PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
GJYKATËN E APELIT TIRANE


PROGRAM TRANSPARENCE

I PËRDITËSUAR



( I) Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit"dhe urdhërit nr.187 datë 18.12.2020 “Për miratimin e programit të transparencës të rishikuar dhe urdhërin nr.188 datë 18.12.2020 “Mbi miratimin e rregjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar është përgatitur programi i transparencës i Gjykates se Apelit Tirane. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Gjykata e Apelit Tirane ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, ne interest e publikut. Autoriteti Publik do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së se Gjykates nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e e Gjykatës se Apelit Tirane është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.


1. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës nga Gjykata është-së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: DPD-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e DPD-së dhe përkatësisht: Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.


III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
• Strukturën organizative të autoritetit publik;
• Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
• Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
• Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
• Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
• Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
• Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik
• Vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
• Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
• Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
• Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të DPD-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
• DPD-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
• Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga DPD-ja.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

  1. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË APELIT TIRANE

 

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

 

 

 

Dokumenti/ përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi i strukturës organizative dhe i pagave të Gjykatës. Procedura e zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë të Gjykatës.

Procedura për të marrë vendime e funksionarëve të lartë të Gjykatës.

Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarim.

Neni 7/1/a/d

Skema e strukturës organizative.

Struktura e pagave.

Tabelë e funksioneve dhe e detyrave.

CV-të e funksionarëve të lartë.

Rregullore e brendshme

Kodi i etikës

Ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

Ligji Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Vendime të KLGJ-së

Vendime të Gjykatës Kushtetuese

Akte ligjore/nënligjore

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi.

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Programi i transparences” - njoftime te tjera.

Koordinatori, Kryetari i Gjykatës ose nëpunësi i deleguar prej tij dhe Këshilli i Gjykatës.

Konventa të ratifikuara, ligje, akte nënligjore, kodetë sjelljes, strategji, raporte vjetore dhe dokumente politikash, manuale dhe çdo dokument tjetër.

 

Neni 7/1/b

Konventa

Ligje

Akte nën ligjore

Rregullore

Pas hyrjes në fuqi

Pas miratimit

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Rregullore te gjykates”

Administrata e Gjykatës

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Kthim përgjigje

Refuzim i kërkesës

Zgjatje e afatit të përgjigjes

Adresa postare: Gjykata e ApelitTirane,Nr cell : 0685713708

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë, në rast ndryshimesh

 

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Programi i transparences” - njoftime te tjera si dhe Koordinatori per te drejten e informimit.

Administrata e Gjykatës

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Gjykatës, orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni 7/1/ç

Adresa postare:Gjykata e Apelit Tirane   Nr cell : 0685713708

Email: jonida.capo@gjykata.gov.al

Orari: nga dita e Hënë - e  Premte, në orarin 08:00 -16:00

 

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Gjykata”-“Apelit Tirane”

Kyetari i Gjykatës, Këshilli i Gjykatës

Mekanizmat monitorues,  plane strategjike,  raporte auditi, dokumenta tregues të performacës

Neni7/1/dh

Analiza vjetore e punës

Raporte monitorimi dhe auditimi nga KLSH dhe KLGJ

Përditësim periodik

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Programi i transparences” - njoftime te tjera.

Zyra e Degës së Buxhetit

Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.

Neni 7/1/e

Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar

Udhëzimi  Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit publik"

 Ligji Nr.  25/2018  “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

 Udhëzimi i Ministrisë së Financave Nr. 8 datë 09.03.2018 “Për Procedurat  e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit  të Pasqyrave Financiare vjetore në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme”

 Udhëzimi Nr. 39 datë 24.12.2018 “Për procedurat e mbylljes së llogarive vjetore të buxhetit për vitin 2018”.

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Programi i transparences” - njoftime te tjera.

Zyra e Degës së Buxhetit

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit Nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik

Neni 7/1/ë

Regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike

 

Regjistri i realizimeve të prokurimeve publike

 

 

Menjëherë pas dërgimit në  Agjencinë së Prokurimit Publik

Në faqen e zyrtare në menu-në:Programi i Transparencës – Njoftime të tjera.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al

Stafi Drejtues i Gjykatës

Zyra e Degës së Buxhetit

Nëpunësi përgjegjës

Shërbimet e për publikun.

Neni 7/1/f

Vërtetime,Ankime, Rekurse,Kopje aktesh/dokumentesh

Kërkesë padi, Vendime etj.

Përditësohen sipas ndryshimeve ligjore

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Ne rubriken:

-Publikime

-Pasqyra e shtypit

-Shpallje publike

-Mbledhje te keshillit te Gjykates

 

Kancelarja e Gjykatës,

Punonjësi i IT

Çdo mekanizëm apo procedurë, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës.

Neni 7/1/gj

Projekt akte

Dhënie mendimi

Përditësohet

Në faqen e zyrtare:Njoftime

Kryetari i Gjykatës

Këshilli i Gjykatës

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Apelit Shkodër

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te institucionit bëhet në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat në Republikën e Shqipërisë.

Përditësohet

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Pasqyra e shtypit”.

Arkivi

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 119/2014

Neni 7/1/i

Tabela

Pas miratimit të programit të trasparencës

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Programi i transparences” – “Regjistri i kerkesave dhe i pergjigjeve”.

Koordinatori për të drejtën e informimit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Datat e gjykimeve, Vendime gjyqësore, Vërtetime civile dhe penale, Statistika etj.

Përditësohen

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Kalendari i seancave”

“Informacion mbi shortin”

Administrata e Gjykatës

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Njoftime me afishim publik

Njoftime

Përditësohen periodikisht

Në faqen zyrtare të www.gjykata.gov.al

Rubrika “Publikime”

“Pasqyra e shtypit”

“Shpallje publike”

Administrata e Gjykatës

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

 

 

  1. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme në një menu të veçantë të titulluar “Programi i transparencës”.

 

 

VI MONITORIMI

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.