Të nderuar lexues !

Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

 


Kjo faqe përbën një shërbim të shtuar që ofron gjykata për qytetarët.
Ketu ju do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm mbi gjykatën, strukturën, shërbimet etj, si dhe çdo informacion tjetër të dobishëm në lidhje me ecurinë e  çështjeve dhe zhvillimin e gjykimeve.  Kjo faqe ka gjithashtu rëndësi përsa i takon transparencës, e cila rrit përgjegjshmërinë e gjyqësorit dhe ndihmon në drejtim të rritjes së besimit të publikut tek drejtësia.

 


Falë zhvillimeve në fushën e Teknologjisë së informacionit, tashmë është e mundur që shërbimet e ofruara nga Gjykata të jenë të aksesueshme online nga qytetarët dhe institucionet e tjera si dhe nga OJF të ndryshme. Kjo ka ndihmuar mjaft në rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit në tërësinë e funksionimit të Sistemit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

 


Ju falënderojmë dhe ju urojmë një shikim të këndshëm!

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë