Ju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë!

 

Me një infrastrukturë të re, moderne, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë përbën sot një ndër institucionet më të rëndësishme që japin drejtësi në Republikën e Shqipërisë!

Gjykata  e Rrethit Gjyqesor Korçë trajton çështje penale dhe civile, ato familjare dhe tregtare. Shërbimet e ofruara nga administrata gjyqësore janë cilësore dhe profesionale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ndodhet në një pikë të aksesueshme lehtësisht nga qytetarët, në afërsi të Gjykatës së Apelit Korçë, Spitalit Rajonal Korçë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Informacioni i mëposhtëm në këtë faqe zyrtare jep koordinatat e përgjithshme për orientimin e publikut dhe të personave të interesuar, me qëllim transparencën e veprimtarisë së drejtësisë dhe ndihmesën e publikut në realizimin e të drejtave të tyre.

Trupa gjyqësore profesionale, me përkushtimin e saj, e ndihmuar nga administrata gjyqësore e motivuar në kryerjen e detyrave, duke përdorur teknologjinë audio dhe duke ofruar shërbimin e tyre në çdo kohë gjatë orarit zyrtar janë asete të patjetërsueshme të këtij institucioni.

Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!