Programi i Transparences per Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Gjirokaster

 

 

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR Gjykaten Administrative Shkalla e Pare Gjirokastër

I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykaten Administrative Shkalla e Pare Gjirokastër. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare (në momentin e hapjes të një faqe të tillë) si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Ligji nr.49/2012 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrveshjeve Administrative” i ndryshuar, Ligji nr.9877, date 18.02.2008 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Gjirokastër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit (në momentin e hapjes të një faqes zyrtare në internet) dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
2
▪ Strukturën organizative të autoritetit publik;
▪ Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
▪ Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
▪ Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
▪ Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
▪ Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
▪ Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
▪ Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
▪ Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
▪ Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
▪ AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
▪ Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon. IV. RREGULLORE “PËR MARRËDHËNIEN E GJYKATËS ME PUBLIKUN” I. Kuptimi i marrëdhënies me publikun dhe përkufizime 1. Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së gjykatës me publikun. Kjo rregullore synon garantimin e informimit të publikut mbi veprimtarinë e gjykatave të Republikës, me ose pa interesimin e tij të drejtpërdrejtë. Rregullorja ka për objekt: a) Vendosjen e rregullave të pjesëmarrjes së publikut në veprimtaritë e gjykatës. b) Rregullimin e detajuar të procedurave dhe të përgjegjësive brenda gjykatës, në funksion të garantimit të së drejtës për informim dhe marrëdhënies me publikun. c) Garantimin e së drejtës së publikut për informim në mënyrë uniforme, të barabartë, të drejtë dhe në kohë të arsyeshme. ç) Standardizimin e marrëdhënieve të gjykatës me mediat. d) Përcaktimin e procedurave për dhënien e informacionit që përmbajnë dokumentet zyrtare. 2. Kjo rregullore rregullon marrëdhënien e gjykatës me publikun pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim. Termat e përdorur në tekstin e kësaj rregulloreje kanë kuptimin e mëposhtëm:
3
a) "Gjykatë" do të thotë gjykata e rrethit gjyqësor, gjykata e apelit, Gjykata për Krimet e Rënda në Shkallë të Parë dhe në Apel. b) "Publik" do të thotë, përveç kuptimit gramatik të popullsisë që jeton brenda juridiksionit të gjykatës, edhe çdo person të interesuar konkret ose çdo përfaqësues të medias qe kërkon informacion nga gjykata. c) "ZMP" do të thotë Zyra e Marrëdhënieve me Publikun. ç) "Deklaratë për shtyp" është dokumenti i lëshuar nga ZMP-ja nën autoritetin e Kryetarit të Gjykatës që komunikon në mënyrë të përmbledhur një ose disa çështje për publikun. Çështjet objekt të deklaratës kanë të bëjnë me gjykimin e çështjeve konkrete, me veprimtarinë në tërësi të gjykimit, si dhe me veprimtari të tjera të gjykatës. Deklarata për shtyp bëhet gjithmonë në emër të gjykatës. d) "Marrëdhënie me publikun" do të thotë marrëdhënie e dyanshme e gjykatës nga njëra anë dhe e publikut nga ana tjetër, ku gjykata ka për detyrë të informojë publikun me saktësi, profesionalizëm dhe në mënyrë të barabartë mbi veprimtarinë e saj, sipas kufizimeve që përmban ligji dhe kjo rregullore. Ajo përfshin jo vetëm detyrimin për të dhënë informacion me kërkesë të publikut, por edhe detyrimin e gjykatës për të informuar publikun mbi veprimtarinë e saj pa kërkesë të publikut. Elementet që përmban marrëdhënia e gjykatës me publikun dhe që detajohen në këtë rregullore janë: informimi mbi dokumentet zyrtare; aksesi i medias në veprimtarinë e gjykatës; informimi orientues i publikut në ambientet e gjykatës; dhe veprimtari të tjera publike të iniciuara nga gjykata. dh) "Palët dhe pjesëmarrësit në gjykim" janë personat fizikë ose përfaqësuesit e personave juridikë që, sipas Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të Procedurës Penale, paraqiten në gjykatë për një proces gjyqësor konkret. Marrëdhënia e tyre me gjykatën rregullohet sipas legjislacionit procedural. Kjo rregullore nuk pengon dhe as kundërshton zbatimin e atij legjislacioni. e) "Informacion" janë të dhënat që administrohen nga gjykata, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që jepen për publikun sipas procedurave që përcakton kjo rregullore. Këto të dhëna jepen në përputhje të plotë me statusin e tyre ligjor. ë) "Informacion me akses të pakufizuar" është e dhëna që gjendet në dokumentet e gjykatës, e cila nuk ndalohet nga asnjë ligj për t'u bërë publike. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me akses të pakufizuar renditen në këtë rregullore. f) "Informacion me akses të kufizuar" është e dhëna që gjendet në dokumentet e administruara nga gjykata, dhënia e së cilës për publikun mund të refuzohet. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me akses të kufizuar renditen në këtë rregullore. g) "Kryetari" është kryetari i gjykatës përkatëse që kjo rregullore e njeh si autoritetin përgjegjës për marrëdhënien me publikun. 3. Marrëdhënia e gjykatës me publikun ushtrohet brenda kufijve që përcaktohen nga: a) Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë; b) Ligji për sekretin shtetëror; c) Ligji për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare; ç) Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale; d) Ligji mbi arkivat e shtetit; dh) Ligji për radiot dhe televizionet publike dhe private; e) Çdo ligj tjetër që është në fuqi. Kjo rregullore zbatohet për aq sa nuk bie ndesh me ligjet e mësipërme. II. Autoritetet përgjegjëse për marrëdhënien e gjykatës me publikun 1. Kryetari i gjykatës është autoriteti përgjegjës për ndërtimin, ruajtjen dhe përmirësimin e marrëdhënies së gjykatës me publikun. 2. Kancelari miraton orarin e shërbimeve që përmbushen nga strukturat e administratës gjyqësore dhe përcakton orarin e pritjes së publikut.
