Gjykata e Rrethit Gjyqesor Pogradec ushtron juridiksionin e saj ne rrethin e Pogradecit. Godina ne te cilen ndodhet, u rikonstruktua plotesisht  dhe qe nga nentori i vitit 2012aktivitetin e saj e realizon ne godinen e re (ish shtepia e ushtarakeve)

    Ne kete godine te gjitha seancat gjyqesore dhe sherbimet ndaj publikut realizohen ne katin e pare me te gjitha standartet e kohes.

    Informacioni paraprak merret nga punonjesi i sigurise ne hyrje te gjykates dhe nga tabelat orientuese.

    Informacion mbi orarin e gjykimeve te dites mund te merrni ne dy monitoret ne dy hyrjet e sallave penale dhe civile.

    Vertetimet, dokumentacionet dhe informacione te detajuara do te merrni ne kryesekretarine e gjykates. Ajo ndodhet ne hyrjen e salles penale ne katin I.

                           Orari i sherbimit ne gjykate:       08:00 – 16:00

                           Ditet e pushimit javor:                  E shtune dhe e diel

                           Pushimet vjetore:                          Muaji gusht

                           Telefon dhe faks:                           083 222 772

Adresa:  Lagja nr. 3, Rruga “Naim Frasheri”, Pogradec