MIRËSEVINI!

Në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Administrative e Shkalles se pare Shkoder.

Në kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe procedurial nëpër gjykata, në kuadrin e rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias, informimit në kohë dhe të saktë të qytetarëve me veprimtaritë e gjykatave Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqiperisë ka ndërtuar dhe mirëmban këtë faqe.

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi, funksionimin dhe aktivitetin e Gjykatës, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën Administrative e Shkalles se pare Shkoder një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

Përditësimi i vazhdueshëm i faqes së internetit të Gjykates Administrative e Shkalles se pare Shkoder, duke e pasuruar atë me më shumë instrument të rinj për kërkimin e informacionit, është në harmoni me nevojën e modernizimit të imazhit të drejtësisë dhe me përpjekjet për të qenë në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Për Gjykatën Administrative e Shkalles se pare Shkoder transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim kryesore dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të marrin informacion.

Për një eksperience më të mirë, sugjerohet të përdoret Internet Explorerpër shfletimin e faqeve të këtij portali!