Programi i Transparencës për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

 

I-            HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat) rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, nëpërmjet pasqyrimit të përgjithshëm të tij në faqen zyrtare http://www.gjykata.gov.al si dhe pasqyrimit të detajuar në mjediset e pritjes së publikut pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.  Informacioni për publikun në këtë Institucion ofrohet ne faqen e mesiperme si dhe nepermjet :

  1. Administratës Gjyqësore, e cila nëpërmjet nëpunësve të sekretarisë gjyqësore Kancelarit dhe Kryesekretares, informon personat e interesuar mbi statusin e dosjes gjyqësore.
  2. Afishimit të listave të gjyqeve në tabelën përkatëse vendosur në hyrjen e gjykatës.

 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Misioni i Gjykatës në kuadër të transparences dhe sherbimit ndaj publikut, është garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median dhe publikun me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku dhe nga ana tjetër  nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së Gjykatës  janë:

 

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës dhe raportet e saj me palet, publikun dhe median që janë përkatësisht: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Ligji Nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqiperisë” , Kodi i Procedures Civile, Kodi i Procedures Penale etj.  Gjithashtu zbatimi i Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ndikimet e tyre në veprimtarinë e këtij institucioni.
  3. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  4. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  1. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  1. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
  1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:  të drejtën për një jetë private; sekretin tregtar;  të drejtën e autorit; patentat; te drejten per jete private; te dhena sensistive qe mund te cenojne te drejtat e femijeve ;  te dhena me karakter sekret që kane te bejne me çeshtje ne proces dhe që mund të dëmtojnë hetimin dhe ndjekjen e veprave penale (sipas parashikimeve te nenit 17 te Ligjit nr.119/2014).
  2.  E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim, pa kërkesë, është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://www.gjykata.gov.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Gjykatës;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  •  Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinëm e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet I dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” ;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore tëindividit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

 

Informacion i pergjithshem për Publikun

 

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat shqyrton në themel çështjet penale (për veprat penale që jane në komeptence të saj, duke përjashtuar veprat penale që janë në kompetence lëndore te Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës për Krime të Rënda), civile (civile te pergjithshme, familjare, tregëtare) si kërkesa të fazës së hetimit paraprak, të cilat regjistrohen mbi kërkesës së subjekteve te procedimit penal si dhe kërkesa gjate fazës së ekzekutimit të vendimeve penale .
  • Administrimi i çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Apelit dhe rruga që përshkojnë:
    • Dosjet penale në momentin e ardhjes në Gjykatë, regjistrohet nga nëpunësit e Sekretarise Gjyqësore ne regjistrat përkatës, ku identifikon dosjen me një Nr.Akti , Datën e Ardhjes, vepren penale dhe personin ndaj të cilit kërkohet gjykimi.
    •  Kërkesat penale që vijne nga subjete te ndrysme nga Prokuroria regjsitrohen nga sekretaria gjyqësore ne te njejten menyre.
    • Kërkesë padite civile, familajre, tregetare dhe kerkesa te tjera civile, në momentin e ardhjes në Gjykatë, regjistrohet nga nëpunësit e Sekretarise Gjyqësore ne regjistrat përkatës, ku identifikon dosjen me një Nr.Akti , Datën e Ardhjes palet dhe objektin e padise/kerkeses.
    •  Gjithashtu dosja regjistrohet në sistemin elektronik me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët, objekti i kerkeses/padise, vepra penale, te pandehurit, objekti i kerkeses penale etj.) dhe brenda 7 ditëve sipas vendimit Nr.238/1/9 dt.24/12/2008 te KLD nga regjistrimi pranë Gjykatës, dosja në mënyrë elektronike shortohet nga Kryetari i Gjykatës, duke ia caktuar këtë çështje gjyqtarit relator.
    • Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar.
    • Pas hedhjes së shortit, dosjet penale menjëherë i kalojnë fizikisht gjyqtarit të caktuar me short, i cili pas njohjes me aktet apo pas shpalljes së datës së gjykimit, nëse gjyqtari konstaton se ka pengesë ligjore për shqyrtimin e çështjes, i paraqet kërkesë me shkrim titullarit të gjykatës për heqje dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje dhe nëse kërkesa pranohet hidhet përsëri në short elektronik.
    • Dosjet gjyqësore penale dhe civile, shqyrtohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga tre gjyqtarë ose nje gjyqtar ne vartesi te vepres penale per te cilen procedohet apo vleres se objetit te padise civile ne shqyrtim.
    • Dosja gjyqësore civile, pasi caktohet data e gjykimit dhe njoftohen palet sipas parashikimeve te neneit 130 e vijues te Kodit te Procedures civile, i kalon gjyqtarit për shqyrtimin e çështjes.
    • Në perfundim të gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi, gjyqtari relator dhe dorezohet në Kryesekretarinë e Gjykatës brenda 5 diteve nga e nesermja e shpalljes per vendiemt penale dhe brenda 10 diteve nga e nesermja e shpalljes per vendimet civile;
    • Pasi dosja mbyllet dhe ne sistemin elektronik te menaxhimit te çeshtjeve nga gjyqtari i çeshtjes, kalon ne Kryeseretari për kryerjen e njoftimeve për palët në mungesë, per dergimin e tyre ne gjykatat me te larta mbi baze ankimi ose  për arkivimin e vendimit.
    • Këto vendime janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:
    • Paraqitjes në Sekretarinë Gjyqësore të Gjykatës në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatës.
    • Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat ne adrese http://www.gjykata.gov.al

