PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR SARANDË
I. HYRJE
Në perputhje me nenin 7 te Ligjit Nr.119 dt.10.07.2014 "Per te drejten e informimit" eshte pergatitur programi i transparences per Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarandët .
Programi percakton kornizen ligjore te veprimtarise se Gjykates ne kuader te Ligjit Nr.119/2014 "Per te drejten e informimit"(LDI).
Ky program vleresohet si nje menyre konkrete permes se ciles Gjykata, (ketej e tutje AP=autoritetit publik) nderton dhe rrit transparencen ne punen e saj institucionale, nen garancine e LDI-se. AP-ja do te perditesoje here pas here Programin e Transparences, ne perputhje me piken 2 te nenit 5 te LDI-se.
Informacioni i bere publik ne kete program, synon te beje transparencen e veprimtarise se punes se AP-se, nepermjet pasqyrimit te detajuar te tij ne faqen zyrtare, www.gjykata.gov.al si dhe ne mjediset e pritjes se publikut.
Programi i Transparences pasqyrohet ne rubrikat, tekstet, permbajtjen, afatet kohore per berjen publike te tij, menyren e berjes publike, si dhe strukturen perkatese, e cila prodhon ose administron dokumentin .
Në permbajtje te programit te transparences evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menute ku adresohet dokumenti ne faqen zyrtare ne internet . Pervec kesaj, ky dokument, eshte i aksesueshem edhe ne skeme .
Dokumentacioni i bere publik do te jete i perditesuar ne forme e permbajtje . Faqja zyrtare e AP-se eshte ndertuar ne ate forme qe mundeson informacion per publikun pa kerkese, ne nje format lehtesisht te kuptueshem. Ne rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione qe karakterizohen nga kufizime te identifikimit te te dhenave personale, per shkak te ruajtjes se privatesise se individeve/subjekteve te te dhenave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nepermjet tabeles permbledhese te evidentuar ne kete program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP-së janë :
1. "E drejta për informim" është një e drejtë kushtetuese, e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë perjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. AP-ja ushtron funksione publike,
për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj, publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i Ligjit dhe dispozitave të tij, që rregullojnë në menyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së përkatësisht : Ligji Nr.9877 dt.18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqiperisë"; Dekreti i Presidentit Nr. 7818 dt.16.11.20 12 dhe aktet e tjera nënligjore ....
4. I gjithë informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale" (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës do bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij, brenda afatit të parshikuar në nenin 5 të Ligjit Nr.119/2014.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar ;
- i thjeshtë në konsultim ;
- i kuptueshëm ;
- lehtësisht i aksesueshëm ;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik

 

III. INFORMACION QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë vendos në dispozicion të publikun në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut,kategoritë e mëposhtme të informacionit.
- Strukturën organizative të autoritetit publik.
- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar,të ligjeve ,akteve nënligjore kodeve të sjelljes, dokumente politikash,të manualit ose ndonjë document tjetër,që kanë lidhje me ushtrimin e funksioneve të saj dhe që prek publikun e gjerë.
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim,si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Gjykatës,orarin e punës,emrin e kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
- Të dhëna për arsimin,kualifikimet dhe pagat e funksionarëve , të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë , sipas ligjit , strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, një përshkrim të procedurave të zgjedhjes,kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të Gjykatës,si dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime.
- Mekanizmat monitures dhe të kontrollit që veprojnë mbi AP-në , përfshirë planet strategjitke të punës,raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera,si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit.
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara,si dhe cdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. (Kur Gjykata vetëfinancohet me tarifat e licensave,ose cdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga ana e subjekteve të rregulluara prej saj, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licensuara).
- Informacion për procedurat e prokurimit,ose ato konkuruese të koncesionit apo partneritetit publik privat, përkatësisht sipas parashikimeve të Ligjit Nr.9643 dt.20.122006 “Për prokurimin publik” dhe të Ligjit Nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” që kryhen për llogari të Gjykatës duke përfshirë:Listën e kontratave të lidhura,shumën e kontraktuar, palët kontraktuese përshkrimin e shërbimve apo mallrave të konraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e atyre kontratave, udhëzues dhe politika të ndryshme.
- Informacion për shërbimet që Gjykata i jep publikut,përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit,një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, të subvencioneve të dhëna prej saj dhe të procedurave për ti perfituar ato,informacione dhe dokumentet që kërkohen shpesh,si dhe cdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoirteti public.
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave , në lidhje me veprimet ose mosveprimet e gjykatës,procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në cfarëdo mënyre tjetër ne hartimin e ligjeve,të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës , një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor ajo për mbajtjen e dokumentacionit,të llojeve,formave të dokumenteve,si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
- Gjykata,gjithashtu ,krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të saj në internet,të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës,si dhe për metodat,mekanizmat dhe periodicitetin e publikim të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.
- Aktet që përmbajnë rregulla,norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit,me efekt të drejtpërdrejtë për ta,bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit Brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata.
Informacioni i publikuar ndryshon sipas kesaj skeme përditësohet sa herë që ai ndryshon.

IV. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar.Gjykata vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme në një menu të vecanë të titulluar “Programi i transparencës”

V. MONITORIMI
Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të dretjën e informimit,duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, vecanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për cështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.