PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR LEZHË


I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Gjithashtu për shkak të strukturës dhe menuve të limituara të faqes zyrtare Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë në pamundësi teknike, të publikimit të plotë dhe në formë të organizuar të informacionit në përputhje të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, me kërkesë të publikut vendose në dispozion të tij sipas rastit çdo informacion apo dokument duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Tekstet e vendimeve gjyqësore publikohen në formë të anonimizuar në zbatim ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.


II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe përkatësisht: Ligji Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë; Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010.
4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
-i plotë;
-i saktë;
-i përditësuar;
-i thjeshtë në konsultim;
-i kuptueshëm;
-lehtësisht i aksesueshëm;
-i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë vendos në dispozicion të publikuara në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të autoritetit publik;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për kopje të kerkesave të rregjistrimeve audio, si dhe procedurat tëheqjen e akteve përkatëse;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Tekstet e vendimeve gjyqësore publikohen në formë të anonimizuar në zbatim ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

 

 TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR LEZHË

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Skemë

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtuesve/gjyqtarëve, arsimit, kualifikimet e drejtuesve

Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë

Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” 

 

Rregulloren “Për Marrëdhënien e Gjykatës me Publikun” miratuar me Urdhrin Nr. 6777/5 datë 30.09.2010

CV-të e gjyqtarëve dhe lista e emrave të stafit të Gjykatës Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe kontaktet zyrtare

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari.

Në faqen zyrtare në menunë:“Struktura e Gjykatës”

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime”, “Pasqyra e shtypit” dhe Rregullore të gjykatës”

“Programi i Transparencës”në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë

Administrata e Gjykatës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash;dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Vendim nr. 238/1/a datë 24.12.2008 
Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore

Rregullore "Mbi përdorimin e internetit,aksesin dhe mirëmbajtjen e paisjeve të teknologjisë së informacionit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë"

Kodi etik i administratës gjyqësore

Rregullore e disiplinës në punë

Rregullore për marrëdhënien e gjykatës me publikun

Rregullore e menaxhimit të shpenzimeve për njoftime

Rregullore e përshkrimit të detyrave

Rregullore për vleresimin e punës së stafit administrativ të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Rregullore për furnizimin e brendshëm me material konsumi dhe inventari 

Rregullore e brendshme e manaxhimit të arkivit

Rregullore për orarin e punës të pushimit dhe gadishmërisë 

Rregullore e përdorimit dhe administrimit të automjetit

Rregullore garantimit të rregullit dhe sigurisë në gjykatë

Rregulloren për shfrytëzimin, mirëmbajtjen, riparimin, lëvizjen, ruajtjen dhe inventarizimin e materialeve

Pas hyrjes në fuqi

Pas miratimit të titullarit

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime dhe pasqyra e shtypit”

“Programi i Transparencësnë hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë

Në faqen zyrtare të KLD në linkun

http://www.kld.al/korniza-

ligjore/akte-nënligjore

Ministria e

Drejtësisë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

KLD

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe informacion mbi ndryshimin e orarit të shërbimit me publikun

Neni 7/1/c/g

Format kërkese për Informacion në faqes zyrtare

Rregulloren e datës 18 shtator 2013 e Kryetarit së Gjykatë “Rregullore e Brendshme e Menaxhimit te Arkivit Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Lezhë”

Format kërkese

Adresë postare:Blv. “Gjergj Fishta” Kodi Postar 4501

E-mail:Njoftime.GjykataLezhe@gjykata. gov.al ose

Adresë web:www.gjykata.gov.al

Pas miratimit të titullarit të Programit të transparencës.

Menjëherë, në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë përkatëse në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë

Administrata e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni 7/1/ç

 

Urdhër Nr.333 prot, datë 31/05/2016 i Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Z.Edmond Fierza

Email:edmond.fierza@gjykata.gov.al

Tel: +355 215 2 4774

(nr. brendshëm 106)

Adresa: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

Bulevardi “Gjergj Fishta” Lezhë

Orari: E Hënë-E Premte

08:00 - 16:00

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

 

 

Programi i transparencës”

rubrika

“Kordinatori për të drejtat e informimit”

www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë do të pubikohet.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Përshkrim

i procedurave të kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

 

Ligj Nr. 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë;

Ligji Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

 

Pas hyrjes në fuqi

 

Pas botimit në

Fletoren zyrtare.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance

Neni 7/1/dh

 

Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2015

Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2016

Analiza Vjetore e Punës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë 2017

Rezultatet e sondazheve të realizuara nga gjykata sipas formularëve të CEPEJ

Përditësohet dhe publikohet periodikisht

 

www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë do të pubikohet.

Në menunë “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Buxheti

 

Neni 7/1/e

 

Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij

Udhëzim Nr. 7/1 , Datë 28.02.2014 "Për Përgatitjen e Buxhetit Vendor"

Udhëzim Nr. 2 Datë 06.02.2012 “Për Proçedurat Standarde të Zbatimit të Buxhetit”

Raporti përfundimtar i Auditit

të brendshëm për vitin 2015

Raporti përfundimtar i Auditit

të brendshëm për vitin 2017

Analiza financiare për vitin 2017

Pas hyrjes në fuqi

 

Në faqen zyrtare të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë do të pubikohet.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Zyra e Buxhetit

Informacion për procedurat e prokurimit.

