PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR PËRMET

 

I. HYRJE

 

 

Në përputhje me nenin 7 të Ligjit Nr.119 dt.10.07.2014 “Për të drejtën e informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet . Programi përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Gjykatës në kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Gjykata, (këtej e tutje AP=autoritetit publik) ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare, www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut . Programi i Transparencës pasqyrohet rubrikat,tekstet, përmbajtjen, afatet kohore për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin .

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet . Përveç kësaj, çdo dokument, është i aksesueshëm edhe në skemë .

Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje . Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në një format lehtësisht të kuptueshëm . Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program .

 

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë :

 

  1. “E drejta për informim” është një e drejtë kushtetuese, e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim .
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave . AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj, publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i Ligjit dhe dispozitave të tij, që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së përkatësisht : Ligji Nr.9877dt.18.02.2008 ”Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Dekreti i Presidentit Nr.7818 dt.16.11.2012 dhe aktet e tjera nënligjore ....

4.  I gjithë informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme .

5.  Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP) .

6.  Rishikimi i programit të transparencës do bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij, brenda afatit të parshikuar në nenin 5 të Ligjit Nr.119/2014 .

7.  Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë :

-  i plotë ;

-  i saktë ;

-  i përditësuar ;

-  i thjeshtë në konsultim ;

-  i kuptueshëm ;

-  lehtësisht i aksesueshëm ;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik .

 

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

 

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit :

 

-   Strukturën organizative të autoritetit publik ;

-  Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve,akteve nënligjore,kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër, që kanë lidhje me ushtrimin e funksioneve të saj dhe që prek publikun e gjerë ;

-   Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,  adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës ;

-   Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Gjykatës, orarin e punës, emrin e kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit ;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të Gjykatës, si dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime ;

-   Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi AP-në, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit ;

-   Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit . (Kur Gjykata vetëfinancohet me tarifat e liçencave, ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga ana e subjekteve të rregulluara prej saj, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara) ;

-  Informacion për procedurat e prokurimit, ose ato konkuruese të koncesionit apo partneritetit publik privat, përkatësisht sipas parashikimeve të Ligjit Nr.9643 dt.20.12.2006 “Për prokurimin publik” dhe të Ligjit Nr.125/2013“Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” që kryhen për llogari të Gjykatës duke përfshirë : Listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese, përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e atyre kontratave, udhëzues dhe politika të ndryshme ;

Informacion për shërbimet që Gjykata i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, të subvencioneve të dhëna prej saj dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumentet kërkohen shpesh, si dhe çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik ;

-   Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e gjykatës, procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor ajo për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë ;

-      Gjykata, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të saj në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë ;

-     Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata .

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë që ai ndryshon .

 

 

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR PËRMET

 

 

 

 

Kategoritë e

informacionit publik

pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti /përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturesorganizative,funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

p.sh: Struktura organizative vendoset e plotë ose në link.

p.sh: 1)Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare, 2)Referojuni pikës 3 të nenit 7, ose

3) Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.

p.sh:

Referohetmenujapërkatëse në faqe zyrtare.

p.sh: Koordinatori; titullari ose nëpunësi i deleguar prej tij.

Akte ndërkombëtare ligje;

akte nënligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

 

 

 

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të gjykatës, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni 7/1/ç

 

 

 

 

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

 

 

 

 

Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues  performance

Neni7/1/dh

 

 

 

 

Buxheti

Neni 7/1/e

 

 

 

 

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

 

 

 

 

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni 7/1/f

 

 

 

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

 

 

 

 

Mbajtja e dokumentacionit nga gjykata

Neni 7/1/h

 

 

 

 

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr. 119/2014

Neni 7/1/i

 

 

 

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

 

 

 

 

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

 

 

 

 

 

 

 

 

V. PUBLIKIMI

 

 

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme në një menu të veçantë të titulluar “Programi i transparencës”.

 

 

VI. MONITORIMI

 

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës .

 

 

 

 

LIDHJA NR. 2

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

 

 

 

Nr. Rendor (1)

Data e regjistr. të kërkesës (2)

Objekti (3) (Përmban edhe përmbledhje të kërkesës) .

Data e kthimit të përgj. (4) (Përmban edhe përmbledhje të përgjigjes)

Statusi i kërkesës (5)

Tarifa (6)

1

 

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

 

3

 

 

 

 

 

 

Shënim :

Regjistri përditësohet çdo tre muaj dhe në përmbajtjen e saj :

(1) Evidentohet kronologjia e kërkesave ;

(2) Evidentohet nisja e shqyrtimit të kërkesës ;

(3) Identifikohet lloji i kërkesës ;

(4) Reflektohet afati i shqyrtimit të kërkesës dhe nëpërmjet klikimit, kërkuesi njihet me përmbledhjen e  përgjigjes që e ndihmon atë për t’u njohur ecurinë e procesit .

(5) Të dhënat personale anonimizohen në përputhje me Ligjin Nr.119/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

(6) Evidenton vlerat monetare për dhënie të dokumentacionit në përputhje me udhëzimet përkatëse .

 

K R Y E T A R I

 

P a s h k   G J A C I