PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR
Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë

   I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: LIGJ Nr.9877, datë 18.2.2008 PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë 11.4.2013).
3. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e tëkuptueshme.
4. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
5. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
6. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  - i plotë;
  - i saktë;
  - i përditësuar;
  - i thjeshtë në konsultim;
  - i kuptueshëm;
  - lehtësisht i aksesueshëm;
  - i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar,tëGjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorëvendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme tëinformacionit:
  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor, Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
 • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
 • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit ngaAP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË

 
Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë    Baza ligjore    Dokumenti/
Përmbajtja    Afati kohor për publikim    Mënyra e publikimit    Struktura përgjegjëse       
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.    Neni 7/1/a/d    Urdhër Nr. 1477. Date 24.02.2015 i Ministrit të Drejtësisë  “Për miratimin e strukturës së Gjykatës Administrative te Shkalles se Pare Vlorë    Pas botimit në fletore zyrtare,
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’    Ministria e Drejtesise       
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.     Neni 7/1/b






    1)Ligj  Nr. 9877, datë 18.2.2008 Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor Në Republikën e Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, datë 11.4.2013)
2) Vendim Nr. 238/1/a, datë 24.12.2008 i KLD (i ndryshuar)
3)Rregullore e Brendhshme e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Vlore
4)Urdher i Kryetarit te Gjykates per ndarjen e ëeshtjeve ne shortin elektronik.     Pas botimit në fletore zyrtare,







Pas miratimit te titullarit.    
www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’




http://www.kld.al/kornizaligjore/akte-nënligjore    Ministria e Drejtesise








KLD       
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.
    Neni 7/1/c/g    Format kërkese per informacion

Format ankese Adresë postare: Gjykata Administrative te Shkalles se Pare Vlore, Rruga “Sulejman Delvina”, Lagjja “Hajro Cakerri”  Vlorë.
Adresë email: rabianka.shkozanj@gjykata.gov.al, taviola.myftari@gjykata.gov.al
    Pas miratimit të titullarit.
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’
    Koordinatori/ nëpunësi i deleguar       
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit.
    Neni7/1/ç    Urdhër i Kryetarit të Gjykatës Administrative te Shkalles se Pare Vlore    Pas miratimit të titullarit.
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Kontakte
    Koordinatori/ nëpunësi i deleguar       
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes,
kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
    Neni 7/1/d
    Referuar Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor ne Republikën e Shqipërisë” (Ndryshuar me ligjin Nr. 114/2013, datë 11.04.2013)
    Pas botimit në fletoren zyrtare.    http://www.qbz.gov.al/    
       
Mekanizmat monitorues;
raporte  auditi;
dokumentet me tregues performance
    Neni7/1/
dh    Ligji Nr.9720,datë 23.04.2007
“Për auditimin e brendshëm në
sektorin publik”,
Ligji Nr.154/2014, datë
27.11.2014 “Për organizimin
dhe funksionimin e kontrollit të
Lartë të Shtetit”
Raporti përfundimtar i
Auditimit dhe Rekomandimet
nga KLSH
Raporti përfundimtar i Auditit
të brendshëm.
Raport tematik mbi procedurat
e ndarjes me short të çështjeve
gjyqësore
    Pas botimit në
fletoren zyrtare
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’
     Koordinatori/ nëpunësi i deleguar
 
Sektori i Financës
 KLD
       
Buxheti    Neni 7/1/e    Parashikimet e nenit 57 të ligjit 8737/2001 i ndryshuar.
Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij
Raporte për monitorimin e performancës    Pas hyrjes në fuqi    Në faqen zyrtare të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor     Zyra e Buxhetit       
Informacion për procedurat e prokurimit.    Neni 7/1/ë    Regjistri    Menjëherë pas dërgimit në APP.    Në faqen zyrtare të APP     Zyra e Buxhetit       
Shërbimet e autoritetit për publikun.    Neni
7/1/f    Vërtetime,
Ankime,Rekurse,
Kopje aktesh/dokumetash
Kërkesë padi,Vendime etj.    Përditësohet
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore     Koordinatori/ nëpunësi i deleguar        
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.    Neni 7/1/gj    Projekt akte ligjore dhe nënligjore.    Përditësohet    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore    Ministria e Drejtësisë       
Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë    Neni 7/1/h    Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te insititucionit bëhet në perputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh.    Përditësohet
    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore    Arkivi
Protokolli       
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8
të këtij ligjit nr.119/2014.
    Neni 7/1/i    Tabelë në format elektronik    Pas miratimit nga Titullari    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’

    Koordinatori për të drejtën e informimit       
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
    Neni 7/1/k    Vërtetime, Vendime Gjyqësore, Informacione në lidhje me shortin elektronik, data të gjykimeve etj.    
Menjëherë    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore    Koordinatori për të drejtën e informimit       
Informacione të tjera  të dobishme    Neni 7/1/l    Lista e ekspertëve dhe vlerësuesve të dëmeve materiale dhe shëndetësore
Lista e ekspertëve kontabël
Lista e Eksperteve te Ing. Gjeodet, Ndërtimi, Vlerësues Pasurive te Paluajtshme
Lista e përditësuar e administratorëve të falimentit
Lista e përkthyesve të autorizuar
    Pas përpilimit nga kancelaria
 
Pas miratimit të drejtorit
 
Pas miratimit të Ministrit të Drejtësisë
 



    www.gjykata/gov.al ne hapesiren e dediktuar Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ne menune ‘Pasqyra e shtypit’
    
Koordinatori për të drejtën e informimit
 
Ministria e Drejtësisë
 
Agjencia e mbikëqyrjes së falimentit    
 
 
 
    


V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
Ndihmë mbi përdorimin e faqes zyrtare të Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore
Për të qënë më transparent me publikun edhe për t’a bërë më të lehtë përdorimin e faqes së internetit për përdoruesit e jashtëm (publikun), sqarojmë se:
Në menunë “Çështjet gjyqësore” do të gjeni vendimet e Gjykatës Administrative se Shkalles se Pare Vlore. Këtu mund të kërkoni vendimet sipas numrit të vendimit, palëve ndërgjyqese, objekt padie ose akuzë, numrit të çështjes, tipit të çështjes.
Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të plotësuara për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje, si dhe vendimi përkatës që mund të shkarkohet.
Në menutë e tjera të kësaj faqe do të gjeni informacion mbi veprimtarinë e gjykatës, statistika, raporte, strukturën, kornizën ligjore si dhe publikime të tjera të nevojshme.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata Administrative se Shkalles se Pare Vlore ka në dispozicion të publikut në faqen e internetit
http://www.gjykata.gov.al , në pjesën hyrëse, si dhe në mjediset e pritjes së publikut, “Programin e Transparencës”.
       Ne menune “Pasqyra e Shtypit” http://www.gjykata.gov.al   do te gjeni Regjistrin e kerkesave dhe pergjigjeve,sipas nenit 8 te ligjit nr.119/2014,Tabela (formati i bashkelidhur).
v Koordinatori për të drejtën e informimit i Administrative se Shkalles se Pare Vlore:
Taviola Myftari
Email: gjykatavlore@gmail.com
Tel: 00355408046;
Adresa :    Rruga “Hajrro Cakerri“, Lagjia “Sulejman Delvina“ ;
Faqe web zyrtare http://www.gjykata.gov.al   ;
Orari: E Hënë -E Premte 10:00 – 13.00
 
 
 
KANCELARE
TAVIOLA MYFTARI
 
 
 
 
 
MIRATOHET
KRYETARI I GJYKATES ADMINISTRATIVE TE SHKALLES SE PARE VLORE
ASTRIT SHEMA
 
 
 
 
 
KËRKESË PËR INFORMACION
 
 
 
Emër Mbiemër:
Z./Znj. ____________________    Adresa postare:        ____________________
Adresa elektronike: ____________________
Nr. Tel:                     ____________________    Data:  __/__/201_
Nënshkrimi:    
(dërgimi i kërkesës elektronikisht kërkon emër, mbiemër, nënshkrim dhe dokument identifikimi të skanuar)
 
 
Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar       
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________    
 
 
Të tjera të dhëna       
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________    
 
 
Forma që kërkohet informacioni / dokumentacioni: ________________________________________
_____________________________________________________________________________________    
 
 
Vetëm për përdorim zyrtar       
Data e marrjes: __/__/201_    Numri rendor  i kërkesës:    Komente: __________________
___________________________
___________________________
     
 
 
 
 
Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.    
 
 
v Adresa dhe kontaktet mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit www.gjykata.gov.al.
v Drejtoni kërkesën tuaj, Koordinatorit për të drejtën e informimit/personit pergjegjes per komunikimin me publikun, të institucionit që mban informacionin e kërkuar. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit.
v Kur ju mendoni se ju kanë mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
v Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës Administrative te Shkalles se Pare Vlore :
TAVIOLA  MYFTARI
Email: gjykatavlore@gmail.com
Tel: 00355408046;
Adresa :    Rruga “Hajrro Cakerri“, Lagjia “Sulejman Delvina“ ;
Faqe web zyrtare http://www.gjykata.gov.al   ;
Orari: E Hënë -E Premte 10:00 – 13.00