4
3. Kryetari, për çështje që përbëjnë interes për opinionin publik dhe për veprimtaritë zyrtare të gjykatës që ai drejton, ka të drejtë të komunikojë vetë me publikun ose të autorizojë kancelarin. 4. Kryetari nuk mund të komunikojë me publikun në cilësi individuale në lidhje me çështjet që ka për gjykim në cilësinë e gjyqtarit. 5. Detyrën e marrëdhënies me publikun, kryetari ose sipas rastit kancelari, e kryen nëpërmjet komunikimit mediatik, marrjes së masave për orientimin e publikut në mjediset e gjykatës, marrjes së masave për azhurnimin e faqes së internetit, drejtimit administrativ të veprimtarisë së ZMP-së, drejtimit administrativ të gjykatës në tërësi, si dhe aktiviteteve njohëse dhe edukuese, gjykatës për komunitetin. 6. Kryetari është autoriteti që zgjidh çdo mosmarrëveshje që mund të lindë brenda gjykatës që ai drejton, për shkak të marrëdhënies me publikun. 7. Në kryerjen e detyrës së marrëdhënieve me publikun, kryetari ndihmohet nga administrata gjyqësore nën drejtimin e kancelarit të gjykatës dhe në veçanti nga ZMP-ja. 8. Të paktën një herë në vit, kryetari është i detyruar të informojë publikun mbi veprimtarinë vjetore të gjykatës, problemet që ajo ka, si dhe natyrën e shkeljeve të ligjit që përbëjnë shqetësim për publikun. Ky informacion shoqërohet, kur është e mundur, me të dhëna statistikore. 9. Kryetari mund të organizojë veprimtari sensibilizuese që ndikojnë në përhapjen e edukatës ligjore në komunitet. Kur kjo kërkohet nga përfaqësues të komunitetit, është ai vetë ose përfaqësuesi i caktuar prej tij i detyruar të marrë pjesë, për aq sa është e mundur. 10. Kryetari ka të drejtë të pranojë ose të refuzojë pa asnjë shkak ftesat e medias për prononcime publike ose debate. Paraqitjen në media, përveç rasteve të përcaktuara në pikat 8 dhe 9 të këtij kreu, e çmon vetë në përputhje me interesin e gjykatës për zhvillim normal të veprimtarisë së saj. III. Funksionimi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në gjykatë 1. Organizimi, funksionimi dhe varësia e ZMP-së 1.1. ZMP-ja është në varësi të kancelarit, i cili mbikëqyr veprimtarinë e kësaj zyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, me interesin e vetë gjykatës për të informuar mbi veprimtarinë e saj, si dhe në përputhje me interesin e medias dhe publikut të gjerë për t'u informuar mbi veprimtarinë e gjykatës. 1.2. ZMP-ja kryen këto detyra: a) Mban komunikim të vazhdueshëm profesional me gazetarët dhe me median elektronike; b) Përgatit broshura informative për publikun dhe për median, të cilat i shpërndan në mjediset e gjykatës, pasi përmbajtja e tyre të jetë miratuar nga kryetari i gjykatës; c) Këshillon dhe i sugjeron kryetarit të gjykatës ose gjyqtarëve të çështjeve për reagime publike ose për dhënien e informacioneve për publikun; ç) Mirëmban dhe azhurnon faqen e internetit të gjykatës; d) Përgatit deklaratat për shtyp për çdo çështje që çmohet nga kryetari dhe nga gjyqtarët se duhet bërë publike. dh) Komunikon deklaratat për shtyp në emër të gjykatës; e) Përgatit dhe shpërndan, kur është mundësia teknike, për mediat elektronike disk/kasetë të regjistruar të seancave gjyqësore. ë) Administron sipas rregullave që përcakton kjo rregullore (pranon dhe përcjell për miratim) kërkesat e publikut (jo të palëve) dhe të medias për informacion, si dhe për të ndjekur seancat gjyqësore. f) Ndjek dhe lehtëson median elektronike që lejohet të filmojë në mjediset e gjykatës. Siguron që vendimi i trupit gjykues/gjyqtarit të vetëm të zbatohet nga media elektronike në mjediset e gjykatës. g) Organizon punën për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore në median elektronike, në përputhje me rregullat e vendosura nga trupi gjykues përkatës. gj) Administron regjistrimet audio e video, kur ato ekzistojnë për efekt mediatik të proceseve gjyqësore.
5
h) Mban lidhje me ZMP-të të gjykatave të tjera dhe koordinon punën për të shmangur dhënien në mënyrë paralele të informacioneve për publikun. i) Organizon dhe administron procesin e tërheqjes së mendimit të publikut për gjykatën, përfshirë dhe ankesat për veprimtarinë e gjykatës. j) Harton planin për vendosjen e shenjave dalluese të orientimit të publikut në ambientet e gjykatës dhe ia sugjeron kryetarit të gjykatës për miratim. 1.3. Organizimi, përbërja dhe numri i personelit të ZMP-së për çdo gjykatë caktohet nga Ministri i Drejtësisë sipas kritereve të mëposhtme: a) Numri i çështjeve që gjykata shqyrton gjatë një viti; b) Sasia e gjykimeve me karakter sensitiv për vëmendjen e publikut; c) Numri i aplikimeve që paraqiten në gjykatë për marrje informacioni ose për ndjekjen e seancave gjyqësore; ç) Volumi i informacionit dokumentar që qarkullon në një vit; d) Nivelin e të ardhurave që realizon gjykata nga veprimtaria e saj. 2. Procedura për hartimin dhe shpërndarjen e deklaratës për shtyp 2.1. Për çdo seancë gjyqësore ose pas çdo procesi gjyqësor, trupi gjykues ose gjyqtari i vetëm i çështjes ka të drejtë të vendosë për të informuar publikun në mënyrë të përmbledhur mbi ecurinë e çështjes nëpërmjet një deklarate për shtyp. Gjyqtari ose trupi gjykues nuk mund të detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë. 2.2. Deklarata për shtyp mund të bëhet me kërkesë të vetë trupit gjykues ose me sugjerim të ZMP-së dhe bëhet vetëm në emër të gjykatës. 