ADMIR BELISHTA

KRYETAR

Admir Belishta ka lindur ne Maliq, Korçë, më 20.09.1978 . Në vitin 2001  diplomohet  Jurist, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2004 përfundon Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, profili gjyqtar. Në vitin 2009 përfundon studimet pasuniversitare “Master”, në Shkencat Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 mbron gradën shkencore “Doktor”, në Shkencat Penale,  Fakulteteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 emërohet gjyqtar, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Nga viti 2007 e në vazhdim ushtron detyrën e Kryetarit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Është autor dhe bashkautor i nje sërë botimesh si : “Manuali për aplikimin e alternativave të dënimeve me burgim”, “Pyetja në procesin penal” si dhe “Aksesi në gjykatë i personave në nevojë”, ''Aplikimi i akuzave te reja ne procesin penal''.  Është autor i disa artikujve botuar në revista shkencore si: "Jeta Juridike", "Tribuna Juridike", “Akademikus”, si dhe tek Buletini Shkencor i Universitetit "Fan S.Noli Korçë". Eshte ekspert i trajnimit vazhdues i Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, që prej vitit 2007. Nga vitit 2015 e ne vazhdim është pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, në lëndën “Menaxhim Gjykatash”. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash  dhe trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës  dhe organizma të tjera vendase dhe të huaja, ku dhe është pajsur me çertifikimiet përkatëse.

Detyra: Kryetar / Gjyqtar

Seksioni:

Datelindja: 20.09.1978

Vendlindja: Maliq, Korce

Kontakt: admir.belishta@gjykata.gov.al

 

 

LULJETA KOLE

ZV. KRYETARE / GJYQTARE

Luljeta Kole ka lindur me 28.11.1969 ne qytetin e Korces. Ne vitin 1992 diplomohet me titullin "Juriste" ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Ne nentor te vitit 1992 emerohet gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce. Nga viti 1998 deri ne vitin 2008 ka ushtruar detyren e Zv/ Kryetares se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

Gjyqtare Luljeta Kole ka marre pjese ne disa trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit.

Me date 22.12.2018 zgjidhet nga Mbledhja e Pergjithshme e Gjyqtareve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce si Zv. Kryetare e kesaj gjykate.


Detyra:
Zv. Kryetare / Gjyqtare

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 28.11.1969

Vendlindja: Korce

Kontakt: luljeta.kole@gjykata.gov.al

 

 

ARBEN LERA

GJYQTAR

 

 

 

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per te Mitur

Datelindja: 

Vendlindja: Korce

Kontakt: arben.lera@gjykata.gov.al

 

 

 

ARIOLA KRISTO

GJYQTARE

Ariola Kristo (Cerava) ka lindur ne qytetin e Korçës ne daten 08.07.1978. Ka kryer studimet ne Fakultetin e Drejtesise te Univeristetit te Tiranes, dega drejtesi. Me pas ka ndjekur Shkollen e Magjistratures ne periudhen tetor 2000 - tetor 2003 ne perfundim te te ciles ka marre titullin magjistrat gjyqtar. Qe prej tetorit te vitit 2003 eshte emeruar ne detyren e gjyqtares prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron edhe aktualisht.

Gjyqtare Ariola Kristo ka marre pjese ne seminare te ndryshme te organizuara nga Shkolla e Magjistratures ne kuader te trajnimit vazhdues e ne seminare te organizuara te tjere me fushe veprimi ne sistemin e drejtesise. Per disa vite ka ushtruar veprimtari akademike (mesimdhenie) ne Universitetin Jo Publik, Fakultetit i Drejtesise.

Gjyqtarja Kristo zoteron shume mire gjuhen angleze.


Detyra:
Gjyqtare

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 28.11.1969

Vendlindja: Korce

Kontakt: ariola.kristo@gjykata.gov.al

 

 

BESNIK SHEHU

GJYQTAR

Besnik Shehu ka lindur me 19.07.1964 ne qytetin e Elbasanit. Ne vitin 1986 perfundon Akademine Ushtarake Skenderbej dhe emerohet ne disa reparte ushtarake ne rrethin e Librazhdit, Elbasanit dhe Korces. Ne vitin 1989 fillon studimet ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise duke perfunduar studimet ne vitin 1994 me titullin "Jurist". Ne periudhen 1993 - 1995 punon ne detyren e "Juristit" prane reparteve ushtarake te Elbasanit dhe Korces. Ne muajin Korrik te vitit 1995 emerohet Gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, seksioni penal ushtarak dhe pas ndryshimeve ne Kodin e Procedures Penale ne vitin 2008, emerohet gjyqtar prane po kesaj gjykate, duke gjykuar ne seksionet civile dhe penale.

Gjyqtari Besnik Shehu ka qene pjesemarres i nje sere seminaresh e trajnimesh te organizuara nga Shkolla e Magjistratures.


