AKTIVITET

Në vijim të nismës “Për një gjykatë të hapur për të gjithë”, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mirëpriti në ambientet e saj maturantët e klasës XII “c” të shkollës jopublike “Medreseja e Tiranës”, të shoqëruar nga mësuesja znj. Xhevrie Xhani.

 

Në një bashkëbisedim të hapur me maturantët e kësaj shkolle,  Gjyqtari z. Fatri Islamaj, në përpjekje për t’i inkurajuar ata lidhur ushtrimin me integritet të profesionit të ardhshëm, ndau eksperiencën e tij, duke informuar në dhënien e një përshkrimi të përgjithshëm rreth funksionimit të sistemit gjyqësor.  Mbi interesimin e të pranishmëve, u diskutua edhe mbi problematikat aktuale që po kalon gjyqësori, kryesisht për shkak të vakancave në trupën gjyqësore. 

 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, gjen rastin të falënderojë të gjithë maturantët e shkollës jopublike “Medreseja e Tiranës”, duke u angazhuar që t’i mirëpresë ata edhe në bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

 

__________________________________________________________________________________

NJOFTIM

Sot, më datë 11.01.2024, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me kërkesë të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës z. Arben Rakipi u zhvillua një takim me Zv/Kryetaren znj. Valdete Hoxha dhe gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për bashkëpunim në kuadër të aktiviteteve trajnuese për vitin akademik  2023-2024.

 

 ___________________________________________________________________________________

Në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm, Këshilli i Gjykatës i përbërë nga Zëvëndës Kryetaria znj. Valdete Hoxha, Gjyqtar z.Valbon Çekrezi dhe Kancelarja znj Lertida Balili  kishin kënaqësin për të zhvilluan një takim me ekspertët e CEPEJ z. Jacques Buhler dhe znj. Aida Bushati në mbështjetje të projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ IV). Gjatë këtijë takimi ato u njohën nga afër me ngarkesën e çështjeve që janë të regjistruara në gjykatë që nga viti 2017, me problematikat si dhe sfidat që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka për shkak të ngarkesës dhe të zbatimit të hartës së re gjyqësore. Në përfundim të këtij takimi u diskutuan të gjitha problematikat, duke shprehur  bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në vazhdimësi.

 

NJOFTIM

Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm, sot më datë 14.04.2023, në ambientet e Tirana International Hotel, prezantoi raportin mbi veprimtarinë e gjykatës për vitin 2022, drejtuar nga Zv/Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm znj.Valdete Hoxha, në prani të trupës gjyqësore dhe Kancelares znj. Lertida Balili, të kësaj gjykate, me pjesmarrjen e znj.Naureda Llagami Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ridvan Hado dhe znj. Brikena Ukperaj (Lubonja) anëtarë të KLGJ-së, z. Flamur Kapllani Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, Zv/Drejtues i Prokurorisë pranë Apelit të Juridikisionit të Përgjithsëm z.Arben Qosja. Në këtë analizë, përveç të tjerave u diskutuan sfidat me të cilat po përballen gjykatat, veçanërisht në drejtim të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura dhe gjetjes së zgjidhjeve praktike për të siguruar aksesin efektiv të qytetarëve. Analiza Vjetore 2022 e plotë mund të shkarkohet këtu.

 

 

Njoftim

Sot, më datë 05.04.2023, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u zhvillua takimi midis Zv/Kryetares znj. Valdete Hoxha, Gjyqtarëve të Kolegjit Penal z.Valbon Çekrezi, znj. Edlira Petri, znj. Vojsava Osmanaj, znj. Emona Muçi, Kancelares znj. Lertida Balili dhe delegacionit nga Britania e Madhe, z. Duncan Prime përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryetar i Delegacionit, z. Edward Preece Zv/Drejtor në Zyrën e Brendëshme, znj. Harriet Morgan, Atashe pranë ambasadës Britanike në Tiranë, znj. Nalini Hussain Ekspert i transferimit të të burgosurve, z. Duncan Nutt Ekspert i përmirësimit të operimit të burgjeve dhe znj. Vasilika Laçi menaxhere e programit dhe përkthyese.

 

 

Takimi u realizua me qellim ndarjen e opinioneve, lidhur me zbatimin e Marreveshjes dy paleshe per transferimin e te denuarve.  Ne fokus te diskutimit ishin ceshtjet qe lidhen me procedurat gjyqesore per njohjen e vendimeve te denimit, garantimi i te drejtave te te denuarve ne kete proces, si dhe bashkepunimi per te kryer ne kohe te shpejte gjykimin. 

 

AKTIVITETI

Në vijim të nismës “Për një gjykatë të hapur për të gjithë”, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mirëpriti në ambientet e saj nxënësit e shkollës 9-vjeçare publike “Jeronim De Rada”, klasa e IX “a” të shoqëruar nga mësuesja kujdestare  znj. Aida Bego.

Në një bashkëbisedim të hapur me nxënësit, stafi për median ndau eksperiencën duke i informuar ata, në dhënien e një përshkrimi të përgjithshëm rreth funksionimit të sistemit gjyqësor.  Gjithashtu, u trajtua rëndësia e transparencës së gjyqësorit, nevoja për të pasur si juristë, qytetarë të ndershëm, pozitivë, si premisa për të siguruar edhe gjyqtarë që dinë ta fitojnë e garantojnë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor.  Mbi interesimin e fëmijeve, u diskutua edhe mbi problematikat aktuale që po kalon gjyqësori.

 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjen rastin të falënderojë të gjithë nxënesit e shkollës 9-vjeçare publike “Jeronim De Rada”, duke u angazhuar që t’i mirëpresë ata edhe në bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

 

 

 

Aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

 

Në kuadër të ditës botërore të të drejtave të njeriut, si dhe të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me nismën e Gjyqtares së medias znj. Edlira Petri,  disa gjyqtare dhe prokurore, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, zhvilluan një aktivitet jashtë gjyqësor në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 325 “Ali Demi”  (i njohur si burgu i grave).

 

Fillimisht gjyqtaret dhe prokuroret u pritën nga Drejtoresha e këtij Institucioni znj. Elona Demollari. Më pas aktiviteti vijoi me një takim të hapur me zonjat që vuajnë aktualisht dënimin në këtë IEVP.

 

 

 

Qëllimi i këtij takimi konsiston në evidentimin e nevojave të këtij grupimi shoqëror dhe respektimin e të drejtave themelore në përputhje me sloganin “Dinjitet, Liri dhe Drejtësi për të gjithë”.

 

 

 

Aktiviteti u ndoq dhe nga përfaqësues të disa mediave.

KLIKO LINKUN :

1- https://www.balkanweb.com/nga-auditori-ne-burg-historia-e-mireles-qe-qendron-pas-hekurave-per-ceshtje-trafiku-mesazhi-i-vajzes-jo-pasurimit-te-shpejte-me-mire-buke-e-djathe/

 

2- https://youtu.be/TOlB3yljGKg

 

3- https://top-channel.tv/2022/12/10/te-burgosurat-perballe-gjyqtareve-takim-mes-te-denuarave-denuesve-dhe-gardianeve-te-burgut3/

 

 

 

  Një prej pikturave të realizuara nga një ish e dënuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit

 


 

Deklarat për shtyp

 

“Mbi publikimet për një proces gjyqësor”

 

Në datë 03.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (gjyqtari i seancës paraprake Z. Bedri Qori), pasi përfundoi shqyrtimin e kërkesës së prokurorit, për dërgimin e çështjes për gjykim, lidhur me procedimin penal, kundër të pandehurës M. Ç., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë i Kodit Penal, vendosi të rrëzojë këtë kërkesë dhe të pushojë procedimin penal. Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari i seancës paraprake pasqyron të gjitha provat e marra përgjatë hetimit, si dhe për shkak të zbatimit të detyrave të lëna më herët me vendim të ndërmjetëm. Mbi këtë bazë gjykata arriti në përfundimin se dokumenti i falsifikuar, për të cilin u ngrit akuza, nuk ekziston.

Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar të drejtën e ankimit si prokurorja e çështjes, ashtu edhe kallëzuesi S. B. Mbi këtë bazë, çështja është regjisttruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku është planifikuar të gjykohet në datë 15.02.2022, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Emona Muçi.