2.3. ZMP-ja mund t'i sugjerojë gjyqtarit ose trupit gjykues avantazhet dhe disavantazhet e mbajtjes së një qëndrimi publik. 2.4. Kur vendoset që të hartohet një deklaratë për shtyp, tekstin e harton gjyqtari që kryeson trupin gjykues me ndihmën profesionale të ZMP-së. 2.5. Në mënyrë të domosdoshme, deklarata për shtyp që ka të bëjë me gjykimin e çështjeve gjyqësore duhet të përmbajë: datën, vendin dhe orën e seancës së zhvilluar, rrethanat e përgjithshme në të cilat zhvillohet gjykimi, dispozitivin e vendimit të ndërmjetëm apo përfundimtar të gjykatës, si dhe mesazhin informues/sqarues në lidhje me çështjen në fjalë. 2.6. Teksti i deklaratës hartohet në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për publikun. Ai duhet të jetë informativ dhe sqarues. Kur është rasti, deklarata sqaron edhe ecurinë e mëtejshme të çështjes. 2.7. Është e ndaluar që në deklaratën për shtyp të citohen thënie të dëshmitarëve, thënie të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, ekspertëve, si dhe pjesëmarrësve të tjerë në proces. 2.8. Kur deklarata për shtyp nuk lidhet me proceset gjyqësore, ajo hartohet nga ZMP-ja dhe miratohet nga Kryetari i gjykatës. 2.9. Deklaratat për shtyp që lidhen me veprimtarinë e përgjithshme të gjykatës, numrin e çështjeve, ngarkesën, gjendjen financiare dhe konkluzionet e analizave të punës, bëhen domosdoshmërish publike. 2.10. Deklarata mund të bëhet në emër të mbledhjes së gjyqtarëve ose të gjykatës, por asnjëherë në emër të gjyqtarit. Përjashtimisht, deklarata mund të bëhet në emër të gjyqtarit kur ka një interes publik për të dhëna që lidhen me gjyqtarin dhe gjithmonë me konsensusin e tij. Në çdo rast nuk lejohet bërja publike nga ana e gjykatës e asnjë të dhëne që lidhet me procesin gjyqësor të papërfunduar. 3. Administrimi i kërkesave për informacion nga publiku dhe për regjistrim të seancave nga media 3.1. Kërkesat për informacion që paraqiten nga publiku ose media (pra, jo nga palët) paraqiten në ZMP. ZMP-ja merr masa që të afishojë dukshëm vendin ku priten kërkesat për informacion. 3.2. Kërkesat për ndjekjen e seancave gjyqësore paraqiten nga gazetarët që kërkojnë edhe imazhe filmike nga procesi, si dhe fotoreporterët. Gazetarët që nuk kërkojnë imazhe filmike nuk paraqesin kërkesë, por paraqiten direkt në sallën e gjyqit.
6
3.3. ZMP-ja harton formularë standardë për marrjen e kërkesave për informacion ose për ndjekjen apo regjistrimin e seancave gjyqësore. Këta formularë i bën publik në faqen e internetit (nga ku pret dhe aplikime) dhe në mënyrë të printuar në mjediset e gjykatës ku bëhet kërkesa. 3.4. Kur nuk ka formularë, ZMP-ja është e detyruar të pranojë dhe administrojë kërkesën sipas formës së paraqitur nga kërkuesi. Në këtë rast, ZMP-ja sigurohet që të saktësojë qartësisht se çfarë kërkohet dhe nëpërmjet një memo shoqëruese, ia paraqet kryetarit ose gjyqtarit për trajtim. 3.5. Kërkesën për dhënien e informacionit mbi dokumente zyrtare të gjykatës, ZMP-ja ia paraqet kryetarit të gjykatës. Ky i fundit vlerëson ligjshmërinë e kërkesës dhe vendos për dhënien e informacionit ose mosdhënien e tij. Mosdhënia e informacionit që përmbajnë dokumentet zyrtare që nxjerr apo administron gjykata duhet të jetë e justifikuar ligjërisht. Arsyeja ligjore i shpjegohet kërkuesit me shkrim. 3.6. Kur vendoset mosdhënia, ZMP-ja i kthen përgjigje me shkrim kërkuesit, ku i njofton arsyen e mosdhënies së informacionit. 3.7. Kur vendoset dhënia e informacionit, kërkuesi njoftohet nga ZMP-ja t'i drejtohet zyrës përkatëse në gjykatë për marrjen e të dhënave të kërkuara. 3.8. Kur kërkohet marrja pjesë në gjykim dhe regjistrim i seancave gjyqësore nga ana e medias, ZMP-ja ia paraqet kërkesën menjëherë drejtuesit të trupit gjykues. Ky i fundit, menjëherë pas çeljes së seancës gjyqësore, njofton anëtarët e tjerë të trupit gjykues dhe pjesëmarrësit në proces për kërkesën. 3.9. Kërkesa mund t'i refuzohet vetëm medias elektronike dhe vetëm për njërën prej këtyre arsyeve: a) Seanca gjyqësore ka të bëjë me marrjen e masave të sigurisë. b) Kur një nga palët ose pjesëmarrësit në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca dhe ky kundërshtim bëhet pengesë për zhvillimin e seancës. Ky rregu ll nuk vlen për prokurorin dhe avokatin. c) Çmohet, mbi bazën e shkaqeve të arsyeshme, se prania e kamerave deformon ecurinë e procesit të rregullt gjyqësor. ç) Çmohet se regjistrimi dhe transmetimi mediatik përdoret si taktikë e palëve në proces për të ndikuar në fshehjen e së vërtetës ose nxitjen e protagonizmit të palëve për të diskretituar vendimin e pritshëm të gjykatës. 3.10. Kur seanca gjyqësore regjistrohet nga vetë gjykata, kamerat e medias elektronike nuk lejohen të filmojnë. Në këtë rast, ZMP-ja nën drejtimin e trupit gjykues, shpërndan ose pamjet filmike dhe/ose audio nga seanca, ose lejon transmetimin e plotë të saj nga mediat të vendosura nga një mjedis i posaçëm jashtë sallës së gjyqit që administrohet nga ZMP-ja. 3.11. ZMP-ja, me lejen e trupit gjykues, mund të mjaftohet edhe me shpërndarjen e fotografive të seancës gjyqësore për të cilën jepet informacioni për publikun. 