Forum 



Contact us

Ministry of Justice

Bulevardi "Zogu I", Tiranë

 

 

Në diagramën e mësipërme janë dhënë aktorët kryesorë të sitemit shqiptar të drejtësisë. Varësitë ndërmjet tyre tregojnë se si Presidenti, Parlamenti, Konferenca gjyqësore dhe Ministria e Drejtësisë bashkëveprojnë ndaj gjykatave.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm por ajo përbën një juridiksion të veçantë, e ngarkuar të kontrollojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe të akteve të tjerë normative.

Me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi më 28 nëntor 1998, Gjykata Kushtetuese fiton një pozitë të rëndësishme institucionale. Nenet 124 deri 134 të Kushtetutës i kushtohen Gjykatës Kushtetuese si juridiksion kushtetues i pavarur. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës (neni 124 i Kushtetutës).

Këto dispozita përcaktojnë edhe përbërjen, emërimin dhe statusin e gjyqtarëve e të Kryetarit të saj, tipin dhe shtrirjen e kompetencave të kontrollit kushtetues, subjektet që mund ta venë në lëvizje atë, forcën detyruese dhe zbatimin e vendimeve të saj.