REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR

GJIROKASTËR

 

 

PROGRAMI I TRANSPARENCËS  PËR GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTER

 

          

 

Programi i trasparencës për Gjykaten e Rrethit  Gjyqesor Gjirokaster , është përgatitur në përputhje me Ligjin  nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së institucionit , në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të  drejtën e informimit” .

Programi i transparencës vlerësohet si një mënyrë konkrete, nëpërmjet të cilës Autoriteti Publik ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare te gjykates  si dhe në mjediset e

pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Programi i transparences është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për pulikun me  kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

Në rubrikat e faqes zyrtare http://gjykata.gov.al/portal_DCGJ/ pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga  kufizime të identifikimit të të dhënave përsonale për shkak të ruajtes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

 

- Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës janë: 

 

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nein 23 të saj, e

     aksesueshme nga të gjithë pas asnjë përjashtim.

  1. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave:
  2. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në myrë të posaçme

    dhe përkatësisht: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; ligji nr. 8811, datë 17.05.2001

    “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe

     aktet  nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e KLD-së.

  1. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  2. Organi mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e

    Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

  1. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë përmes të cilës

      ështëbërë miratmi i tij.

  1. Informacioni publik pa kerkesë duhet të jetë:

- i plotë;

- i saktë:

- i përditësuar:

- i thjeshtë në konsultim;

- i kuptueshëm;

- lehtësisht i askesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

 

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë.

 

Informacioni i lejuar për publikim është shpehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për  të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence, të miratuar nga Kryetari vendosen në dispozion të publikut në faqen e internetit  te gjykates si dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të  informacionit:

 

  • Mbi strukturën organizative;
  • Mbi tekstet e plota të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente

   politikash, manule ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij

   dhe që prek publikun e gjerë;

  • Mbi procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe

   elektronike për depozitimin e kërkesavce për informim, si dhe procedurat e ankimit të

    vendimit përkatës;

  • Mbi informacion për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe

    kontaktet e koordinatorit për të drejtën për informim;

  • Mbi informacion për arsimin, kualifikimet dhe pagat e gjyqtareve dhe nepunesve civil , të cilët

   kanë detyrimin për të bërë deklarimin e pasurisë sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e

   tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të qe  

   kryejne.

  • Mbi mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik përfshirë

   planet strategjike të punës,

  • Mbi informacion për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitin

    e kaluar, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.

  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkruruese, përkatësisht sipas

   parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006 “Për prokurimin publik” si dhe ligjin

   nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat, që kryhen për llogari të

   autoretit publik duke përfshirë: listen e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët

   kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve mallrave të kontraktuara, informacionin për

   zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshihë standartet për cilësinë e

   shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të

   dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe

   dokumente që kërkohen shpesh si dhe cdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga

    autoriteti publik;

  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet

    ose mosveprimet e autoritetit publik. Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti

    publik për mbajten e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve si dhe kategorive

    të informaciont që bëhet publike pa kërkesë;

 

 

 

 

 

 

 

  1. Pasqyra përmbledhëse e Programit të transparencës për institucionin e Gjykates se

       Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

 

 

                               Kategoritë e informacionit  publik pa kërkesë

 

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim,Mënyra e publikimit

Sektori përgjegjës për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij.

 

1

Përshkrim i struktures organizative, funksioneve dhe detyrave të gjyqtareve dhe administrates gjyqesore.

 

 

Neni 7/1/a/d

Struktura e burimeve njerezore

Struktura e pagave.

Kancelaria  dhe Sektori i  Financës.

Zyra e Sherbimeve ndihmese

Tabelë e funksioneve,detyrave dhe kompetencave të, arsimit,kualifikimet e  drejtuesve, çdo akt emërimi.

 

 

2

Akte ndërkombëtare ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër.

 

 

Neni

7/1/b

Ligje.Kode.

Akte nënligjore

Rregullore

Sistemi i Vlerësimit te gjyqtareve dhe administrates.

 

3

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe  elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit  përkatës.

 

 

Neni 7/1/c/g

Format ankese,Shpjeguese.

Adresë postare:

Adrese e-maili

Nr.telefoni.

4

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

 

Neni7/1/ç

Shpjeguese

 “Kontakte”

Kancelari dhe Koordinatori i informimit.

 

5

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të gjyqtareve dhe administrates gjyqesore  dhe procedura  e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

 

Neni7/1/d

Ligji nr.8811,datë 17.5.2001, i ndryshuar,

Ligji nr.9877,date 18.02.2008

Ligj nr. 152/2013, i ndryshuar

 

6

Mekanizmat monitorues;

 

 

Neni7/1/dh

Raporte auditi;

Dokumentet me tregues performance;

Raporte monitorimi dhe auditimi.

 

7.

Buxheti i institucionit

 

Neni7/1/e

Buxheti

Raporte monitorimi pas miratimit të ligjit të buxhetit, cdo tre mujor.

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Rregjistri i prokurimeve

 

8

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014

Kancelari dhe Specialisti IT-se.

 

9

Rregjistri i ankesave.

Me kufizime të identitetit të ankuesit.

 

10

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

 

Neni 7/1/k

Vendime,

Njoftime,

Akte proceduriale

Dokumenta shkresore

Njoftime per vende vakante

Lista e eksperteve dhe perkthyesve

Delegime etj. 

 

11

Informacione të tjera të dobishme

 

  1. Publikimi

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjiroakster  vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit http://gjykata.gov.al/portal_DCGJ/ dhe në mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mësipërme, në një  menu të veçanë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

  1. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitorin zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke e nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çëshjte të së drejtës informimit. Komisioneri bën rekomandime për aurotitet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të  transparencës.