4. Përgatitja dhe mirëmbajtja e faqes së internetit 4.1. Çdo faqe interneti e gjykatës duhet të përmbajë detyrimisht këto elemente: a) Informacion mbi përbërjen e trupës gjyqësore të gjykatës. Ky përfshin domosdoshmërish, emrat, përshkrimet jetësore dhe deklaratat vjetore të pasurive të çdo gjyqtari; b) Informacion mbi personelin administrativ të gjykatës. Ky përfshin emrat, përshkrimet jetësore dhe deklarimin e pasurisë së kancelarit dhe sekretarit gjyqësor; c) Informacion mbi paditë e regjistruara sipas datave; ç) Informacion mbi shortin elektronik në kohë reale; d) Informacion mbi kalendarin e gjykimeve për çdo çështje të regjistruar në regjistrat e gjykatës. Ky përfshin edhe vendimet e ndërmjetme me arsyetim të shkurtuar për shtyrjen e gjykimeve dhe arsyen e shtyrjes; dh) Informacion mbi apelin e ushtruar; e) Të gjitha vendimet përfundimtare, të marra nga gjykata, duke saktësuar nëse ka marrë apo jo formë të prerë; ë) Informacion të karakterit orientues dhe edukues për palët dhe për publikun e gjerë;
7
f) Njoftimet për shtyp të bëra nga gjykata; g) Aplikimet on-line për kërkim të dhënash ose për pjesëmarrje në gjykim. 4.2. ZMP-ja, në bashkëpunim me kancelarin e gjykatës dhe nën drejtimin e kryetarit, janë autoritetet përgjegjëse që azhurnojnë faqen e internetit në kohë reale. IV. Marrëdhënia e gjykatës me median 1. Ndalimi i regjistrimit, transmetimit apo shpërndarjes së paautorizuar të seancave gjyqësore. 1.1. Seanca gjyqësore mund të jenë të regjistrueshme dhe të lejohen të transmetohen në media me kërkesë të medias ose me nismë të trupit gjykues. Në çdo rast, regjistrimi dhe transmetimi i seancës, i plotë ose i pjesshëm, bëhet vetëm kur nuk cenon rregullat e procesit të rregullt. 1.2. Media elektronike mund të regjistrojë dhe transmetojë plotësisht ose pjesërisht sipas urdhrit të trupit gjykues, i cili gjykon çështjen objekt gjykimi. 1.3. Trupi gjykues ka të drejtë ekskluzive: a) që të lejojë ose ndalojë regjistrimin dhe transmetimin e plotë të seancës; b) që të lejojë ose ndalojë regjistrimin e pjesshëm të seancës; c) që të ndalojë transmetimin e pamjeve konkrete gjatë një seance, e cila është lejuar më parë të regjistrohet. 1.4. Regjistrimi audio-vizual në mjediset e sallës së gjyqit bëhet vetëm nga operatorët radio- televizivë me lejen e trupit gjykues, nga punonjësit e sigurisë në gjykata ose nga vetë ZMP-ja. Çdo lloj regjistrimi tjetër është i ndaluar. 1.5. Kryetari i gjykatës, kur ka të dhëna se gjykimi i çështjes ka interes të madh për publikun, ose kur ka kërkesë nga media elektronike për transmetim të drejtpërdrejtë, e njofton trupin gjykues lidhur me këto çështje. 2. Të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve në gjykatë 2.1. Gazetarët lejohen të ndjekin pa asnjë pengesë seancat gjyqësore të hapura. 2.2. Përjashtimisht, mund të vendosen kufizime për rastet kur salla e zhvillimit të gjyqit është e pamjaftueshme për akomodimin e të gjithë të interesuarve për të ndjekur seancën. Në këtë rast, kryetari i gjykatës vendos administrativisht për pjesëmarrësit e lejuar në sallë sipas kësaj radhe preferenciale: fillimisht akomodohen pjesëmarrësit në gjykim (palët dhe avokatët); në vijim akomodohen familjarët dhe të afërmit; së fundi akomodohen gazetarët. Kur numri i familjarëve është më i madh sesa numri i vendeve në sallë, kryetari cakton një kuotë vendesh në sallë për familjarët, në mënyrë të tillë që të ruajë edhe një kuotë përfaqësuese për gazetarët. Në çdo rast, kryetari duhet të parallogarisë edhe hapësirën që duhet për vendosjen e mundshme të kamerave. Kamerat vendosen gjithmonë në fund të sallës dhe në mënyrë statike. Ndalohet përdorimi i tyre në mënyrë të lëvizshme. 2.3. Kur është mundësia teknike, regjistrimi dhe transmetimi bëhet nga vendi i posaçëm që administrohet nga ZMP-ja, gjithmonë sipas përcaktimeve konkrete që bën trupi gjykues. Në këtë rast, kryetari i gjykatës vendos për akomodimin e gazetarëve në vendin përkatës. 2.4. Gazetarët janë të detyruar të ndjekin procesin gjyqësor pa bërë asnjë koment dhe brenda rregullave që diktohen në seancë për zhvillimin e gjykimit të drejtë. 2.5. Rregullat e përcaktuara në këtë rregullore për qëndrimin në ambientet e gjykatës, si dhe për qëndrimin në sallën e gjyqit vlejnë pa asnjë përjashtim për gazetarët dhe punonjësit e operatorëve radio- televizivë. 3. Procedura e ndjekjes së seancave gjyqësore nga ana e medias. 3.1. Çdo operator radio-televiziv (vendas dhe i huaj), që ka interes për të regjistruar dhe transmetuar plotësisht një seancë gjyqësore, duhet më parë të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë ZMP-së. Kërkesa mund të plotësohet edhe on-line kur ky shërbim ofrohet nga ZMP-ja e gjykatës përkatëse. 3.2. Kërkesa për pjesëmarrje duhet të paraqitet jo më vonë se 24 orë para orës së deklaruar për fillimin e seancës gjyqësore. 3.3. Kërkesa e regjistruar i paraqitet menjëherë nga ZMP-ja kryetarit të trupit gjykues dhe për dijeni kryetarit të gjykatës.