 

Rastet kur Gjykata vepron me proçedurë të përshpejtuar janë si më poshtë:

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në përputhje me urdhërin e brendshëm të Krytarit te Gjykatës, si dhe në referim të përcaktimeve proçeduriale civile dhe penale, shqyrton  me procedurë të përshpejtuar çështjet si vijojnë:

  1. Për çështjet civile:
  1. Kërkesat per sigurimin e padisë;
  1. Kërkesat per marrjen e masave të përkohshme ne kuader te çështjeve familjare;
  1. Çështje me objekt pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë si dhe kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.
  1. Çështje që kanë të bëjnë me plotesimin e vendimeve dhe ndreqjen e gabimeve në vendimet gjyqësore.
  2. Çështjet me objekt ekzekutim leterporosie dhe ceshtje te tjera ne kunader te dhenies se ndihmes juridike ne fushen civile;
  1. Çështje që kanë të bëjnë me rivendosjen në afat.
  2. Kërkesat për parjashtim te trupit gjykues.
  3. Kërkesat per leshim urdher mbrojtje dhe leshim i urdhrit te menjehershem te mbrojtjes

b.Për çështje penale:

1. Gjykimet me të pandehur të arrestuar për të mos shkaktuar  humbjen e afateve të paraburgimit.
Rastet e Amnistisë.

2. Kërkesat që kanë të bëjnë me fazën e hetimeve paraprake.
3. Rastet e ekstradimeve.

4. Kërkesat në fazën e ekzekutimit të vendimeve.

5. Gjykimet në lidhje me shqyrtimin e masave shtrënguese të sigurimit.

  1. Kërkesat për përjashtim të trupit gjykues.

Shqyrtimi me proçedurë të përshpejtuar i çështjeve civile evidentohet nga Kancelari i Gjykatës, bazuar në urdhërin e brendshëm të Kryetarit së Gjykatës dhe Gjyqtari i çështjes ndërsa për çështjet penale nga vetë Gjyqtari relator.

Çështjet e të njëjtës natyrë, merren në shqyrtim në mënyrë rendore, duke filluar nga çështjet me datë regjistrimi më të hershme.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR BERAT.

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës

organizative, funksioneve dhe

detyrave të autoritetit publik.

Neni

7/1/a/d

Urdhër Nr.1477. Date

24.02.2015 i Ministrit të

Drejtësisë “Për miratimin e

strukturës së Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor

Berat.”

Pas botimit në fletoren zyrtare

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Ministria e

Drejtësisë

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

1)LIGJ Nr.9877, datë 18.2.2008

PËR ORGANIZIMIN E

PUSHTETIT GJYQËSOR NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(Ndryshuar me ligjin

nr.114/2013, datë 11.4.2013)

2) Vendim Nr. 238/1/a, datë

24.12.2008 i KLD (i ndryshuar)

3) Rregullore e Brendshme e

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Berat

4) Urdhër i Kryetarit së

Gjykatës Nr.1 Datë 05.01.2016

“për ndarjen e çështjeve me

short elektronik”.

Pas botimit në

fletoren zyrtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas miratimit të

titullarit

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

http://www.kld.al/kornizaligjore/

akte-nënligjore

Ministria e

Drejtësisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KLD

Informacion për procedurat që

duhen ndjekur për të bërë një

kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike

për depozitimin e kërkesave për

informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese për

Informacion.

