtrua botkuptimit materialist i bazuar teresisht ne teorine dhe praktiken sovjetike. Baza ideologjike e konceptit te organizimit dhe funksionimit te institucionit te avokatise, ishte diktatura e proletariatit. Si cdo hallke tjeter e institucioneve te shtetit, edhe avokatia u vendos nen kontrollin e plote te Ministrise se Drejtesise. Ne ligjin e ri te hartuar ne vitin 1946, ju la hapesira perfshirjes ne profesionin e avokatit personave qe nuk kishin perfunduar srudimet e larta, duke qene se ata qe i kishin perfunduar keto studime u klasifikuan si te brumosur me ideologji borgjeze. Detyra paresore e shtetit te ri socialist, ishte ta shkepuste profesionin e avokatit nga praktikat e vjetra feudo-borgjeze sipas tyre, si ne forme edhe ne permbajtje. Ministria e Drejtesise u drejtohej prokurorive neper rrethe ku i bente me dije se avokatet ne dhenien e ndihmes juridike, perfitonin te ardhura te ekzagjeruara si dhe kishin tendenca te mbronin te pandehurit, duke perdorur argumenta dhe prova qe nuk perputheshin me moralin komunist. Me kalimin e viteve roli i avokatit sa vinte dhe po degjeneronte. Atyre nuk u vihej ne dispozicion dosja e ceshtjes, nderkohe qe prokurori mund te fliste duke akuzuar pa fund avokatit i pritej fjala, nga ana e trupit gjykues shfaqej nje indiferentizem gjate mbrojtjes dhe ne pergjithesi morali i dyshimit mbi papjekurine politike te avokateve, dalngadale po behej morali mbizoterues ne vleresimin e profesionit. Madje ne informacionet e kohes ishte interesant fakti se institucionet ankoheshin se avokatet nuk ndihmonin gjykatat ne dhenien e denimeve, por u veshtiresonin punen atyre.Ne Shtator 1966 Ministria e Drejtesise pushoi se vepruari duke u suprimuar dhe unifikuar drejtimin gjyqesor ne Gjykaten e Larte, dhe ne kuader te te ashtuquajturit revolucionarizim te aparatit shteteror, institucioni i avokatise u konsiderua i ezauruar, dhe me dekret nr 4277 date 20.06.1967 institucioni i avokatise u shkri me ligj duke u zevendesuar nga zyrat e ndihmes juridike qe vareshin nga Gjykata e Larte dhe operonin prane cdo gjykate rrethi.Pas nje nderprerje 23 vjecare ne daten 08.05.1990 parlamenti i ri postkomunist miratoi ligjin me numur 7382 “Per avokatine ne RPSSH”z i cili u pasua me pas me ligjin 7541 dt.18.12.1991, nr 7827 dt 31.05.1994 si dhe ligji nr 9109 date 17.07.2003, te cilet kane sanksionuar avokatine si profesion i lire, i pavarur dhe i regulluar.

 

  • Periudha 1920-1939

Në vitet 1920-1939 problemet kryesore në fushën e së drejtës, që paraqisnin rëndësi të madhe për shtetin tonë, ishin reforma ligjore, riorganizimi i organeve gjyqësore dhe aftësimi i kuadrove të tyre. Gjatë kësaj periudhe filloi të kristalizohej më mirë organizimi dhe funksionimi i sistemti gjyqësor.

Miratimi i Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë, i vitit 1925, parashkoi në nenin 102 të tij se çdo gjyqtar e prokurorë do të emërohej në detyrë nga kryetari i Republikës, mbi propozim të Ministrit të Drejtësisë.

 Gjatë kësaj periudhe sistemi gjyqësor ishte i organizuar në:

 -Gjykata Fetare, të secilit prej tre besimeve. Vendimet e këtyre gjykatave ekzekutoheshin nga zyrat e përmbarimit pranë gjykatave të nënprefekturave

 -Gjykata Ushtarake e Posaçme, e krijuar për herë të parë në Shkodër, përbëhej nga tre oficerë, dy anëtarë civilë dhe një prokuror civil. Kjo gjykatë hetonte e gjykonte të gjitha çështjet për krime të cilët kishin “shaktue prishjen e qetësisë së brendshme”, dënonte të pandehurit pavarësisht nga grada ose cilësia e tyre, dënonte jo vetëm oficerët që kishin luftuar kundër forcave zogiste, por edhe të gjithë shtetasit që i ishin kundërvën nëpunësve të qeverisë.