8
3.4. Kërkesa pranohet ose refuzohet plotësisht ose pjesërisht vetëm në çelje të seancës gjyqësore, kur të pranishëm në sallë janë edhe përfaqësuesit e medias që bën kërkesën. Kjo pjesë e seancës është e regjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim. V. Rregulla të përgjithshme sjelljeje brenda ambienteve të gjykatës 1. Rregullat për qëndrimin në mjediset e gjykatës dhe në sallat e gjyqeve. 1.1. Në ambientet e gjykatës çdokush është i detyruar të respektojë këto rregulla: a) Të mos flasë me zë të lartë; b) Të mos hapë derën e asnjë gjyqtari; c) Të qëndrojë ulur në vendet e caktuara; ç) Të mos pijë duhan, jashtë vendeve të lejuara; d) Ndalohet hyrja në mjediset e gjykatës me pantallona të shkurtra dhe kanotierë për meshkujt dhe me veshje të papërshtatshme për femrat; dh) Të mos konsumojë ushqime. Lejohet vetëm pirja e kafesë së automateve dhe përdorimi i pijeve joalkoolike; e) Të mbyllë të gjitha pajisjet elektronike, me përjashtim të kompjuterëve të lëvizshëm; ë) Përdorimi i celularëve në mjediset jashtë sallës së gjyqit lejohet duke ruajtur qetësinë; f) T'u nënshtrohet rregullave të kontrollit të sigurisë në hyrje të gjykatës ose me kërkesë të çdo punonjësi të sigurisë; g) Të mos mbajë armë zjarri me ose pa autorizim. Përjashtim bëjnë vetëm forcat e sigurisë së gjykatës dhe punonjësit e policisë së burgjeve kur shoqërojnë të pandehurit. 1.2. Në sallën e gjyqit, çdo person pjesëmarrës si dëgjues, përveç sa është përcaktuar në pikën 1.1 të këtij kreu, duhet: a) Të fikë telefonin celular. Kur është mundësia telefoni dorëzohet në hyrje të sallës së gjyqit te punonjësi i sigurisë; b) Të mos komunikojë me asnjë pjesëmarrës në gjykim dhe me palët; c) Të mos flasë për asnjë arsye dhe me asnjë person rreth e rrotull tij/saj. ç) Të mos komentojë për asnjë arsye mbi fakte apo thënie që dëgjon përgjatë zhvillimit të gjyqit; d) Të respektojë çdo urdhër të trupit gjykues, para, gjatë dhe pas seancës gjyqësore. 1.3. ZMP-ja i afishon këto rregulla në çdo vend të dukshëm të gjykatës, në mënyrë të tillë që të jenë të lexueshme nga të gjithë. 1.4. Punonjësit e sigurisë së gjykatës kanë për detyrë të garantojnë zbatimin e rregullave në mjediset e gjykatës edhe pa pritur vendime apo urdhra nga personeli gjyqësor. 1.5. Për shkeljen e rregullave në sallën e gjyqit, punonjësit e sigurisë veprojnë sipas urdhrave të kryetarit të trupit gjykues. VI. Informimi i publikut mbi dokumentet e gjykatës 1. Parime të përgjithshme mbi informacionin e dokumenteve zyrtare që administron gjykata. 1.1. Informacioni i gjykatës ndahet në informacion me akses të pakufizuar dhe në informacion me akses të kufizuar. 1.2. Informacioni me akses të pakufizuar publikohet pa asnjë ndalim në faqen zyrtare të internetit të gjykatës, si dhe në çdo botim apo burim të informimit publik. 1.3. Çdo informacion me akses të pakufizuar, pavarësisht nëse është botuar ose jo, jepet nga gjykata pa asnjë kufizim. ZMP-ja përgatit broshura që japin informacionin me akses të pakufizuar dhe e vë atë në një vend të aksesueshëm nga çdo i interesuar. Kur kjo është e pamundur, kancelari i gjykatës merr masa që ky shërbim të ofrohet nga sekretaria e gjykatës. 1.4. Botimi i informacionit me akses të pakufizuar bëhet nga gjykata duke vlerësuar interesin dhe të drejtat e publikut për t'u informuar mbi veprimtarinë e gjykatës. 1.5. Gjykata është e detyruar që t'i ofrojë medias informacion me akses të pakufizuar me përparësi, brenda ditës së kërkuar. 1.6. Gjykata jep informacion me akses të kufizuar vetëm sipas procedurave që parashikojnë ligjet specifike për kufizimin e dhënies së informacionit. 2. Dhënia e dokumenteve me akses të pakufizuar
9
2.1. Kërkesa për marrjen e informacionit i paraqitet gjykatës, ku kërkohet informacion me akses të pakufizuar. Në çdo gjykatë ngrihet një sportel/një zyrë e marrëdhënieve me publikun, që pret kërkesat dhe jep të dhënat e kërkuara nga kërkuesi. 2.2. Kërkesa për pajisjen me informacion me akses të pakufizuar bëhet duke plotësuar një formular aplikimi sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje. Ky formular është i aksesueshëm lehtësisht ose në faqen e internetit të gjykatës, ose në sportelin/zyrën e marrëdhënieve me publikun. 2.3. Gjykata, nëpërmjet zyrës së marrëdhënieve me publikun, e jep informacionin e kërkuar nga aplikuesi me shkrim. Kur ky informacion është botuar në formë broshurash dhe çmohet se materiali i botuar plotëson objektin e kërkesës së aplikantit, atëherë gjykata mjaftohet me dhënien e broshurës. Gjykata mund të japë informacion me akses të pakufizuar edhe në rrugë elektronike. Informacioni mund të jepet edhe me gojë nëse kjo pranohet nga kërkuesi. 2.4. Gjykata, nëpërmjet zyrës së marrëdhënieve me publikun, mund të krijojë kushte pune për të gjithë të interesuarit që duan të studiojnë materiale që përmbajnë informacione me akses të pakufizuar. 2.5. Dhënia e informacionit në bazë të aplikimit të bërë bëhet me pagesë në bazë të tarifave që përcakton Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave. 3. Lista e dokumenteve me akses të pakufizuar Konsiderohen me akses të pakufizuar, dokumentet e mëposhtme: 3.1. Kopjet e vendimeve gjyqësore (të të gjitha shkallëve të gjykimit). 3.2. Përmbledhjet e praktikës së gjykatës. 3.3. Informacioni i përgjithshëm mbi paditë, kërkesat për gjykim, datat e gjyqit dhe planin e gjykimit të çështjeve. 3.4. Informacionin që përmbajnë paditë civile mbi palët në gjykim, gjeneralitetet e tyre, si dhe mbi objektin e padisë. 3.5. Të dhënat e përgjithshme mbi të pandehurit dhe akuza zyrtare në ngarkim të tyre. 3.6. Informacionin mbi palët (gjeneralitetet e tyre) dhe objektin e padive administrative. 