Urdhëri Nr.10 Prot., datë

28.01.2008 Kryetarit të

Gjykatës “Për Formularin e

Aplikimit për marrjen e

dokumenteve nga Arkiva e

Gjykatës se Rrethit Gjyqësor

Berat”

Format ankese

v Adresë postare:

Rruga “Antipatrea“, Lagjia “Iliria“ ;

email: gjykataberat@gmail.com

Tel: 0035532234246;

Faqe ëeb zyrtare http://www.gjykata.gov.al ;

 

Pas miratimit të

titullarit.

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Berat

Të dhëna për vendndodhjen e

zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e

informimit..

 

Neni7/1/ç

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat zhvillon veprimtarine e saj ne adresen : Rruga “Antipatrea“, Lagjia “Iliria“, Berat.

Orari i punes E hene- E premte ora 08.00-16.00.

Koordinatori per te drejten e informimit ne Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Berat është Kancelari Sokol Myftari.

Pas miratimit të

titullarit.

ëëë.gjykata.gov.al në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Kontakte”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Berat

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve

të lartë dhe procedura e

ndjekjes për marrjen e

vendimeve.

Neni 7/1/d

 

Neni 11 dhe Neni 16 i LIGJIT

Nr.9877, datë 18.2.2008 PËR

ORGANIZIMIN E PUSHTETIT

GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË (Ndryshuar me

ligjin nr.114/2013, datë

11.4.2013)

Pas botimit ne Fletoren Zyrtare

http://www.qbz.gov.al/

 

Mekanizmat monitorues;

raporte auditi;

dokumentet me tregues

performance

Neni7/1/

dh

Ligji Nr.9720,datë 23.04.2007

“Për auditimin e brendshëm në

sektorin publik”,

Ligji Nr.154/2014, datë

27.11.2014 “Për organizimin

dhe funksionimin e kontrollit të

Lartë të Shtetit”

Raporti përfundimtar i

Auditimit dhe Rekomandimet

nga KLSH

Raporti përfundimtar i Auditit

të brendshëm.

Raport tematik mbi procedurat

e ndarjes me short të çështjeve

gjyqësore

Pas botimit në

fletoren zyrtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas miratimit nga organi kompetent.

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Berat

Sektori i

Finances

KLD

Buxheti

Neni 7/1/e

Ligji Nr.147/2015“Për

buxhetin për vitin 2016”,

Udhëzimit të Ministrisë së

Financave Nr.2, datë

06.02.2012 “Për Procedurat

standarte të zbatimit të

buxhetit”,

 

Pas botimit në

fletoren zyrtare.

Pas miratimit

nga Titullari

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Berat

Sektori i

Finances

 

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

VKM Nr.914 datë 29.12.2014

“Për miratimin e rregullave të

prokurimit publik”,Udhëzimi

Nr.2, datë 27.01.2015 “Për

hartimin e rregjistrit të

prokurimit publik”

Pas miratimit

nga Titullari

ëëë.gjykata.gov.al në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Durrës në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Durrës

Sektori i

Finances

Udhëzimi Nr.3, datë 27.01.2015

“Për Procedurën e Prokurimit

me Vlerë të vogël”

Ligji Nr. 9877, datë 18.02.2008,

“Për organizimin e pushtetit

gjyqësor në Republikën e

Shqipërisë” (i ndryshuar), Ligjit

Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik” (i

ndryshuar)

Pas miratimit

nga Titullari

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Gjykata e

Rrethit Gjyqësor

Berat

Sektori i

Finances

 

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Udhëzimi i përbashkët

Nr.33,datë 29.12.2014 “Për

përcaktimin e tarifës së

shërbimit për veprime e

shërbime të administratës

gjyqësore e Ministrise së

Drejtësisë,Shërbimit

Përmbarimor, Noterisë

Pas botimit në

fletoren zyrtare.

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Ministri e Drejtesise

Ministria e Financave

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Projetk akte ligjore dhe

nënligjore.

Pas miratimit të

ligjit apo të

projektit.

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat.

Ministria e

Drejtësisë

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Ligji. Nr.9154, datë 06.11.2003.

“PËR ARKIVAT”.

VKM Nr. 903, datë 17.12.2014

“PËR KRIJIMIN E ARKIVIT

SHTETËROR TË SISTEMIT

GJYQËSOR”

Pas botimit në

fletoren zyrtare.

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat.

Arkivistja

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Tabelë në format elektronik

Pas miratimit

nga Titullari

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat në menunë

“Pasqyra e shtypit”.