Lidhur me këtë proces, nga data 27.12.2021 e deri më sot, janë publikuar në mediat "Gazeta Shqip" dhe "Top News", gjithsej tetë shkrime, të cilat vendosen gjithashtu në rubrikën e shkrimeve të sugjeruara për lexim.

Nisur nga përmbajtja e publikimeve konstatohet se, përpos mos dakordësisë së artikullshkruesit anonim me vendimin gjyqësor, përdoren shprehje dhe komente të papërshtatshme për gjyqtarin e çështjes, përfshirë këtu edhe origjinën e tij apo aludohet me terma të përgjithshme për korrupsion. 

 Lidhur me sa më lart,

          - duke njohur rëndësinë, që ka media në një shoqëri demokratike;

          - duke pranuar se pushteti gjyqësor nuk vepron në një terren bosh, por veprimtaria e tij është një çështje me interes publik;

          - duke qenë mirëpritës të çdo kritike konstruktive, ndaj veprimtarisë së gjykatës;

 

Gjykata shpreh shqetësimin e saj për komentet denigruese, fyese dhe që nuk kanë lidhje me detyrën e gjyqtarit, për rastin e mësipërm.  Qartazi, gjuha jo etike dhe armiqësore kundrejt gjyqtarit, ka në bazë të saj vendimin, që u mor në çështjen e gjykuar prej tij.  Këto komente, që përbëjnë opinione përçmuese deri për origjinën e gjyqtarit, apo aludime mbi veprimtari korruptive, jo vetëm nuk respektojnë detyrimin për të respektuar autoritetin e pushtetit gjyqësor, por nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj tij, duke sjellë për pasojë edhe krijimin e një klime pasigurie për subjektet, që janë në procese gjyqësore. 

Po ashtu, komente të tilla, ndonëse anonime, lidhen drejtpërdrejtë me palën që nuk dakordësohet me vendimin gjyqësor, e cila duket se ka akses në mediat, që kanë kryer publikimin, ndërsa subjektet e tjera që përmenden në shkrime, nuk duket se e kanë të njëjtën mundësi, me qëllim pasqyrimin e qëndrimit të tyre.  Parë në këtë aspekt, ngrihet shqetësimi se përkundrejt misionit të medias për mbrojtjen e interesit publik dhe zbulimit të së vërtetës, me paanësi dhe duke respektuar rregullat e Kodit të Etikës, në këtë rast, dhe jo vetëm, publikimet me përmbajtje sulmet ndaj gjyqtarit/gjyqtarëve të çështjes, duket se kanë një tjetër qëllim, që është ai i ndikimit mbi veprimtarinë e gjykatës, me qëllim dhënien e një vendimi në interes të palës, në favor të së cilës kryhet publikimi, çka vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjin. 

Në parim, gjyqtari nuk duhet të ndikohet nga presionet e jashtme, që tentojnë të diktojnë një zgjidhje të caktuar të çështjes.  Sistemi ynë gjyqësor përbëhet nga gjyqtarë profesionistë, ndryshe nga sisteme që parashikojnë gjykimin me juri (gjyqtarë jo profesionistë), ndaj ka pak gjasa që presionet eventuale, që mund të bëhen ndaj pushtetit gjyqësor, të kenë sukses në qëllimin e tyre.  Gjithsesi, është në interesin e shoqërisë, që autoriteti i pushtetit gjyqësor të respektohet dhe të refuzohet çdo ndërhyrje e jashtme në veprimtarinë e saj, ndërsa mjetet ligjore për të kundërshtuar një vendim gjyqësor janë të garantuara.  Çdo vendim gjyqësor i dhënë në një klimë tensioni, paragjykimi, aq më keq ndikimi drejt një zgjidhje të caktuar, krijon premisat për të qenë i pabesueshëm në sytë e një vëzhguesi objektiv.  Për këtë arsye, duhet kuptuar rëndësia që mbart për secilin individ të shoqërisë, potencialisht subjekt në një procedurë gjyqësore, garancia se trupa gjyqësore e ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar nga asnjë palë apo i interesuar për procesin. 

