Ju urojmë mirëseardhjen në faqen zyrtare të Gjykatës së Administrative te Shkalles se Pare Korçë!

 

Me një infrastrukturë të re, moderne, Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Korçë përbën sot një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë!

Gjykata Administrative e Shkalles së Parë Korçë trajton çështje adminstrative. Shërbimet e ofruara nga administrata gjyqësore janë cilësore dhe profesionale.

Gjykata Administrative e Shkallës se Parë Korçë ndodhet në një pikë të aksesueshme lehtësisht nga qytetarët, në të njëjtën godinë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, në afërsi të Gjykatës së Apelit Korçë, Spitalit Rajonal Korçë, Fakultetit te Shkencave Natyrore dhe Humane te Universitetit "Fan.S.Noli" Korce, Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Informacioni i mëposhtëm në këtë faqe zyrtare jep koordinatat e përgjithshme për orientimin e publikut dhe të personave të interesuar, me qëllim transparencën e veprimtarisë së drejtësisë dhe ndihmesën e publikut në realizimin e të drejtave të tyre.

Trupa gjyqësore me përkushtimin e saj, e ndihmuar nga administrata gjyqësore është e motivuar në kryerjen e detyrave, duke përdorur teknologjinë audio dhe duke ofruar shërbimin e tyre në çdo kohë gjatë orarit zyrtar si asete të patjetërsueshme të këtij institucioni.

Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!

 

 

 INFO: Tel. 082 50 20 99 email: info.GASPK@gjykata.gov.al