Kooridnatori

për të drejten e

informimit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Vërtetime, Vendime Gjyqësore,

Informacionë në lidhje me

shortin elektronik, data të

gjykimeve etj.

Menjëherë

http://www.gjykata.gov.al   në hapësirën

dedikuar Gjykatës së Rrethit

Gjyqësorë Berat.

Kooridnatori

për tëdrejten e

informimit

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Lista e ekspertëve dhe

vlerësuesve të dëmeve

materiale dhe shëndetësore,

miratuar nga Kancelarja e

Gjykatës

Lista e ekspertëve kontabël

Lista e Eksperteve te Ing.

Gjeodet, Ndërtimi, Vlerësues

Pasurive te Paluajtshme

Lista e përditësuar e

administratorëve të falimentit

Lista e përkthyesve të

autorizuar oër përkthime në 26

gjuhë të ndryshme

 

 

Pas përpilimit

nga kancelari

 

Pas miratimit nga titullari

 

Pas miratimit të

Ministrit të

Drejtësisë

 

 

 

http://www.gjykata.gov.al 

 në mënunë

“Pasqyra e shtypit”.

Kooridnatori

për të drejten e

informimit

 

Ministria e

Drejtësisë

 

Agjensia e

mbikqyrjes së

falimentit

 

V. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [ëëë.gjykata.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

v Ndihmë mbi përdorimin e faqes zyrtare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat

Për të qënë më transparent me publikun edhe për t’a bërë më të lehtë përdorimin e faqes së internetit për përdoruesit e jashtëm (publikun), sqarojmë se:
Në menunë “Çështjet gjyqësore” do të gjeni vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Këtu mund të kërkoni vendimet sipas numrit të vendimit, palëve ndërgjyqese, objekt padie ose akuzë, numrit të çështjes, tipit të çështjes.

Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të plotësuara për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje, si dhe vendimi përkatës që mund të shkarkohet.

Në menutë e tjera të kësaj faqe do të gjeni informacion mbi veprimtarinë e gjykatës, statistika, raporte, strukturën, kornizën ligjore si dhe publikime të tjera të nevojshme.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka në dispozicion të publikut në faqen e internetit

http://www.gjykata.gov.al , në pjesën hyrëse, si dhe në mjediset e pritjes së publikut, “Programin e Transparencës”.

       Ne menune “Pasqyra e Shtypit” http://www.gjykata.gov.al   do te gjeni Regjistrin e kerkesave dhe pergjigjeve,sipas nenit 8 te ligjit nr.119/2014,Tabela (formati i bashkelidhur).

v Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat :

Sokol Myftari

Email: gjykataberat@gmail.com

Tel: 0035532234246;

Adresa :    Rruga “Antipatrea“, Lagjia “Iliria“ ;

Faqe web zyrtare http://www.gjykata.gov.al   ;

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00

 

Shenim: Ky material eshte punuar ne konsulencen e Gjyqtares Rudina Palloj.

 

 

KANCELARI

Sokol MYFTARI

 

 

 

 

 

MIRATOHET

KRYETARI I GJYKATES BERAT

AGRON VAVLA

 

 

 

 

 

KËRKESË PËR INFORMACION

 

 

Emër Mbiemër:

Z./Znj. ____________________

Adresa postare:        ____________________

Adresa elektronike: ____________________

Nr. Tel:                     ____________________

Data:  __/__/201_ 

Nënshkrimi:

(dërgimi i kërkesës elektronikisht kërkon emër, mbiemër, nënshkrim dhe dokument identifikimi të skanuar)

 

Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Të tjera të dhëna

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Forma që kërkohet informacioni / dokumentacioni: ________________________________________

_____________________________________________________________________________________

 

Vetëm për përdorim zyrtar

Data e marrjes: __/__/201_

Numri rendor  i kërkesës:

Komente: __________________

___________________________

___________________________

 

 

 

 

Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

 

v Adresa dhe kontaktet mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit www.gjykata.gov.al.

v Drejtoni kërkesën tuaj, Koordinatorit për të drejtën e informimit/personit pergjegjes per komunikimin me publikun, të institucionit që mban informacionin e kërkuar. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit.

v Kur ju mendoni se ju kanë mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

v Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat :

Sokol Myftari

Email: gjykataberat@gmail.com

Tel: 0035532234246;

Adresa :    Rruga “Antipatrea“, Lagjia “Iliria“ ;

Faqe web zyrtare http://www.gjykata.gov.al   ;

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00