Fjala hyrëse

Lufta kundër krimit të rëndë e atij të organizuar, perben tashmë një fazë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror të shoqërisë shqiptare e sistemit të drejtësisë ne veçanti.

Në këtë kontekst, viti 2004 solli një ndryshim të rëndësishëm në sistemin tonë gjyqësor, krijimin dhe funksionimin e një hallke të re brënda këtij sistemi siç është Gjykata për Krime të Rënda.

Që prej vitit 2004, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda zhvillon veprimtarinë e saj , sipas ligjit nr. 9110 dt.24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krimet e Rënda".

Qëllimi i krijimit të kësaj gjykate ishte rritja e efektivitetit në luftën kundër krimit te organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të veprave penale të këtij lloji.

Gjatë këtyre viteve pune të saj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda është përpjekur të krijojë fizionominë e integritetin e saj, si nje institucion gjyqësor i besueshëm në dhënien e drejtësisë duke përmbushur qëllimin për të cilin u krijua.

Të ndërgjegjshëm në rëndësinë ë institucionit tonë dhe të ndjeshëm ndaj mënyrës se si publiku perception dhënien e drejtësisë , gjyqtarët janë përpjekur të respektojnë maksimalisht parimet mbi të cilat bazohet sistemi ynë is ë drejtës, të ushtrojnë funksionin e tyre me përkushtim, seriozitet e korrektësi dhe vetëm në përputhje me ligjin.

Kjo sepse jemi të bindur se ideja e drejtësisë për opinionin publik është e lidhur ngushtë me idenë e proçeist gjyqësor penal dhe se drejtësia nuk mjafton vetëm te jepet , por dhe të duket.


Sandër SIMONI
Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda