Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) organizoi në datën 23 Nëntor 2018 takimin prezantues për hapjen e zyrës së ndihmës ligjore falas pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Takimi mblodhi rreth vetes profesionistë të ligjit, të cilët u njohën me të gjitha mundësitë që do të ofrojë kjo zyrë si dhe u trajnuan për ofrimin e shërbimeve paraligjore dhe ligjore që kanë më së shumti nevojë shtresat vulnerabēl. Projekti mbështetet bujarisht nga UNDP Albania dhe British Embassy Tirana.

Pamjet e ketij takimi i gjeni tek faqja zyrtare e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber (Multimedia)