PROGRAMI I TRANSPARENCËS

 

PËR

 

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR FIER

 

 

 

  1. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Autoriteti Publik do të përditësojë herë pas here “Programin e Transparencës”, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Në rubrikat e faqes zyrtare do te pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

  1. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe përkatësisht: Ligji me nr. 9877 datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë (Ndryshuar Me Ligjin Nr.114/2013, datë 11.04.2013, Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Gjyqësore”, miratuar me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë Nr. 1830, datë 03.04.2001 dhe “Rregulloren për veprimtarinë administrative të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”, miratuar me urdhrin me nr.280 prot. datë 19.12.2013.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: 

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendos në dispozicion të publikuara në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në disa raste, edhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

 

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  •  Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkuruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë informacionin që citohet në nenin 7/ë të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit”;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre; një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR FIER

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Urdher i Ministrit

te Drejtesise, me nr. nr.1477/1 prot. datë 02.03.2015 “Për miratimin e struktures se Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier”

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,

Menjëherë pas miratimit të aktit nga autoriteti kompetent.

 

Në faqen zyrtare në

menunë: “Pasqyra e shtypit”

Ministria e Drejtesise

 

Drejtuesi i Gjykates

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

Ligji nr.9877 datë 18.02.2008, Vendim nr.238/1/a datë 24.12.2008 i KLD

Rregullore e Brendshme e Gjykates se Rrethit Fier

 Pas botimit ne Fletore Zyrtare

 

Pas miratimit te titullarit

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Pasqyra e shtypit”

 

 http.//www.kld.al/kornizaligjore/akte-nenligjore

Ministria e Drejtesise

 

KLD

 

Administrata e Gjykates

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese

Adresë postare: Lagje “Çlirimi” Fier

 

Adresë   ëeb: www.gjykata.gov.al

Adrese email:

gjykata_Fier@yahoo.com”

Pas miratimit dhe implementimit të Programit të transparencës.

Menjëherë, në rast ndryshimesh

 

Në faqen zyrtare në menunë

“Programi i transparencës”

Rubrika: “Koordinatori”

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

Urdher i Kryetares per caktimin e koordinatorit

Adresë postare: Adresë postare:

Lagje “Çlirimi” Fier,
Adresë e-mail:
gjykata_Fier@yahoo.com

Orari:

e Hëne- e  Premte ora 08:00 -16:00

Pas miratimit dhe implementimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Në faqen e zyrtare në menunë

 “Programi i transparencës”

rubrika

“Koordinatori”

 

Gjykata e Rrethit

Gjyqesor Fier

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Referuar Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor ne Republikën e Shqipërisë” (Ndryshuar me ligjin Nr. 114/2013, datë 11.04.2013)

Vendime të KLD-së

Vendime të Gjykatës Kushtetuese

Akte ligjore/nënligjore

Pas botimit ne Fletore Zyrtare dhe pas hyrjes në fuqi

http://www.qbz.gov.al/

 

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

Ligji nr.9720 datë 23.04.2007.

Ligji nr.154/2014.

Analiza Vjetore e Punës.

Raporte monitorimi.

Pas botimit ne Fletore Zyrtare.

Do te përditësohet periodikisht

Në faqen zyrtare, ne menunë “Analiza Vjetore e Punës” dhe ne menune “Pasqyra e Shtypit”

 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

Sektori i Finances

KLD

Buxheti

Neni 7/1/e

Parashikimet e nenit 57 të ligjit 8737/2001 i ndryshuar.

Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij

Raporte për monitorimin e performancës

Pas botimit ne Fletore Zyrtare

Pas miratimit nga titullari.

Në faqen zyrtare të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Në faqen zyrtare ne menune: “Pasqyra e Shtypit”

 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

Sektori i Finances

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

VKM nr.914 date 29.12.2014, udhezime

Regjistri

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Në faqen zyrtare të APP

Në faqen zyrtare ne menune: “Pasqyra e Shtypit”

 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

Sektori i Finances

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Vërtetime,

Ankime,Rekurse,

Kopje aktesh/dokumetash

Kërkesë padi,Vendime etj.

Udhezim nr.33 datë 29.12.2014

Do të përditësohen

 

Pas hyrjes në fuqi 

Në faqen zyrtare në menunë:”Pasqyra e Shtypit”

 Punonjësja e Personelit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Punonjësi i Informatikës (IT)

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Në përputhje me kërkesat ligjore

Do të përditësohen

Në faqen zyrtare në menunë “Gjykata e Fiers”

Ministria e Drejtësisë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te institucionit bëhet në perputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh.

Pas botimit në Fletore Zyrtare.

Do të përditësohet

 

Në faqen zyrtare

“Pasqyra e Shtypit”

Arkivi

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Tabelë

Pas miratimit dhe implementimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë  “Programi i transparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit. 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

 

Koordinatori i të Drejtës së Informimit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Datat e gjykimeve

Vendime gjyqësore, etj.

Menjëherë.

Do të përditësohen

 

Në faqen zyrtare në menunë: ”Pasqyra e Shtypit”

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

 

Koordinatori i të Drejtës së Informimit

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Njoftime me afishim publik

Njoftime

Lista e eksperteve te fushave te ndryshme

Do të përditësohen periodikisht, pas përpilimit nga Kancelari dhe pas miratimeve nga organet kompetente

 

 

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë “Pasqyra e Shtypit”

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier

 

Koordinatori i të Drejtës së Informimit

 

 

 

  1. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

 

  1. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.