Në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedurial në gjykatë dhe rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve me veprimtaritë e gjykatës, zyra për marrëdhëniet me publikun e mediat në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë ka ndërtuar dhe mirëmban këtë faqe.

Të dhënat mbi çështjet, qofshin ato civile apo penale gjenerohen në këtë faqe në momentin që krijohen gjatë veprimtarisë proceduriale  të lidhur me çështjen përkatëse.

Në rubriken "Pasqyra e Shtypit" gjeni formularët për plotesim nga publiku si dhe udhëzimin për plotesimin e tyre në lidhje me projektin Për një Drejtësi pa Vonesa.
Gjithashtu në këtë rubrike gjeni një prezantim përmbledhës të projektit Just të USAID dhe OSCE "Për një Drejtësi pa Vonesa" për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.