Forum 



Na kontaktoni

Ministria e Drejtësisë

Bulevardi "Zogu I", Tiranë

BUXHETI I GJYKATËS

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ) është krijuar dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr. 8363, date 1.07.1998. Kjo zyrë u krijua për të menaxhuar fondet e alokuara për gjyqësorin nga Kuvendi i Shqipësisë si dhe për të siguruar një pavarësi më të plotë të pushtetit gjyqsor.

Misioni i kësaj zyre është planifikimi dhe hartimi i buxheteve të detajuara për çdo Gjykatë si dhe hartimi i politikave dhe proçedurave për një administrim sa më efektiv dhe transparent të fondeve të gjyqsorit. Kjo do të thotë që kjo zyrë ka tre funksione kryesore:

planifikimi dhe ndarja e fondeve të alokuara nga Kuvendi për çdo Gjykatë,

zbatimi në praktikë i përdorimit të fondeve të alokuara dhe,

kontrolli mbi mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve. \


Përveç detyrave të mësipërme, ZABGJ-ja organizon veprimtari edhe për përmirësimin e nivelit profesional të menaxherëve dhe finacierëve të Gjykatave. Kjo zyrë ofron konsulenca dhe shërbime të ndryshme ndihmëse për të gjitha Gjykatat. Gjithashtu, ajo ndërmerr studime të ndryshme në fushat e infrastrukturës, krijimit të standarteve të punës, mbajtjes së buxhetit etj.
Zyra është një institucion shtetëror i pavarur e cila drejtohet nga Bordi dhe Drejtori i saj. Bordi aprovon politikat e përgjithshme administrative dhe ekonomike të Zyrës. Bordi përbëhet nga 9 anëtarët e mëposhtëm:

Kryetari Gjykatës së Lartë;

Një anëtar i Gjykatës së Lartë i zgjedhur nga mbledhja e të gjithë anëtarëve të saj;

Dy Kryetarë të Gjykatave të Apelit të zgjedhur nga mbledhja e të gjithë kryetarëve të Gjykatave të Apelit;

Katër Kryetarë të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore (Gjykatave të Faktit) të zgjedhur nga mbledhja e të gjithë Kryetarëve të Gjykatave të Faktit;

Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

 

Kryetar i Bordit është Kryetari i Gjykatës së Lartë. Anëtarët e tjerë të Bordit zgjidhen për një periudhë dy-vjeçare me të drejtë rizgjedhje. Bordi i Zyrës ka kompetencat e mëposhtme: 

Aprovon projekt-buxhetin e paraqitur nga Zyra për çdo Gjykatë.

Monitoron përdorimin e fondeve të alokuara dhe analizon kërkesat e Gjykatave për fonde shtesë;

Aprovon transferimin e fondeve buxhetore dhe përdorimin e fondeve rezervë;

Emëron dhe shkarkon Drejtor-in/en e Zyrës. Emërimi i Drejtorit bëhet me votim të fshehtë të disa kandidaturave alternative;

Përcakton strukturën e Zyrës, numrin dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e saj;

Aprovon Rregullat e Brendshme të Zyrës.


Drejtori është përgjegjës për funksionimin adekuat të Zyrës. Ai/Ajo përfaqson Zyrën në marrëdhënie me organet shtetërore, institucionet publike dhe të tretët. Ai/Ajo i propozon Bordit politikat ekonomike afatshkurtra dhe afatgjata si dhe prezanton raporte, studime dhe materiale të tjera të lidhura me detyrat e kësaj Zyre.