 -Gjykata e Posaçme Politike, kryesohej nga një oficer dhe përbëhej nga dy gjyqtarë dhe dy oficerë të zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Vendimet e kësaj gjykate ishin të formës së prerë dhe miratoheshin nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa në rastin e dënimit me vdekje kërkohej miratimi i Kryetarit të Parlamentit.[3]

Gjykata e Lartë e Shtetit , përbëhej nga pesë senatorë dhe nga kryetarët e degëve të Gjykatës së Diktimit. Krijohej si gjykatë “ad hoc” për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet që kishin të bënin me krime të tradhëtisë së lartë, krime të tjera politike ose krime në ushtrimin e detyrës të kryera nga ministrat ose funksionarë më të lartë të shtetit.

Ndryshimet e rëndësishme që ndodhën në vitin 1928, ku Shqipëria kaloi nga sistemi parlamentar i qeverisjes, në sistemin monarkikë të qeverisjes, u pasqyruan edhe në mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor, veçanërisht miratimi më 1 Prill 1929 i ligjit “Mbi organizimin e drejtësisë”, sanksionoi ndarjen e gjykatave në:

-Gjykatat e Paqit, vepronin në qëndrat e çdo prefekture dhe nënprefekture, dhe sipas rëndësisë ndaheshin në tre klasa.

-Gjykatat e Shkallës së Parë, vepronin në çdo qendër prefekture, dhe si gjykatë kolegjiale e shtrinin veprimtarinë në të gjithë juridiksionin administrativ të prefekturës. Këto gjykata ndaheshin në Gjykatat Fillore dhe Gjykatat Kolegjiale:

-Gjykata Fillore, gjykonin në shkallë të parë të gjitha çështjet penale të kompetencës së Gjykatës së Paqit, por me kusht që ato vepra të kishin ndodhur brenda kufijve të prefekturës.

-Gjykata Kolegjiale, përbëhej nga një kryetar dhe dy anëtarë dhe kishte në kompetencë gjykimin e të gjitha çështjeve penale për krime (delikte), të cilat dënoheshin me burg mbi tre vjet.

  • Gjykata e Diktimit e krijuar qe ne 1921 per here te pare ne Shkoder (sot Gjykata e Lartë), ndahej në dy degë: Dega e çështjeve Civile, Dega e çështjeve Penale. Çdo degë e saj përbëhej prej një Kryetar, katër Anëtarë, një Ndihmës-Anëtar, një Kryesekretar dhe numri i nevojshëm i sekretarëve, ftuesve dhe shërbëtoreve. Pranë Gjykatës së Diktimit ndodhej një Kryeprokuror[4]
  • Nënkryeprokuror, një sekretar, një protokollist-arshivist dhe një shërbëtor.

    Gjykata e Diktimit mund të mblidhej dhe në Mbledhjen e Përgjithshme, ku detyra e Kryetarit ushtrohej prej Kryetarit të Degës Civile Karakteristikë e vendimeve të Gjykatës së Diktimit ishte garantimi i proçesit të rregullt ligjor, paanshmëria dhe pavarësisa e gjyqtarëve.

  Gjatë përiudhës së monarkisë funksioni i gjykatës së lartë administrative ushtrohej nga Këshilli i Shtetit, që ndahej në Seksionin e drejtësisë, të administratës dhe financës, ekonimisë e komunikacioneve.

 

 

1.4.  Gjykata e Apelit Shkoder

 

     Krijimi i Gjykatese se Zones daton ne vitin 1988.

     Konkretisht ne kete periudhe u krijuan 3 gjykata zone ne Shkoder, Durres, Vlore.

    Prane Gjykatave te Rretheve kane vepruar keshilla gjyqesore , anetare te zgjedhur nga gjyqtare te gjykates se Larte, te cilet kane gjykuar çeshtjet e njeri tjetrit por dhe gjithe veriut nga ku mbulonin edhe Puken.

     Formimi i gjykates se zones perkon ne vitin 1988, ku kane gjykuar ne trupe gjyqesore te perbere nga tre gjyqtare. Ne ate kohe ne strukturen organike kane qene 5 gjyqtare, 1 kryetar, 1 zv.kryetar qe kane qene Naum Peja Kryetar dhe Luan Muha zv.kryetar, gjyqtare kane qene M.Halili, Kujtim Capo, Haki Kraja.

      Ne vitin 1991 u emerua Haki Kraja si Kryetar Gjykate i dekretuar me vendimin nr. 7, date 17.07.1991, te Presidentit te Republikes.

 Ne strukturen organike kane qene gjyqtaret si Gjystina Dardeli, Maliq Memçaj, Zhaneta Reka,

       Ne qershor te vitit 1992 Zhaneta Reka u emerua si Kryetare Gjykates deri me 25 janar 1993.

       Me date 01.02.1993 rreth nje harku kohor nje viti u emeruar si Kryetar Gjykate z. Maliq Memçaj.

