Programi i Transparencës :

Në Rubrikën Programi I Transparencës > Njoftime të tjera  do të gjeni bashkëlidhur : Programi i Transparences, Lidhja Nr. 1

 

 

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR

VLORË

 

 

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR VLORË

 

 LIDHJA NR. 1                                                             

 

I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119 / 2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

 

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://gjykata.gov.al/portal_DCVL  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

 

Faqja zyrtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

 

VIZIONI: 

 

“Një gjykatë transparente që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarit”

*Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

 

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë janë:

s  E drejta për informim - është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

s  Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave : Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: LIGJ Nr. 9877, datë 18.2.2008 “ Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë “ (Ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, datë 11.4.2013).

s  Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

s  Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (KDIMDP)

s  Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij

s  Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë : 

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik

 

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. (Ref. ligjit)

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendos në dispozicion të publikut, në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit :

  • Strukturën organizative të autoritetit publik ;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  •    Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  •   Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  •    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  •  Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

 

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Urdhër Nr. 1477. Date 24.02.2015 i Ministrit të Drejtësisë  “Për miratimin e strukturës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Pas botimit në fletoren zyrtare.

www.gjykata.gov.al    në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”.

 

 

Ministria e Drejtësisë

 

 

Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër.

 

 

 

Neni 7/1/b

1)Ligj  Nr. 9877, datë 18.2.2008 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor Në Republikën e Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, datë 11.4.2013)

2) Vendim Nr. 238/1/a, datë 24.12.2008 i KLD (i ndryshuar)

3) Rregullore e Brendshme e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

4) Urdhër i Kryetares së Gjykatës për ndarjen e çështjeve me short elektronik

 

 

 

Pas botimit në fletoren zyrtare

 

 

 

 

Pas miratimit të titullarit

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”.

 

 

 

http://www.kld.al/kornizaligjore/akte-nënligjore

 

 

 

Ministria e Drejtësisë

 

 

 

 

 

KLD

 

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,  adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat  e ankimit të vendimit përkatës

 

 

 

 

 

Neni 7/1/c/g

Format kërkese për Informacion.

Urdhëri Nr. 49 Prot, i Kryetarit të Gjykatës “Për Formularin e Aplikimit për marrjen e dokumenteve nga Arkiva e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Vlorë”

Format ankesë

Adresë postare: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Rruga “Sulejman Delvina”, Lagjja “Hajro Cakerri”  Vlorë.

Adresë email: aleksander.simoni@gjykata.gov.al, rezarta.taushani@gjykata.gov.al

 

 

 

 

 

Pas miratimit të titullarit.

 

 

 

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”.

 

 

 

 

 

Koordinatori/ nëpunësi i deleguar

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,  orarin e punës,  emrin dhe kontaktet  e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

 

Neni7/1/ç

 

 

Urdhër i Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

 

 

Pas miratimit të titullarit.

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Kontakte”.

 

 

Koordinatori/ nëpunësi i deleguar

Përshkrim  i procedurave të zgjedhjes,  kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

 

 

Neni 7/1/d

Neni 11 dhe Neni 16 i Ligjit  Nr. 9877, Datë 18.2.2008 Për Organizimin E Pushtetit Gjyqësor Në Republikën E Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, datë 11.4.2013)

 

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

 

http://www.qbz.gov.al/

 

 

 

 

Mekanizmat monitorues;  raporte  auditi; dokumentet me tregues performancë

 

 

 

 

Neni7/1/ dh

Ligji Nr. 9720,datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”,

Ligji Nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të Lartë të Shtetit” Raporti përfundimtar i Auditimit dhe Rekomandimet nga KLSH

Raporti përfundimtar i Auditit të brendshëm.

Raport tematik mbi procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore

 

 

 

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

 

 

 

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”.

 

 

 

 

Koordinatori/ nëpunësi i deleguar

 

Sektori i Financës

 KLD

Buxheti

Neni 7/1/e

Parashikimet e nenit 57 të ligjit 8737/2001 i ndryshuar.

Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij Raporte për monitorimin e performancës

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

 Zyra e Buxhetit

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Në faqen zyrtare të APP

Zyra e Buxhetit

Shërbimet e autoritetit për publikun

Neni  7/1/f

Vërtetime,Ankime,

Rekurse,Kopje aktesh/dokumetash, Kërkesë padi,Vendime etj

Përditësohet

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë

Koordinatori/ nëpunësi i deleguar

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Projekt akte ligjore dhe nënligjore.

Pas miratimit të ligjit apo të projektit.

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë

Ministria e Drejtësisë

 

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te institucionit  bëhet në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh.

 

Përditësohet

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë

 

Arkivi

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Tabelë në format elektronik

Pas miratimit nga Titullari

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”.

Koordinatori për të drejtën e informimit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Vërtetime, Vendime Gjyqësore, Informacione në lidhje me shortin elektronik, data të gjykimeve etj.

 

Menjëherë

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

Informacione të tjera  të dobishme

 

Neni 7/1/l

Lista e ekspertëve dhe vlerësuesve të dëmeve materiale dhe shëndetësore

Lista e ekspertëve kontabël

Lista e Eksperteve te Ing. Gjeodet, Ndërtimi, Vlerësues Pasurive te Paluajtshme

Lista e përditësuar e administratorëve të falimentit

Lista e përkthyesve të autorizuar

 

Pas përpilimit nga kancelaria

 

Pas miratimit të drejtorit

 

Pas miratimit të Ministrit të Drejtësisë

 

www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë në menun “Pasqyra e shtypit”

 

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

Ministria e Drejtësisë

 

Agjencia e mbikëqyrjes së falimentit