PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN

I.HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik  ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Autoriteti Publik do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së   punës   së   Autoriteti Publik,   nëpërmjet   pasqyrimit   të   detajuar   të   tij   në   faqen   zyrtare http://www.gjykata.gov.al/rrethi-kurbin/gjykata-e-rrethit-kurbin  dhe në mjediset e pritjes së publikut.   Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje  të  programit të  transparencës evidentohet skema e  publikimit,  e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja
zyrtare e Autoriteti Publik është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë  program.

II.PARIME TE PERGJITHSHME   

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Autoriteti Publik janë:
 
1.   “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.   Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Autoriteti Publik ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
 Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: LIGJ Nr.9877, datë 18.2.2008 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë 11.4.2013).
3.   Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
4.   Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
5.   Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
6.   Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
-     i plotë; i saktë; i përditësuar;i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm;lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
 
 
 
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit
Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të autoritetit publik;
Tekstet  e  plota,  të  konventave  që  janë  ratifikuar,  të  ligjeve,  të  akteve  nënligjore,  të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka
lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një  përshkrim  të  procedurave  të  zgjedhjes,  kompetencave  dhe  detyrave  të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrëvendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet  strategjike  të  punës,  raportet  e  auditimit  nga  Kontrolli  i  Lartë  i  Shtetit  ose subjekte  të  tjera,  si  dhe  dokumentet  që  përmbajnë  tregues  të  performancës  së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik  vetëfinancohet  nga  tarifat  e  licencave  ose  çdo  formë  tjetër  e  financimit  të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion    për    procedurat    e    prokurimit    apo    procedurat    konkurruese    të koncesionit/partneritetit  publik  privat,  përkatësisht,  sipas parashikimeve  të  ligjit  nr.
9643,  datë  20.12.2006,  “Për  prokurimin  publik”,  dhe  të  ligjit  nr.  125/2013,  “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe  përshkrimin  e  shërbimeve  apo  mallrave  të  kontraktuara,  informacionin  për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e   shërbimit,   një   përshkrim   të   kategorive   dhe   formave   të   ndihmës   shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo  mekanizëm  dhe  procedurë  për  bërjen  e  kërkesave  dhe  ankesave,  në  lidhje  me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Autoriteti Publik, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
 Autoriteti Publik gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Autoriteti Publik.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR KURBIN
Kategoritë e informacionit
publik  pa kërkesë     Baza
ligjore     Dokumenti/Përmbajtja     Afati kohor për
publikim    Mënyra e publikimit     Struktura
përgjegjëse
 
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.    
Neni
7/1/a/d    
Urdhër
i Ministrit të Drejtësisë  “Për miratimin e strukturës së Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kurbin.    
Pas botimit në fletoren zyrtare.    
www.gjykata.gov.al  në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Ministria e
Drejtësisë
 
Akte ndërkombëtare ligje;
akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër.    
Neni
7/1/b    
1)LIGJ  Nr.9877, datë 18.2.2008
PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
(Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë 11.4.2013)
 
2) Vendim Nr. 238/1/a, datë
24.12.2008 i KLD (i ndryshuar)
 
3) Rregullore e Brendshme e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin
 
4) Urdhër i Kryetarit te Gjykatës Nr.107 Datë 20.03.2009 për ndarjen e çështjeve me short elektronik    
Pas botimit në fletoren zyrtare
 
 
 
 
 
 
 
 
Pas miratimit të titullarit    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin në mënunë “Pasqyra e shtypit”.
 
 
 
http://www.kld.al/korniza- ligjore/akte-nënligjore
 
Ministria e
Drejtësisë
 
 
 
 
 
KLD

 
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike
për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.    
Neni
7/1/c/g    
Format kërkese për
Informacion.
 
 “Për Formularin e Aplikimit për marrjen e dokumenteve nga Arkiva e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Kurbin”
 
Format ankese
 
Adresë postare: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Rruga “Gurra”, Lagjja Nr.4
Kurbin.
 