 

Neni 7/1/ë

 

Regjistri/lista e kontratave të lidhura për vitit 2017

Regjistri/lista e kontratave të lidhura për vitin 2018

VKM Nr.914 datë29.12.2014

“Për miratimin e rregullave të

Prokurimit publik”, Udhëzimi

Nr.2, datë 27.01.2015“Për

hartimin e rregjistrit të

prokurimit publik”

Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006“Për

prokurimin publik”(i ndryshuar)

Menjëherë pas dërgimit në APP.

 

Në faqen zyrtare të APP

Në faqen zyrtare te www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë do të pubikohet në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Zyra e Buxhetit

Shërbimet e autoritetit për publikun.

 

Neni 7/1/f

 

Udhëzimi i përbashkët

Nr.33,datë 29.12.2014“Për

përcaktimin e tarifës së

shërbimit për veprime e

shërbime të administratës

gjyqësore e Ministrisë së

Drejtësisë, Shërbimit

Përmbarimor, Noterisë

Vërtetime,

Ankime,Rekurse,

Kopje aktesh/dokumetash

Kërkesë padi,Vendime etj.

Përditësohet

 

Pas botimit në

fletorenzyrtare.

 

Në faqen zyrtare në menunë:“Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”

 

 

Kryesekretaria

 

Punonjësi i (IT)

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

 

Neni 7/1/gj

 

Në përputhje me kërkesat ligjore

Projekt akte ligjore dhe nënligjore.

Njoftimi Elektronik i Akteve Gjyqesore urdheri nr.360 datë 05.09.2013

Urdhër "Për miratimin e objektiva të brendshëm të gjykatë, për menaxhimin më të mirë të kohës në gjykimin e çështjeve gjyqësore

Urdhër mbi mbarëvajtjen e procesit të mbartjes së dosjeve dhe hartimin e statistikave vjetore

Përditësohet menjëherë

 

Pas miratimit të ligjit apo të projektit.

Në faqen zyrtare

www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit GjyqësorëLezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë

 

Neni 7/1/h

 

Urdhër Nr.4895/5 datë 01.11.2016
Rregullore mbi metodiken dhe tipologjine e menaxhimit të arkives gjyqësore.Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te insititucionit bëhet në perputhje me kuadrin ligjor për arkivat në Republikën e Shqipërisë.

Ligji. nr.9154, datë 06.11.2003.

“Për arkivat”.VKM nr. 903, Datë 17.12.2014 “Për krijimin e arkivit shtetëror të sistemit gjyqësor”

Përditësohet

Pas botimit në

Fletoren zyrtare.

Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”

 

Arkivi

 

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

 

Tabelë në format elektronik

 

Pas miratimit të programit të transparencës.

Përditësohet elektronikisht

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i transparencës” Me kufizime të identitetit të kërkuesit/ankuesit.

 

Kooridnatori për të drejtën e informimit

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

 

Datat e gjykimeve

Vendime gjyqësore të anonimizuara, planifikimet,

informacion mbi shortin ,

kalendari i seancave etj.

Përditësohen elektronikisht në portalin e gjykatës

 

Në faqen zyrtare në menunë:”Çështje Gjyqësore”

“Informacion mbi shortin” , “Kalendari i Seancave”

Administrata e Gjykatës

Kooridnatori për të drejtën e informimit

Informacione të tjera të dobishme

 

Neni 7/1/l

 

Lista e ekspertëve dhe

vlerësuesve të dëmeve

materiale dhe shëndetësore,

miratuar nga Kancelari i

Gjykatës

Lista e ekspertëve kontabël

Lista e Eksperteve te Ing.

Gjeodet, Ndërtimi,Vlerësues

Pasurive te Paluajtshme

Lista e përditësuara

administratorëve të falimentit

Lista e përkthyesve të

autorizuar përkthime në 26

gjuhë të ndryshme etj.

Lista e eksperteve psikologe etj.

Lista e avokatëve kryesisht dhe grafiku i gadishmërisë

Lista e avokatëve falas dhe grafiku për vitin 2017

Lista e avokatëve dhe kontaktet për vitin 2018

Broshura informuese dhe letra e të drejtave

Lista e shërbimeve sociale Lezhë

Lista e shëbimeve sociale Mirditë

Lista e shërbimeve sociale Kurbin

Lista e avokatëve dhe grafiku i gadishmërisë për vitin 2019

Përditësohen Periodikisht

pas përpilimit

nga kancelari

Pas miratimit të

të institucionit përkatës

Pas miratimit të

Ministrit të

Drejtësisë

Në faqen zyrtare në menunë: “Publikime” dhe “Pasqyra e shtypit”

 

Administrata e Gjykatës

Koordinatori

për të drejtën e

informimit

Agjensia e

Mbikqyrjes së

falimentit

Ministria e

Drejtësisë



II.PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.


III.MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës sëinformimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.