3.7. Informacioni mbi gjendjen e gjykimit të çështjes (në ç'fazë të gjykimit është, përfshi edhe apelin). 3.8. Statistikat dhe raportet e përvitshme të gjykatës. 3.9. Të dhënat mbi shpenzimet e gjykatës dhe gjendjes së buxhetit të saj. 3.10. Emrin, përbërjen familjare, pagën dhe deklaratën e pasurisë të çdo gjyqtari dhe punonjësi të gjykatës. 3.11. Rregulloret dhe të gjitha aktet e brendshme të punës së gjykatës. 3.12. Si dhe çdo informacion apo e dhënë tjetër që nuk ndalohet nga ligji dhe që çmohet nga kryetari i gjykatës. 4. Dhënia e dokumenteve me akses të kufizuar 4.1. Informacioni me akses të kufizuar mund të jepet nga gjykata vetëm pasi të vlerësohet rëndësia e të dhënës dhe statusi ligjor i saj. Këtë vlerësim e bën gjithmonë kryetari i gjykatës ose sipas rastit, trupi gjykues i çështjes konkrete. 4.2. Informacioni me akses të kufizuar kërkohet dhe jepet gjithmonë me shkrim. Procedura që parashikon kjo rregullore për dhënien e informacionit me akses të pakufizuar, zbatohet edhe për rastin e dhënies së informacionit me akses të kufizuar. 4.3. Aplikimi për informacion me akses të kufizuar paraqitet në ZMP, e cila ia vë në dispozicion menjëherë kryetarit të gjykatës. Kryetari i gjykatës vendos vetë ose i kërkon trupit gjykues përkatës të shprehen për aplikimin. Trupi gjykues shprehet menjëherë, pavarësisht se nuk është mbledhur në seancë gjyqësore për të gjykuar çështjen me të cilin lidhet informacioni. 4.4. Informacioni me akses të kufizuar refuzohet të jepet vetëm kur: a) nuk kërkohet sipas mënyrës së parashikuar në këtë rregullore; b) e dhëna apo informacioni është i mbrojtur nga një ligj në fuqi;
10
c) e dhëna apo informacioni cenon ecurinë e një procesi gjyqësor të nisur ose që pritet të fillojë në gjykatën ku kërkohet ky informacion. 5. Lista e dokumenteve me akses të kufizuar. Konsiderohen informacione me akses të kufizuar dokumentet e mëposhtme: 5.1. Të dhënat personale të çdo personi, sipas kuptimit që jep ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. 5.2. Të dhëna sensitive që kanë të bëjnë me racën, origjinën, besimin, pikëpamjet filozofike apo politike, gjendjen seksuale dhe shëndetësore të individit. 5.3. Të dhëna që kanë të bëjnë me jetën private të çdokujt, si materiale filmike, fotografi, e- mail, letra personale etj. 5.4. Të dhënat financiare (të ardhura dhe shpenzime) të individëve dhe personave juridikë për aq sa nuk zbatohet legjislacioni i transparencës financiare. 5.5. Materialet gjyqësore që gjenden në një dosje gjykimi. 5.6. Materialet gjyqësore në një gjyq me dyer të mbyllura. 5.7. Materiale gjyqësore për çdo punonjës të drejtësisë që është në gjykim. 5.8. Informacion personal mbi viktimat, dëshmitarët apo ekspertët e një gjykimi penal. Këtu nuk futen emrat e tyre. 5.9. Dosjet e personelit të punonjësve të gjykatës. 5.10. Të dhëna që kanë të bëjnë me vetë aplikuesin për të marrë informacion pranë gjykatës. 5.11. Të dhëna që përbëjnë sekret tregtar apo sekret shtetëror, sipas përcaktimeve që bën legjislacioni për sekretin dhe aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave. 5.12. Të dhëna që kanë të bëjnë me shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë për marrjen e masave paraprake të sigurisë ndaj personave që dyshohen se kanë kryer krime. 5.13. Materiale që kanë të bëjnë me masat disiplinore të gjykatësve, me përjashtim të ekstrakteve të dispozitivit të vendimeve të marra nga KLD-ja. VII. Sanksionet e zbatueshme 1. Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë rregullore ndëshkohet administrativisht sipas përcaktimev e ligjore në fuqi. Konkretisht, sanksionet administrative të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Civile, ligjin për sigurinë në gjykata, si dhe ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare, zbatohen nga gjykata ose shërbimi i sigurisë edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj rregulloreje. 2. Shkelja e rregullave gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndëshkohet administrativisht me gjobë ose me dëbim nga salla e gjyqit. Vendimi në këtë rast jepet nga trupi gjykues që gjykon çështjen, mbi bazën e përcaktimeve të bëra në kodet e procedurave. 3. Në rast shkeljeje të rregullave të parashikuara në legjislacionin për të drejtën e informimit, zbatohen procedurat e ankimit dhe të ndëshkimit administrativ e penal sipas rregullave që parashikon legjislacioni përkatës.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATES ADMINISTRATIVE SHKALLA E PARE KORCE
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë
Baza ligjore
Dokumenti/Përmbajtja
Afati kohor për publikim
Mënyra e publikimit
Struktura përgjegjëse
11
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d
Ligji nr.9877, date 18.02.2008 ;Ligji Nr.49/2012 Skemë Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtuesve/gjyqtarëve, arsimit, kualifikimet e drejtuesve
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori per te drejten e informimit.
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b
Konventa Ligje Akte nënligjore Lidhja 1 Pas hyrjes në fuqi
Ne ambjentet e pritjes se publikut.Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori per te drejten e informimit dhe Institucione te tjera
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.
Neni 7/1/c/g Format kërkese Format ankese Shpjeguese Lidhja 2 Adresë postare: Bulevardi “18 Shtatori” Gjirokastër. Pas miratimit të Programit të transparencës. Menjëherë në rast ndryshimesh
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,
orarin e punës,
emrin dhe kontaktet
e koordinatorit për të drejtën e informimit.
