Mirë se vini në faqen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit të saktë në kohën e duhur të qytetarëve lidhur me veprimtarinë e gjykatës, zyra për marrëdhënien me publikun dhe median në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë azhornon këtë faqe, e cila mirembahet nga Ministria e Drejtesise. Këtu mund të gjeni të dhëna të ndryshme, qofshin ato civile apo penale për çështjet përkatëse.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë gjykon çështje që hyjnë në kompetencën territoriale të qytetit të Vlorës, të cilat varësisht objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale. Veprimtaria e gjykatës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Misioni i gjykatës është gjykimi i mosmarrëveshjeve penale, civile, familjare duke u bazuar në dispozitat normative juridike dhe faktike, të mishëruara në vendimet gjyqësore.

Në veprimtarinë e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë udhëhiqet nga e drejta, e vërteta, ligjshmëria, ndershmëria, përgjegjshmëria, përkushtimi, pavarësia, transparenca, efikasiteti, barazia dhe bashkëpunimi.
Informacione më të detajuara rreth veprimtarisë së gjykatës mund të gjeni dhe në kategoritë e tjera përkatëse në këtë faqe.


Orari i shërbimit :  

E HËNË – E PREMTE   ORA  08.00 - 16.00

Veprimet në kryesekretari:

E HËNË – E PREMTE   ORA  10:00 – 14:00

TEL  033 437 047   Fax 033 422 981