Adresë e-maili: ZMP.gjykatarrkurbin@gjyk ata.gov.al
 
Pas miratimit të titullarit.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin  në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Kurbin
 
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit.    
Neni7/1/ç    
Urdhër Nr.39 , date 27.02.2015 i Kryetarit te  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin    
Pas miratimit të titullarit.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin në mënunë “Kontakte”.    
Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Kurbin
 
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve
të lartë dhe procedura e
ndjekjes për marrjen e vendimeve.    
Neni
7/1/d    
Neni 11 dhe Neni 16 i LIGJIT Nr.9877, datë 18.2.2008 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë
11.4.2013)    
Pas botimit në fletoren zyrtare.    
http://www.qbz.gov.al/
 
 
Mekanizmat monitorues; raporte  auditi; dokumentet me tregues performance    
Neni7/1/
dh    
Ligji Nr.9720,datë 23.04.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”,
 
Ligji Nr.154/2014, datë
27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të Lartë të Shtetit”
Raporti përfundimtar i Auditimit dhe Rekomandimet nga KLSH
 
Raporti përfundimtar i Auditit të brendshëm.
 
Raport tematik mbi procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore    
Pas botimit në fletoren zyrtare. Pas botimit në fletoren zyrtare.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin  në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Kurbin Sektori i Finances
KLD
 
Buxheti    
Neni
7/1/e    
Ligji Nr.160/2014 “Për buxhetin për vitin 2015”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr.2, datë
06.02.2012 “Për Procedurat
standarte të zbatimit të
buxhetit”,
    
Pas botimit në fletoren zyrtare. Pas miratimit nga Titullari    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Kurbin Sektori i Finances
 
Informacion për procedurat e prokurimit.    
Neni
7/1/ë    
VKM Nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,Udhëzimi Nr.2, datë 27.01.2015 “Për hartimin e rregjistrit të prokurimit publik”    
Pas miratimit nga Titullari    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin  në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Gjykata e
Rrethit Gjyqësor
Kurbin
Sektori i
Finances

          Udhëzimi Nr.3, datë 27.01.2015
“Për  Procedurën e Prokurimit
me Vlerë të vogël”
Ligji Nr. 9877, datë 18.02.2008,
“Për organizimin e pushtetit
gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar),  Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar)              
 
Shërbimet e autoritetit për publikun.    
Neni
7/1/f    
Udhëzimi i përbashkët Nr.33,datë 29.12.2014 “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrise së Drejtësisë,Shërbimit Përmbarimor, Noterisë    
Pas botimit në fletoren zyrtare.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin  në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave
 
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.    
Neni
7/1/gj    
Projetk akte ligjore dhe nënligjore.    
Pas miratimit të ligjit apo të projektit.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin .    
Ministria e
Drejtësisë
 
Mbajtja e dokumentacionit nga
AP     
Neni
7/1/h    
Ligji. Nr.9154, datë 06.11.2003.
“PËR ARKIVAT”.
VKM Nr. 903, datë 17.12.2014
“PËR KRIJIMIN E ARKIVIT SHTETËROR TË SISTEMIT GJYQËSOR”    
Pas botimit në fletoren zyrtare.    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.    
Arkivistja
 
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.    
Neni 7/1/i    
Tabelë në format elektronik    
Pas miratimit nga Titullari    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin  në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Kooridnatori për të drejten e informimit
 
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.    
Neni
7/1/k    
Vërtetime, Vendime Gjyqësore, Informacionë në lidhje me shortin elektronik, data të gjykimeve etj.    
Menjëherë    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.    
Kooridnatori për tëdrejten e informimit
 
Informacione të tjera  të dobishme    
Neni 7/1/l    
Lista e ekspertëve dhe vlerësuesve të dëmeve materiale dhe shëndetësore, miratuar nga Kancelari i Gjykatës
 
Lista e ekspertëve kontabël
 
Lista e Eksperteve te Ing. Gjeodet, Ndërtimi, Vlerësues Pasurive te Paluajtshme
 
Lista e përditësuar e administratorëve të falimentit
 
Lista e përkthyesve të autorizuar oër përkthime në 26 gjuhë të ndryshme    
Pas përpilimit nga kancelari
 
 
 
 
Pas miratimit të drejtorit
Pas miratimit të
Ministrit të
Drejtësisë    
www.gjykata.gov.al në hapësirën dedikuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Kurbin në mënunë “Pasqyra e shtypit”.    
Kooridnatori për tëdrejten e informimit
 
 
 
Ministria e
Drejtësisë
 
 
 
 
Agjensia e mbikqyrjes së falimentit



    V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
 
  VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri  bën  rekomandime  për  autoritetet  publike,  lidhur  me  konceptimin   dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.