Neni7/1/ç Shpjeguese Alban Kënaçi, tel: 0673414491 e-mail Alban.Kenaci@gjykata.gov.al Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al Specialisti i Komunikimit me Publikun.
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes,
kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
Neni 7/1/d
Me vendim te KLD-se.
Ligji Nr. nr.9877, date 18.02.2008, neni 16, 17, 18, 37, 38. Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare. E përhershme
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori
12
Mekanizmat monitorues;
raporte auditi;
dokumentet me tregues performance
Neni7/1/
dh Analiza Vjetore e Punës
Menjehere pas kryerjes se procedures se monitorimit dhe hartimit te raportit monitorues
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori
Buxheti
Neni 7/1/e Parashikimet e nenit 57 të ligjit 8737/2001 i ndryshuar. Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij Raporte për monitorimin e performancës
Pas hyrjes në fuqi
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Koordinatori dhe Kryetare e Deges se Buxhetit
Informacion për procedurat e prokurimit.
Neni 7/1/ë
Rregjistri
Lidhja 3.
Menjëherë pas miratimit nga ZABGJ
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te APP ne internet www.app.gov.al
Koordinatori dhe Kryetare e Deges se Buxhetit
Shërbimet e autoritetit për publikun.
Neni
7/1/f Vërtetime, Ankime,Rekurse, Kopje aktesh/dokumetash Kërkesë padi,Vendime etj. Përditësohet periodikisht. E përhershme.
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al Koordinatori
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.
Neni 7/1/gj p/akt ligjor dhe nënligjor p/strategji Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.
Ne ambjentet e pritjes se publikut.
Kryetari i Gjykates
Mbajtja e dokumentacionit nga AP
Neni 7/1/h Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor te insititucionit bëhet në perputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh.
Perditesohet
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al Specialisti i Arkivit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8
të këtij ligjit nr.119/2014.
Neni 7/1/i Tabelë me te dhenat e regjistrit te Pas miratimit të programit të transparencës.
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne Koordinatori
13
kerkesave dhe pergjigjeve
faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
Neni 7/1/k
Kopje vendimesh, kopje dokumentash te ndryshme te nxjerra nga dosja gjyqesore,
Pas miratimit nga Kryetari i Gjykates. Pas miratimit nga gjyqtari i çeshtjes.
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al Koordinatori
Informacione të tjera të dobishme
Neni 7/1/l Njoftime me afishim publik Njoftime
Perditesohen periodikisht
Ne ambjentet e pritjes se publikut. Ne faqen zyrtare te gjykates ne internet www.gjykata.gov.al Koordinatori
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
Lidhja 1. Ligje • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë • Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 • Kodi i Procedurave Administrative • Kodi Penal • Ligji nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" • Ligji nr. 146/2014 "Për njoftimin dhe konsultimin publik" • Ligji nr. 10279, datë 20/05/2010 "Për kundërvajtjet administrative" • Ligji nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" • Ligji nr. 10129, datë 11/5/2009 "Për gjendjen civile" • Ligji nr. 9614, datë 21/09/2006 "Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore" • Ligji nr. 9367, datë 07/04/2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar • Ligjin nr. 9287, datë 7/10/2004 "Për ratifikimin e protokollit shtesë të Konventës për mbrojtjen e individëve nga procedimi automatik i të dhënëve personale, lidhur me autoritetet mbikëqyrëse dhe lëvizjen ndërkufitare të të dhënave personale"
14
• Ligji nr. 9288, datë 7/10/2004 "Për ratifikimin e Konventës për mbrojtjen e individëve nga procedimi automatik i të dhënave personale" • Ligji nr. 9154, datë 6/11/2003 "Për arkivat" • Ligji nr. 9131, datë 08/09/2003 "Për rregullat e etikës në administratën publike" • Ligji nr. 9049, datë 10/04/2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë" • Ligji nr. 8951, datë 10/10/2002 "Për numrin e identitetit të shtetasve" • Ligji nr. 8137, datë 31/07/1996 "Për ratifikimin e Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore", i ndryshuar Vendime • Vendim nr. 7 "Për disa ndryshime në vendimin nr. 3, datë 20/11/2012 "Për përcaktimin e shteteve, me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale"" • Vendim nr. 6 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për sigurimin e të dhënave personale" • Vendim nr. 5 "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 2 datë 10/03/2010 "Për përcaktimin e procedurave të administrimit të regjistrimit të të dhënave, të hedhjes së të dhënave, të përpunimit dhe nxjerrjes së tyre"" • Vendim nr. 4 "Për përcaktimin e rasteve për përjashtimet nga detyrimi për njoftimin e të dhënave personale që përpunohen" • Vendim nr. 3 "Për përcaktimin e shteteve me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale" Lista e shteteve me nivel të mjaftueshem sigurie • Vendim nr. 2 "Për përcaktimin e procedurave të administrimit të regjistrimit të të dhënave, hedhjes së të dhënave, përpunimit dhe nxjerrjes së tyre" • Vendim nr. 1 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për sigurimin e të dhënave personale" (i shfuqizuar) Udhëzime Udhëzim nr. 43 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 21, datë 24/09/2012 "Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj"", i ndryshuar Udhëzim nr. 42 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë" Udhëzim nr. 41 "Për lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale" Udhëzim nr. 40 "Mbi përdorimin e shërbimit të internetit dhe postës elektronike zyrtare në institucionet publike në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale" Udhëzim nr. 39 "Për përpunimin e të dhënave personale në regjistrat publikë" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 38 "Për veprime të Komitetit Shqiptar të Birësimit, përpara fillimit të përpunimit të të dhënave personale" Udhëzim nr. 37 "Për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpunimit të shenjave të gishtave nga institucionet publike" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 36 "Mbi përpunimin e të dhënave personale në statistika zyrtare" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 35 "Për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës zgjedhore"(shembull zbatimi) Udhëzim nr. 34 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 22, datë 24/09/2012 "Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e vegjël"" Udhëzim nr. 33 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 21, datë 24/09/2012 "Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj"" Udhëzim nr. 32 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 9, datë 