Në përfundim, krahas shqetësimit me të cilin përcillen publikime të tilla nga trupa gjyqësore, Gjykata garanton opinionin publik se parimet dhe standardet për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, kërkohet që të jenë udhërrëfyesit në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore.

 


     ***

 Video Informuese për Publikun

 

Si të plotësoni "Formularin Elektronik të Aplikimit" për marrje dokumentacioni/vërtetimi nga gjykata.

 

***

NJOFTIM

 

 

Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje,  ishte dhe  Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.

Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat tre vjeçar.

                                                  

Me konsideratë,

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       

 

 

 

 

NJOFTIM

 

Me datë 10.01.2019, në Gjykatën e Apelit Tiranë është zhvilluar mbledhja e Gjyqtarëve, për të zgjedhur Zv/Kryetarin e kësaj gjykate. Në përfundim të votimit, Zv/Kryetar i Gjykatës së Apelit është përzgjedhur Gjyqtari z.Ridvan Hado, me mandat tre vjeçar.

Me datë 12.12.2021, Zv/Kryetari z. Ridvan Hado, zgjidhet anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bazuar në nenin 26 pika 5 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” , gjyqtari pasardhës sipas numrit të votave, është Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, e cila ushtron funksionin nga kjo datë e në vijim.

Me përfundimin e afatit tre vjeçar të mandatit të Zv/Kryetarit, ju njoftojmë, se më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Gjyqtarëve, për zgjedhjen e Zv/Kryetarit të Ri të Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    

 

Me konsideratë,

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

 

 

 

 

NJOFTIM

 

Zëvëndës Kryetari z.Ridvan Hado, Gjyqtarja e Medias znj.Edlira Petri dhe Kancelarja znj.Lertida Balili të Gjykatës së Apelit Tiranë, kishin kënaqësin për  të zhvilluan një takim me Përfaqësues të Ambasadës  Hollandeze, Koordinatorin të Qeverisë së Hollandës për shtetin Ligjor z.Bart de Brujin si dhe me Kryetarin e INFOCIP z. Genti Shella .Gjatë kësaj vizite ato u njohën nga afër me situatën e trupës gjyqësore, me ngarkesën e çështjeve pranë Gjykatës së Aplelit Tiranë, me problematikat si dhe sfidat që Gjykata e Apelit Tiranë ka për shkak të ngarkesës.

 

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE PUBLIKUN

 

Në vijim të nismës “Për një gjykatë të hapur për të gjithë”, Gjykata e Apelit Tiranë mirëpriti në ambientet e saj studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Kolegjit Universitar Wisdom të shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë z. Naim Mecalla si dhe Drejtori i Klinikës Ligjore pranë këtij Kolegji Avokat Alban Duraj.

 

Në një bashkëbisedim të hapur me studentët, Gjyqtarja për median znj. Edlira Petri, në përpjekje për t’i inkurajuar ata lidhur ushtrimin me integritet të profesionit të ardhshëm, ndau eksperiencën e saj duke informuar në dhënien e një përshkrimi të përgjithshëm rreth funksionimit të sistemit gjyqësor.  Në fjalën e saj u vu theksi edhe në nevojën për të pasur si juristë, qytetarë të ndershëm, pozitivë, tolerantë dhe të guximshëm, si premisa për të siguruar edhe gjyqtarë që dinë ta fitojnë e garantojnë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor.  Mbi interesimin e të pranishmëve, u diskutua edhe mbi problematikat aktuale që po kalon gjyqësori, kryesisht për shkak të vakancave në trupën gjyqësore. 

 

Në përmbyllje të këtij takimi, në një prej sallave të gjykimit, u organizua edhe një gjyq imitues (penal), ku secilit prej studentëve i’u caktua një rol në procesin gjyqësor të improvizuar.

 

Gjykata e Apelit Tiranë gjen rastin të falënderojë të gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Kolegjit Universitar Wisdom , duke u angazhuar që t’i mirëpresë ata edhe në bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

 

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 

Njoftim

 

Sot, me datë 14.10.2021 në ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën nismën e Kancelarit z. Donald  Xhelili , u zhvillua një takim me gazetarët në lidhje me problematikat që kanë me gjyqësorin.

 Ftesës së Kancelarit të Gjykatës, ju përgjigjën pozitivisht duke marrë pjesë në takim, gazetarë të stacioneve televizive si : Euro News, Abc News, Fax News,  MCN News, Ora News, RTSH, Syri TV, Klan News. Po ashtu e ftuar  në këtë takim ishte dhe Gjyqtarja e Medias znj.Edlira Petri.

Në takimin e zhvilluar, u bashkëbisedua dhe u ngritën problematika të ndryshme ku më thelbësorja për gazetarët ishte në lidhje me aksesin e tyre në marrjen e infomacionit në kohë reale, aksesin për të qënë të pranishëm në seancat gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për çështje që janë në interesin publik etj.

 Në përfundim të kërij takimi, nga Kancelari z.Donald Xhelili u mirëkuptuan të gjitha problematikat e trajtuara nga gazetarët, duke shprehur  bashkëpunimin dhe angazhimin e tij, në përmirësimin e shërbimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


 

 

 

Sot në datën 12.07.2021, Kryetari në Detyrë dhe Kancelarja e Gjykatës së Apelit Tiranë zhvilluan takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami së bashku me Z. Benjamin Rockwell, Drejtuesin e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit (INL), znj. Mirlinda Krasniqi (INL) si dhe përfaqësueset e Projektit “Reduktimi i çështjeve të prapambetura dhe rritja e efikasitetit të Gjykatës së Lartë”.

 

Sot në datën 12.07.2021, Kryetari në Detyrë z.Ridvan Hado dhe Kancelarja e Gjykatës së Apelit Tiranë znj.Lertida Balili zhvilluan takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami së bashku me Z. Benjamin Rockwell, Drejtuesin e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit (INL), znj. Mirlinda Krasniqi (INL) si dhe përfaqësueset e Projektit “Reduktimi i çështjeve të prapambetura dhe rritja e efikasitetit të Gjykatës së Lartë”.

 

Në këte takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen gjykatat, veçanërisht në drejtim të rritjes së numrit të çështjeve të prapambetura dhe gjetjes së zgjidhjeve praktike për të siguruar aksesin efektiv të qytetarëve. Znj. Llagami diskutoi me të pranishmit edhe problematikat e arkivimit të dosjeve gjyqësore, mungesat infrastrukturore në ndërtesat aktuale të gjykatave dhe nevojën për të pilotuar dixhitalizimin e tyre, çfarë do të mundësonte integritetin e dokumenteve.

Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Qeverinë Amerikane për të çuar përpara objektivat e reformës në drejtësi si dhe të zbatimit të Projektit “Reduktimi i çështjeve të prapambetura dhe rritja e Efikasitetit të Gjykatës së Lartë” i cili po vihet në zbatim nga Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim, i mbështetur financiarisht nga INL në Tiranë.

NJOFTIM

 

Me datë 10.01.2019, në Gjykatën e Apelit Tiranë është zhvilluar mbledhja e Gjyqtarëve, për të zgjedhur Zv/Kryetarin e kësaj gjykate. Në përfundim të votimit, Zv/Kryetar i Gjykatës së Apelit është përzgjedhur Gjyqtari z.Ridvan Hado, me mandat tre vjeçar.

 

Me datë 12.12.2021, Zv/Kryetari z. Ridvan Hado, zgjidhet anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bazuar në nenin 26 pika 5 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” , gjyqtari pasardhës sipas numrit të votave, është Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, e cila ushtron funksionin nga kjo datë e në vijim.

 

Me përfundimin e afatit tre vjeçar të mandatit të Zv/Kryetarit, ju njoftojmë, se më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Gjyqtarëve, për zgjedhjen e Zv/Kryetarit të Ri të Gjykatës së Apelit Tiranë.

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           

 

 

 

 

 

Me konsideratë,

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

 

NJOFTIM PER MEDIAN DHE PUBLIKUN

 

Në datë 25.06.2021 në Gjykatën e Apelit Tiranë u organizua aktiviteti i parë nën nismën “Për një gjykatë të hapur”, me pjesëmarrjen e disa vizitorëve dhe përfaqësues të medias,që shprehën interesin  për të parë nga afër ambientet e gjykatës.

