GJYKATA E APELIT GJIROKASTËR  

             ________________________________________________________     

 

 

MISIONI

Gjykata e Apelit Gjirokaster gjykon me nje trupe gjykuese te perbere prej tre gjyqtaresh, ankimet kunder vendimeve te ceshtjeve civile, penale, kerkesave penale ne fazen e hetimit paraprak, te dhena nga Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster Permet dhe Sarande.

Gjithashtu, shqyrton si gjykate e shkalles se pare kerkesat per njohje te vendimeve te gjykatave te huaja dhe kerkesat per ndreqje gabimi, plotesim, sqarim e interpretim vendimi te Gjykates se Apelit.


 

OBJEKTIVAT

 

Gjykata e Apelit Gjirokaster, gjate realizimit te veprimtarise se perditshme gjyqesore e administrative, ka si synim:

 

     Zbatimin rigoroz te ligjit.

     Refuzimin e çdo lloj kompromisi ne dem te interesave te dhenies se drejtesise.

     Rritjen e cilesise ne gjykim, si nje nga komponentet kryesore ne dhenien e drejtesise.

     Rritjen e nivelit profesional, me qellim ofrimin e nje drejtesie sa me objektive e sa me cilesore.

     Rritjen e cilesise dhe shpejtesise ne sherbimin ndaj publikut.

 

 

 
ADMINISTRIMI I CËSHTJEVE


Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Apelit regjistrohet nga kancelarja ne regjistrat perkates, ku identifikohet dosja me nje numer akti dhe daten e ardhjes. Gjithashtu, dosja regjistrohet në sistemin elektronik me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët , vendimet e mëparshme, etj.) dhe per ceshtjen  gjeneruar nje numer elektonik per ta identifikuar ne sistem.

Pas regjistrimit te ceshtjes, nga Kryetari i gjykates kryhet shortimi elektronik, për caktimin e gjyqtarit relator.

Ne shortin  elektronik nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje.

Pas shortimit te ceshtjes, dosja i kalon gjyqtarit relator.

Ne vazhdim, caktohet data e séancës së parë gjyqësore, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve të gjykatës, ne ambientet e gjykates se rrethit prej nga ka ardhur cështja, si dhe ne portalin e gjykates.

Ne datën e paracaktuar nis shqyrtimi i cështjes.

Ne perfundim te gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi nga gjyqtari relator, dosja kalon ne Kancelarine e Gjykates per arkivimin e vendimit.

Pas perfundimit te veprimeve administrative , behet kthimi i dosjes ne gjykaten e shkalles se pare, prej se ciles ardhur dosja.

Paleve qe kane qene ne mungese ne shpalljen e vendimit, u behet komunikimi i vendimit dhe pasi kthehet deftesa e komunikimit, percillet dosja per ne gjykaten e shkalles se pare. 

Ne ato raste kur nuk arrihet te realizohet komunikimi i vendimit, per shkak te mosgjetjes se paleve ne adresen e vendbanimit te fundit , behet komunikimi i vendimit me shpallje, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve te gjykates, si dhe ne stenden e njoftimeve te njesise administrative se ciles i perket vendbanimi i pales ndergjyqese.

Ne rastet qe gjykata gjykon ceshtje si shkalle e pare, dosja arkivohet ne arkiven e Gjykates se Apelit.

Nese per keto ceshtje ushtrohet rekurs, dosja dergohet per shqyrtim rekursi ne Gjykaten e Larte dhe ne perfundim te gjykimit te ceshtjes ne ate gjykate, dosja kthehet perseri ne Gjykaten se Apelit, ku arkivohet.


___________________________________________________________