Detyra:
Gjyqtar

Seksioni:Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 19.07.1964

Vendlindja: Elbasan

Kontakt: besnik.shehu@gjykata.gov.al

 

 

EGLANTINA MIKANI

GJYQTARE

Eglantina Mikani ka lindur me 14.12.1972, ne qytetin e Korces. Ne vitin 1995 eshte diplomuar me titullin "Juriste", ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Ne vitin 1996 eshte emeruar ndihmes-gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Korce,  ndersa ne vitin 1998 eshte emeruar gjyqtare ne po kete gjykate, ku dhe vijon te ushtroje kete detyre. Gjate kesaj periudhe gjyqtarja Eglantina Mikani ka marre pjese ne nje sere trajnimesh te zhvilluara nga Shkolla e Magjistratures nga organizma te huaj dhe vendas duke u pajisur me certifikatat perkatese. Per gati 5 vjet, ne vitet 1996 - 1997 dhe vitet 2000 - 2004 ka qene e angazhuar si pedagoge e jashtme ne Universitetin "Fan S.Noli" Korce.

Detyra: Gjyqtare

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 14.12.1972

Vendlindja: Korce

Kontakt: eglantina.mikani@gjykata.gov.al

 

 

FLOJERA DAVIDHI

GJYQTARE

Flojera Davidhi ka lindur ne qytetin e Lushnjes, me 30.12.1986. Ne vitet 2005 -2009 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, duke u diplomuar me titullin "Juriste". Ne vitet 2011 -2014, ndjek studimet ne Shkollen e Magjistratures duke u diplomuar me pas si "Magjistrate - Gjyqtare".

Qe prej tetorit te vitit 2015, ushtron funksionin e gjyqtares prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, duke gjykuar ne seksionet civile dhe penale te kesaj gjykate.

 

Detyra: Gjyqtare

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 30.12.1986

Vendlindja: Lushnje

Kontakt: flojera.davidhi@gjykata.gov.al

 

 

MAKSIM QIRJAZI

GJYQTAR

Maksim Qirjazi ka lindur me 01.10.1956 ne Gostivisht te Kolonjes. Ne vitin 1994 diplomohet me titullin "Jurist" ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes. Nga viti 1990 deri ne vitin 1993 mban poste te ndryshme ne administrate si shef seksioni dhe sekretar i Keshillit te Rrethit. Nga nentori i vitit 1993 deri ne qershor te vitit 1994 punon si hetues ne policine hetimore prane Komisariatit te Policise Kolonje. Ne korrik te vitit 1994 fillon punen si ndihmes gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kolonje dhe ne vitin 1995 emerohet si gjyqtar prane po kesaj gjykate. Ne shtator te vitit 2007 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce.

Gjyqtari Maksim Qirjazi ka kryer nje sere trajnimesh prane Shkolles se Magjistratures qe nga krijimi i saj dhe ne vazhdim si dhe ka marre pjese ne seminare dhe workshop-e ne fushen civile, penale, tregetare, familjare etj.

Gjyqtari Maksim Qirjazi zoteron njohuri te gjuhes angleze.

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 01.10.1956

Vendlindja: Kolonje

Kontakt: maksim.qirjazi@gjykata.gov.al

 

 

MARKELIAN KUQO

GJYQTAR

Markelian Kuqo ka lindur ne 04.03.1972 ne qytetin e Korces. Ne vitet 1990 - 1994 kryen studimet ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, ku ne perfundim diplomohet me titullin "Jurist". Ne vitin 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, detyre te cilen e ushtron dhe aktualisht. 

Gjyqtari Markelian Kuqo ka marre pjese ne trajnime te organizuara nga Shkolla e Magjistratures si dhe organizma te tjera vendase dhe te huaja, si brenda ashtu dhe jashte vendit. 

Detyra: Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Mitur

Datelindja: 04.03.1972

Vendlindja: Korce

Kontakt: markelian.kuqo@gjykata.gov.al

 

 

SELADIN PYSQYLI

GJYQTAR

Seladin Pysqyli ka lindur me 12.03.1962 ne qytetin e Bilishtit. Ne vitin 1994 diplomohet me titullin "Jurist" ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes. Ne nentor te vitit 1993 emerohet ndihmes gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce. Ne qershor te vitit 1995 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Devoll. Ne vitin 1998 emerohet gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce, funksion te cilin e ushtron dhe aktualisht.

Gjyqtari Seladin Pysqyli ka marre pjese nje sere trajnimesh prane Shkolles se Magjistratures si dhe ne seminare dhe workshop-e te zhvilluar nga organizma vendas dhe te huaj ne fushen e drejtesise.


Detyra:
Gjyqtar

Seksioni: Civil & Penal per Madhore

Datelindja: 12.03.1962

Vendlindja: Bilisht, Devoll

Kontakt: seladin.pysqyli@gjykata.gov.al

 

 

SONJELA VOSKOPI

GJYQTARE

Sonjela Voksopi ka lindur ne Korçë, në 18.10.1982. Në vitin 2005 është diplomuar me Titullin ‘Jurist” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2007 ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duke u diplomuar me Titullin Magjistrat, profili Gjyqtar. Prej dates 05.10.2007 ushtron funksionin e Gjyqtares pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Korcë.
Për disa vite ka ushtruar veprimtari akademike në Universitet Jo Publik, Fakulteti i Drejtësisë.
Ka marrë pjesë në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe në seminare e trajnime të tjera të organizuara brenda dhe jashtë vendit nga organizma të tjerë me fushë veprimi në sistemin e Drejtësise.
Prej dy vjetësh ështe eksperte lehtësuese pranë Shkollës së Magjistratutës.


Detyra:
Gjyqtare

Seksioni: Penal per Mitur & Penal per Madhore

Datelindja: 18.10.1982

Vendlindja: Korce

Kontakt: sonjela.voskopi@gjykata.gov.al