Organizimi i këtij aktiviteti synon transparencën dhe rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, nëpërmjet prezantimit si të ambienteve të brendshme të gjykatës, ashtu edhe të veprimtarisë së përditshme të stafit dhe trupës gjyqësore.

Gjykata e Apelit u vizitua nga disa të rinj të profesioneve të ndryshme si jurist, ekonomist, psikolog, infermier, mjek., etj., si dhe nga gazetarët e televizionit EURONEWS.

Gjyqtarja e medias Edlira Petri, evidentoi problematikate ndryshme, me të cilat përballet gjyqësori, sikurse janë mungesa e besimit të qytetarëve tek sistemi gjyqësor, figura dhe integriteti i gjyqtarit, reduktimi i numrit të gjyqtarëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, etj.  Gjithashtu u trajtua rëndësia e transparencës së gjyqësorit, akcesit në gjykatë, roli i gjyqtarit “model”, rëndësia e funksionimit të sistemit audio për regjistrimin e seancave gjyqësore, infrastrukturës mbështetëse në gjykatë përfshirë arkivin e dosjeve gjyqësore, etj.

Pjesëmarrësit shfaqën interes për të ditur më shumë për respektimin e rregullave të hyrjes dhe solemnitetit në gjykatë nga qytetarët,  faktin nëse ka rregulla të shkruara për këtëçështje dhe nëse seancat gjyqësore mund të akcesohen nga çdo qytetar. Gjithashtu, përfaqësuesit e medias ngritën shqetësimin e tyre për problematikat që hasin në përditshmërinë e punës së tyre në drejtim të dhënies së akcesit nëçështjet gjyqësore dhe sfidat e gjyqësorit në këtë drejtim, etj.  Të pranishmit u informuan se është në proces, hartimi i projekt udhëzuesit mbi rregullat e komunikimit mes medias dhe gjykatave, që do të disiplinojë dhe do të mundësojë standardizimin e akcesit të medias në veprimtarinë gjyqësore. 

Vizita në gjykatë përfshiu të gjitha ambientet e saj, pa u kufizuar me sallat e gjykimit, duke përfshirë edhe ambientet e sekretarisë, apo edhe zyrat e gjyqtarëve.

Në përfundim, në një prej sallave të gjykimit, me ndihmën edhe të specialistes së medias Jonida Capo, u organizua edhe një gjyq imitues, ku secilit prej vizitorëve i’u caktua një rol në procesin gjyqësor të improvizuar mbi një rast hipotetik. 

Ky aktivitet u përshëndet edhe nga Zëvendëskryetari i gjykatës Z.Ridvan Hado dhe nga Kancelarja Znj. Lertida Balili.

Gjykata e Apelit Tiranë gjen rastin të falenderojë të gjithë vizitorët dhe posaçërisht gazetarët e televizionit EURONEWS, duke u angazhuar që të mirëpresë edhe në të ardhmen publikun që ka interes të dijë dhe të mësojë mbi këtë gjykatë.

 

Njoftimin e plote e gjeni ketu

NJOFTIM

 

Në datë 09.06.2021, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, u zhvillua një takim informues me gazetaren e televizionit MCM, znj. Dafina Kola, që konsistonte në interesin e medias lidhur me situatën problematike të krijuar në këtë gjykatë, për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve në detyrë.

Me interesimin dhe dakordësinë e gjyqtares së medias, znj. Edlira Petri, takimi dhe intervista përkatëse u zhvillua me Kancelaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, znj. Lertida Balili.  Kjo e fundit, dha informacionin e kërkuar mbi këto çështje :

 

- Referuar kolapsit të Gjykatës së Apelit, raportuar edhe nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, aktualisht, sa është numri i çështjeve, në pritje për t'u shqyrtuar?

- Ngarkesa tek gjyqtarët e apelit a reflektohet në punën e tyre?

- Sa ka ndikuar procesi i vetingut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve në punën në gjykatën e apelit?

