MIRËSEVINI!

Në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedurial nëpër gjykata, në kuadrin e rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve me veprimtaritë e gjykatave Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqiperisë ka ndërtuar dhe mirëmban këtë faqe.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e Gjykatës, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Për Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim kryesore dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të marrin informacion.

Për një eksperience më të mirë, sugjerohet të përdoret Internet Explorer  për shfletimin e faqeve të këtij portali!


Links 


News 

Te reja 

Poll 

Si do ta vlerësonit këtë faqe?


Voto    Rezultatet

Photo 

Galeri Fotografike