        Gjate kesaj periudhe u bene disa ndryshime qe lidhen me riorganizimin e Gjykatave te Zones dhe konkretisht, me ligjin 7806 date 17.03.1994 te Kuvendit te Shqiperise, ish Gjykatat e Zonave qe kane funksionuar perpara viteve 1990 u riorganizuan duke u vendosur ne nje Gjykate te vetme, me qender Gjykaten e Apelit Tirane.
         Me pas dhe pikerisht me Ligjin 8245 date 24.09.1997, ndryshoi neni 4 i ligjit 7806 date 17.03.1994 dhe ish Gjykata e Apelit Tirane u shperbe duke u riorganizuar  nga nje gjykate ne gjashte te tilla, dhe pikerisht: Tirane, Shkoder, Durres, Korce, Gjirokaster dhe Gjykata e Apelit Vlore.   Me  date 13.03.1998 deri me 01.07.2001, Musa Halili emerohet Kryetar i Gjykates se Apelit Shkoder

      Ne vitin 2001 me dekretin Nr. 112 date 14.06.2001 te Presidentit te Republikes e emerohet perkohesisht per tre muaj Valdet Hoxha Kryetare e Gjykates se Apelit Shkoder

      Me dekretin Nr.3221, date 16.01.2002 te Presidentit te Republikes emerohet Gjovalin Perndoca si Kryetar Gjykate

     Me vendim 150/6 date 29.12.2003 Fatmir Hoxha kryetar gjykate perkohesisht

     Me dekretin Nr.155/4/d te dates 20.05.2004 emerohet Kryetar Gjykate Besim Trezhnjeva.

    Me vendimin Nr.187/3, date 03.02.2006, te Keshillit te Larte te Drejtesise Fatmir Hoxha Kryetar i kesaj gjykate perkohesisht.

 

    Me vendim te KLD-se, Nr.229/A/1, date 21.04.2008, emerohet ne detyren e Kryetarit te Gjykates se Apelit Shkoder z.Fatmir Hoxha

Me dekretin Nr. 278/4/c date 19.07.2011 te presidentit te Republikes u emerua z Fuat Vjerdha Kryetar i kesaj gjykate nga ku vazhdon edhe sot.

 

     Gjate kesaj kohe mund te permendim gjyqtaret si Deshira Subashi, Tatjana Lacej, Valdet Hoxha, Mimoza Kajo, Mergim Dragusha, Dhurata Ceka (Haveri) , Nure Dreni, Besim Trezhnjeva Kujtim Dushaj, Edlira Petri Fatmir Hoxha Genti Shala,  Lindita Hoxha, Astrit Kalaja, Fuat Vjerdha, Luan Dervishi si dhe ne vitin 2013 u dekretuan edhe gjyqtaret Marina Rraboshta, Valbona Vata, Selim Kryeziu e Fjoralba Prifti, gjyqtare te cilet ushtrojne detyren e gjyqtarit , aktualisht ne kete gjykate.

 

 

Konkluzione                                                                                          

    Riorganizimi i Gjykatave te Apeleve pati ne vetvete  keto perparesi;

  • rritja me tej e autoritetit dhe pavaresia e Pushtetit Gjyqesor.
    •    Cilesia ne gjykim si nje nga komponentet kryesor ne dhenien e drejtesise me riorganizimin e Gjykatave, pesoi rritje te ndjeshme. 
    •    Shmangen zvarritjet e panevojshme burokratike ne gjykimin e çeshtjeve penale dhe civile. 
    •    U kufizuan se tepermi levizjet e njerezve nga rrethet ne qender si dhe respektohen afatet ligjore per gjykimin e ceshtjeve ne Gjykaten e Shkalles se Dyte. 
          •    Me riorganizimin e Gjykatave te Apeleve, u jepet me teper ndihme Gjykatave te Shkallave te Para si dhe ngritja e cilesise dhe rritja e shpejtesise ne gjykim rrisin, ndikimet e veta, si ndaj pjesmarresve ne proces ashtu edhe ne parandalimin e veprave penale dhe konflikteve te tjera civile. 
  • Konkretisht per gjykaten e Apelit (1998) e cila kishte per here te pare pavaresine ne perdorimin apo menaxhimin e buxhetit gjyqesor qe me perpara buxheti i gjykates se zones ishte i varur nga buxheti i gjykatave te rretheve
  • Se fundmi edhe pervoja e vendeve europiane perendimore me popullsi e territore te peraferta, ose me te medha se vendi yne, perafersisht kane ndertuar ne kete menyre, kete hallke te pushtetit gjyqesor.

 

    BIBLIOGRAFIA:

  • Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shek XIV me shtesat  

     deri me 1469 universiteti “Winsdom” Shtepia botuese ‘Onufri”.

  • “Avokatia”Botim i Dhomes Kombetare te Avokatise.
  • Historia e Shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi, Dr.Luarasi, Prof L.Omari.
  • Shteti dhe e Drejta gjate regjimit te Zogut. Dr. F.Gjilani