MIRE SE VINI NE FAQEN ZYRTARE TE GJYKATES SE APELIT GJIROKASTER!
____________________________________________________________

Qellimi i ndertimit dhe funksionimit te kesaj faqeje eshte  permiresimi i sherbimit administrativ dhe procedurial, rritja e transparences se veprimtarise se perditshme, permes informimit te  plotë, te saktë e te përditësuar, lehtësisht te  aksesueshëm nga kushdo.

MISIONI

Gjykata e Apelit Gjirokaster gjykon me nje trupe gjykuese te perbere prej tre gjyqtaresh, ankimet kunder vendimeve te ceshtjeve civile, penale, kerkesave penale ne fazen e hetimit paraprak, te dhena nga Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster Permet dhe Sarande.

Gjithashtu, shqyrton si gjykate e shkalles se pare kerkesat per njohje te vendimeve te gjykatave te huaja dhe kerkesat per ndreqje gabimi, plotesim, sqarim e interpretim vendimi te Gjykates se Apelit.
 

OBJEKTIVAT

Gjykata e Apelit Gjirokaster, gjate realizimit te veprimtarise se perditshme gjyqesore e administrative, ka si synim:

  • Zbatimin rigoroz te ligjit.
  • Refuzimin e çdo lloj kompromisi ne dem te interesave te dhenies se drejtesise.
  • Rritjen e cilesise ne gjykim, si nje nga komponentet kryesore ne dhenien e drejtesise.
  • Rritjen e nivelit profesional, me qellim ofrimin e nje drejtesie sa me objektive e sa me cilesore.
  • Rritjen e cilesise dhe shpejtesise ne sherbimin ndaj publikut.


INFORMACION MBI ADMINISTRIMIN E CESHTJEVE


Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Apelit regjistrohet nga kancelarja ne regjistrat perkates, ku identifikohet dosja me nje numer akti dhe daten e ardhjes. Gjithashtu, dosja regjistrohet në sistemin elektronik me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët , vendimet e mëparshme, etj.) dhe per ceshtjen  gjeneruar nje numer elektonik per ta identifikuar ne sistem.

Pas regjistrimit te ceshtjes, nga Kryetari i gjykates kryhet shortimi elektronik, për caktimin e gjyqtarit relator.

Ne shortin  elektronik nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje.

Pas shortimit te ceshtjes, dosja i kalon gjyqtarit relator.

Ne vazhdim, caktohet data e séancës së parë gjyqësore, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve të gjykatës, ne ambientet e gjykates se rrethit prej nga ka ardhur cështja, si dhe ne portalin e gjykates.

Ne datën e paracaktuar nis shqyrtimi i cështjes.

Ne perfundim te gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi nga gjyqtari relator, dosja kalon ne Kancelarine e Gjykates per arkivimin e vendimit.

Pas perfundimit te veprimeve administrative , behet kthimi i dosjes ne gjykaten e shkalles se pare, prej se ciles ardhur dosja.

Paleve qe kane qene ne mungese ne shpalljen e vendimit, u behet komunikimi i vendimit dhe pasi kthehet deftesa e komunikimit, percillet dosja per ne gjykaten e shkalles se pare. 

Ne ato raste kur nuk arrihet te realizohet komunikimi i vendimit, per shkak te mosgjetjes se paleve ne adresen e vendbanimit te fundit , behet komunikimi i vendimit me shpallje, e cila afishohet ne stenden e njoftimeve te gjykates, si dhe ne stenden e njoftimeve te njesise administrative se ciles i perket vendbanimi i pales ndergjyqese.

Ne rastet qe gjykata gjykon ceshtje si shkalle e pare, dosja arkivohet ne arkiven e Gjykates se Apelit.

Nese per keto ceshtje ushtrohet rekurs, dosja dergohet per shqyrtim rekursi ne Gjykaten e Larte dhe ne perfundim te gjykimit te ceshtjes ne ate gjykate, dosja kthehet perseri ne Gjykaten se Apelit, ku arkivohet.
________________________________________________________________________

 
NJOFTIME         

     
    Ne rubriken
"PASQYRA E SHTYPIT" do te gjeni :
    
Analizen Vjetore 2015
PROGRAMIN E TRANSPARENCES
Formularin e kerkeses per kopje audio nga publiku
Formularin e kerkeses per informacion
Informacion mbi kerkesen per kopje regjistrimi audio
Proshure informuese per degjimin e regjistrimit audio
Sherbime dhe veprime-TARIFAT
Shpalljet e vendimeve,te
 Gjykates se Apelit Gjirokaster, 
per palet ne mungese dhe shpallje seancash gjyqesore.


  Ne rubriken "NA KONTAKTONI" do te gjeni:   
                           
Informacion per procedurat qe duhen ndjekur per te bere nje kerkese per informim,adresen postare dhe elektronike per depozitimin e kerkesave per informim.
Te dhena per vendndodhjen e Gjykates se Apelit Gjirokaster, orarin e punes,emrin dhe kontaktet e koordinatorit per te drejten e informimit.



.................................................................................................................................................
    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Links 


News 

Te reja 

Poll 

Si do ta vlerësonit këtë faqe?


Voto    Rezultatet

Photo 

Galeri Fotografike 
Photo Number 149

Shiko Foto te Tjera