Mbi gjykaten 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ushtron funksionin e saj në godinën e ndërtuar në një stil bashkëkohor në vitin 2010. Ajo ka në organikën e saj 14 gjyqtarë dhe një administratë gjyqësore prej 27 personash.

Kati i parë i godinës shërben për të realizuar plotësimin e kërkesave të publikut për informacion, depozitim kërkesash, për tërheqje akte gjyqësore, ndërsa në katet e tjera janë të sistemuara sallat civile dhe penale. Gjykata ofron aksese për personat me handikap lokomotor, duke mundësuar praninë e tyre në çdo sallë gjykimi. Shtatë sallat e gjykimit janë të pajisura me sistemin audio dhe pajiset audiovizuale të nevojshme për kryerjen e një procesi gjyqësor të rregullt e transparent. Te gjitha planifikimet e gjykimeve behen nepermjet kalendarit elektronik PAKS+ te instaluar ne cdo zyre gjyqtari, sekretare si dhe ne cdo salle gjykimi.

Këndi i afishimeve në hyrje të Gjykatës, se bashku me kendin e transparences te ndodhur ne hollin e katit te pare, jep informacion mbi çështjet në gjykim, shpalljet e vendimeve, listat e ekspertëve, psikologeve, regjistrin e kerkesave dhe pergjigjeve, programin e transparences si dhe permban formulare fizike per personat ne nevoje qe kerkojne akses ne gjykate, broshura dhe njoftime të tjera të akteve proceduriale.
Informacione të hollësishme mbi veprimtarinë e Gjykatës ofrohen për publikun nga Kancelari, Kryesekretaria e Gjykatës, Arshiva, Sekretaria Regjistruese, Punonjesi per Mardheniet e Gjykates me Publikun dhe Median dhe Zyra e Finances.

Pranë sporteleve të shërbimeve ofrohet çdo lloj informacioni apo dokumentacioni në lidhje me gjykimet, dhënien e kopjeve të vendimeve, depozitimin e kërkesave, kërksëpadive, ankimeve dhe rekurseve, dhënien e vërtetimeve, dhënien e kopjeve të akteve të ndryshme, depozitimin e kërkesave për shtyrje, si dhe çdo informacion apo dokumentacion tjetër.
Palët dhe publiku në lidhje me gjykimet, oraret e gjykimeve, gjyqtarët, objektin e gjykimit, palët ndërgjyqëse, numrin e sallës mund ta shohin edhe në mënyrë elektronike, në tre monitorët e vendosur në çdo holl të kateve.

Titullari i Gjykatës, si rregull, realizon pritje me publikun çdo datë 01 dhe 15, ora 13.00-15.00 të çdo muaji. Megjithate nese lind e nevojshme, realizohet pritje nga ana e Kryetarit të Gjykatës cdo orar te dites brenda orarit zyrtar, pritje te cilat protokollohen ne cdo rast.

Për çdo problematikë të hasur në gjykim apo në punën e administrates gjyqësore publiku mund ti drejtohet Kryetarit të Gjykatës, me shkrim, ose mund të lerë përshtypjet e tyre në librin e hapur posaçërisht për mendimet e publikut, si dhe mund te vleresoje sherbimet e gjykates nepermjet formulareve te hapur, te pergatitur per kete qellim.

 

Adrese kontakti: Lagjia Nr.3, Rr. "Nene Tereza", Korce.

Nr. Tel/faks 0822 4 3119

Nr. Tel/faks 0822 4 2725

Adrese kontakti :

klajdi.bregu@gjykata.gov.al