15/09/2010 "Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive"" Udhëzim nr. 31 "Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për përjashtimin nga detyrimet përkatëse në përpunimin e të dhënave personale për qëllime gazetarie, letrare ose artistike"" Udhëzim nr. 30 "Për një ndryshim në Udhëzimin nr. 19, datë 03/08/2012 "Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes kontrolluesit dhe përpunuesit në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e një kontrate tip në rastet e këtij delegimi"" Udhëzim nr. 29 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 16, datë 26/12/2011 "Për mbrojtjen e të dhënave personale në tregtimin e drejtpërdrejtë dhe masat e sigurisë"" Udhëzim nr. 28 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 11, datë 08/09/2011 "Mbi përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat"" Udhëzim nr. 27 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 7, datë 09/06/2010 "Për përpunimin e të dhënave personale në sektorin e arsimit"" Udhëzim nr. 26 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 4, datë 16/03/2010 "Për marrjen e masave të sigurisë së të dhënave personale në veprimtarinë e fushës së arsimit"" Udhëzim nr. 25 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 10, datë 06/09/2011 "Për përpunimin e të dhënave personale në kuadër të shërbimeve hotelerie""
15
Udhëzim nr. 24 "Për detyrimet e kontrolluesve përpara se të përpunojnë të dhënat personale"(shembull zbatimi) Udhëzim nr. 23 "Për përpunimin e të dhënave personale në sektorin e shëndetësisë" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 22 "Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë të të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e vegjël" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 21 "Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj", i ndryshuar Udhëzim nr. 20 "Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 19 "Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes kontrolluesit dhe përpunuesit në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e një kontrate tip në rastet e këtij delegimi" Udhëzim nr. 18 "Për përpunimin e të dhënave personale në kuadrin e provave klinike të barnave" Udhëzim nr. 17 "Për përcaktimin e kohës së mbajtjes së të dhënave personale që përpunohen në sistemet elektronike, nga organet e Policisë së Shtetit për qëllime parandalimi, hetimi, zbulimi dhe ndjekje të veprave penale" Udhëzim nr. 16 "Për mbrojtjen e të dhënave personale në tregtimin e drejtpërdrejtë dhe masat e sigurisë" (shembull zbatimi) Udhëzim nr. 15 "Për përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale në sistemin gjyqësor" (shembuj zbatimi) Udhëzim nr. 14 "Për përpunimin, mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në sektorin e komunikimit elektronik të publikut" Udhëzim nr. 13 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 3, datë 05/03/2010 "Mbi përpunimin e të dhënave personale me sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise të tjera"" Udhëzim nr. 12 "Për kontrollin e identitetit në hyrje të ndërtesave" Udhëzim nr. 11 "Për përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat" Udhëzim nr. 10 "Për përpunimin e të dhënave personale në kuadër të shërbimeve hoteliere" Udhëzim nr. 9 "Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive" Udhëzim nr. 8 "Për birësimin" (i shfuqizuar) Udhëzim nr. 7 "Për përpunimin e të dhënave personale në sektorin e arsimit" Udhëzim nr. 6 "Mbi përdorimin korrekt të SMS-ve për qëllime promocionale, reklama, informacione, shitjeve direkte nëpërmjet telefonisë celulare" Udhëzim nr. 5 "Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e kujdesit shëndetësor" (Shembull zbatimi) Udhëzim nr. 4 "Për marrjen e masave të sigurisë së të dhënave personale në veprimtarinë e fushës së arsimit" Udhëzim nr. 3 "Mbi përpunimin e të dhënave personale me sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise të tjera" (shembull zbatimi) (modeli standard i tabelës informuese) Udhëzues Përmbledhëse ligjore e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Udhërrëfyes për Autoritetet Publike mbi projekt aktet që kanë të bëjnë me të dhënat personale Udhërrëfyes i mbrojtjes së të dhënave personale për kontrolluesit dhe përpunuesit Udhërrëfyes i mbrojtjes së të dhënave personale për subjektet e të dhënave Udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale në kodin etik Udhëzues mbi transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale Udhëzues për mbrojtjen e të dhënave personale në shërbimet "Cloud Computing" Udhëzues për përpunimin e të dhënave personale në administratën publike Udhëzues për përdorimin e sistemit CCTV Udhëzues mbi njohjen me të dhënat biometrike Manuale Manual për median dhe mbrojtjen e të dhënave personale Kodi i praktikës së shkëmbimit të të dhënave personale Legjislacion ndërkombëtar Deklarata e akreditimit Deklarata e Berlinit mbi përforcimin e transparencës në nivel kombetar dhe ndërkombetar Direktiva 95/46 EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 24 Tetorit 1995 "Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e lire të të dhënave te tilla" Rezoluta e Varshaves mbi edukimin dixhital për të gjithë Rezoluta e Varshaves mbi monitorimin e faqeve të internetit dhe mbrojtjen e privatesisë Rezoluta e Varshavës mbi profilizimin Rezolutë mbi koordinimin e zbatimit të ligjit në shkallë ndërkombëtare Rezolutë mbi përfshirjen e mbrojtjes së të dhënave dhe mbrojtjes së privatësisë në të drejtën ndërkombëtare Rezolutë mbi transparencën e praktikave në fushën e të dhënave personale; Statuti i të drejtave themelore të Bashkimit Evropian Rekomandim mbi profilizimin
16
Lidhja 2 Kërkesa Kërkesë për informacion publik Modeli i kërkesës “Për dhënie të informacionit/dokumentacionit”
KËRKESË PËR INFORMACION
Emër Mbiemër:
Z./Znj. ____________________
Adresa postare: ____________________
Adresa elektronike: ____________________
Nr. Tel: ____________________
Data: __/__/201_
Nënshkrimi:
(dërgimi i kërkesës elektronikisht kërkon emër, mbiemër, nënshkrim dhe dokument identifikimi të skanuar) Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Të tjera të dhëna
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Forma që kërkohet informacioni / dokumentacioni: ________________________________________
_____________________________________________________________________________________
Vetëm për përdorim zyrtar
Data e marrjes: __/__/201_
Numri rendor i kërkesës:
Komente: __________________
___________________________
17
___________________________
❖ Adresa dhe kontaktet mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.
❖ Drejtoni kërkesën tuaj, Koordinatorit për të drejtën e informimit, të institucionit që mban informacionin e kërkuar. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit.
❖ Kur ju mendoni se ju kanë mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
18
19