Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Korçë

 


 

Gjykata e Apelit Korçë dëshiron që nëpërmjet kësaj faqeje t'iu ofroje qytetarëve një informacion të detajuar mbi funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, sepse ne si gjykatë e shikojmë llogaridhënien ndaj qytetarit obligimin kryesor në performancën tonë.

Kjo faqe synon që ta afrojë trupën gjyqësore dhe administratën gjyqësore me publikun duke ofruar transparencë, profesionalizëm dhe besueshmëri.

Perditësimi i vazhdueshëm me informacion i faqes zyrtare te Gjykatës së Apelit Korçë është pjesë e pandashme e procesit te rritjes së besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Paanshmëria dhe transparenca totale në vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit Korçë mbeten qëllimi kryesor i këtij institucioni dhe krijimi i kësaj faqeje zyrtare përfaqeson gjithashtu përpjekjet tona në këtë drejtim duke ofruar nje informacion sa më të dobishëm, i cili do i vinte në ndihmë kujdo që navigon në këtë faqe.

Që nga data 02 korrik 2012 të gjitha seancat regjistrohen në mënyrë digitale ne sistemin audio. Gjykata e Apelit Korçë është një ndër gjykatat e para të Shqipërisë qe e realizon me sukses këtë aplikim të rëndësishëm, i cili është mbështëtur plotësisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mendojmë se kjo faqe do të jetë një dritare mjaft e vlefshme për të gjithë opinionin publik të interesuar dhe në rradhë të parë medias e cila shërben si një urë lidhëse e rendesishme ne percjelljen me shpejtësi të vendimeve gjyqësore dhe informacionit.  

 

 

Duke ju falenderuar për vëmëndjen!