- Në lidhje me shqyrtimin e dosjeve (civile dhe penale), cilat janë çështjet që kanë më shumë përparësi për t'u shqyrtuar nga gjykata e apelit?

- Miratimi i ndryshimeve ligjore, sa do t’i shërbejë gjykatës së apelit për të shqyrtuar në kohë çështjet gjyqësore?

 

Në takimin e zhvilluar u informua se në Gjykatën e Apelit Tiranë, aktualisht janë gjithsej të regjistruara 18.620 dosje, të cilat janë çështje civile e penale themeli, si dhe kërkesa civile dhe penale.  Trupa gjyqësore në gjykatën e apelit ka në përbërje të saj vetëm nëntë gjyqtarë, nga tridhjetëenjë që është organika e saj.  Secili gjyqtar ka një ngarkesë mesatare prej 2000 - 2100 dosje.  Me gjithë angazhimin maksimal të gjyqtarëve, ngarkesa është shumë e lartë, ndërkohë që gjykohen me prioritet çështjet penale.  Veç kësaj, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë delegohen herë pas here edhe për gjykimin e çështjeve në gjykata të tjera të apelit.  Krahas largimit të një numri të lartë të gjyqtarëve, që ka sjellë rritjen e ngarkesës për gjyqtarët, në vitin e shkuar pati edhe një faktor tjetër që pezulloi për një periudhë veprmtarinë gjyqësore, siç është pandemia e shkaktuar nga Covid-19.  Lidhur me ndryshimet ligjore, priten të jenë pozitive, duke rritur eficiencën, pasi disa çështje që më parë gjykoheshin me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, tashmë do të gjykohen nga një gjyqtar. 

 

Gjykata e Apelit Tiranë gjen rastin të falenderojë televizionin MCN, duke shprehur edhe një herë gadishmërinë për të qenë e hapur me median për çdo informacion, që kërkohet në lidhje me veprimtarinë e saj gjyqësore.

 

Me konsideratë,

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

 

 

_______________________________________________________________________________________________________________________________________

NJOFTIM

 

“Për një gjykatë të hapur për të gjithë”

 

Publikut dhe medias

 

Nëpërmjet këtij njoftimi, komunikohet për publikun se,

 

  • duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë që ka besimi i publikut tek drejtësia;
  • të vetëdijshëm për mungesën e këtij besimi në organet e drejtësisë dhe veçanërisht gjykata;
  • me qëllimin për të kontribuuar me të gjitha mundësitë, në përpjekjet për të fituar dhe konsoliduar besimin Tuaj, si dhe për të rritur transparencën

 

Gjykata e Apelit Tiranë, me miratimin e Këshillit të Gjykatës dhe me nismën e gjyqtares së medias znj. Edlira Petri, do të mundësojë të premten e fundit të çdo muaji, një ditë të hapur për publikun, që dëshiron të vizitojë këtë gjykatë.

 

Kjo nismë synon të rrëzojë “muret”, pas të cilave perceptohet se ushtrojnë aktivitetin e tyre gjyqtarët.  Ne dëshirojmë që publiku të na vizitojë dhe ne ta informojmë atë, lidhur me veprimtarinë e përditshme gjyqësore.  Gjyqtarja e medias dhe stafi administrativ i gjykatës do jenë maksimalisht të angazhuar, që të mirëpresë këdo që ka interes të vizitojë gjykatën dhe të marrë informacion lidhur me të.

 

Për arsye organizimi, çdokush që shfaq interes për të vizituar gjykatën e apelit, duhet të regjistrojë pranë informacionit, të paktën dy ditë përpara, gjeneralitetet e tij dhe të depozitojë një kopje të kartës së identitetit (ose pasaportës).  Në këtë moment, Ju do të informoheni edhe për orën e caktuar për të kryer vizitën. Po ashtu kërkesa dhe kopja e ID mund të dërgohet edhe në rrugë elektronike në:

Adresën e e-mailit : jonida.capo@gjykata.gov.al dhe/ose nëpërmjet telefonit 0685713708

Ju mirëpresim të gjithëve!

 

Njoftimin e plote e gjeni ketu

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________