KOLEGJI ZGJEDHOR GJYQËSOR

 SHKARKO VENDIMIN

 

Subjekti Zgjedhor Lëvizja e Re (LRE)

 

  

SHKARKO MENDIMIN PARALEL

 

Subjekti Zgjedhor Lëvizja e Re (LRE)

 

 

 

NJOFTIM  

 

Sot më datë 23.02.2022, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët: Gentian Medja (relator), Sokol Ibi (anëtar), Blerona Hasa (anëtare), Esmeralda Xhili (anëtare), Alma Kolgjoka (anëtare), në seancë gjyqësore, pasi shqyrtoi kërkesë padinë me palë:

 

PADITËS:     Lëvizja e Re, përfaqësuar nga z. Arian Galdini me adresë: Pallati i Turkeshave, Kryqëzimi mes rrugës “Qemal Stafa” dhe “Derhemi”, k.2, Tiranë.

 

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

KUNDËR:    Vendimit nr 08, datës 15.02.2022 “Për Shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.03, të paraqitur në KQZ në datë 12.02.2022 ”të Komisionit të  Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) né Komisionin Qendror të   Zgjedhjeve me anë të së cilës është vendosur:

  Pranimin pjesshëm të kërkesës ankimore nr.03, datë 12.02.2022, të paraqitur nga subjekti zgjedhor “Lëvizja e Re”.

 Shfuqizimin e vendimit nr. 72, datë 12.02.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për shqyrtimin e kërkesës së subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re” për regjistrimin e kandidatit për kryetar në Bashkinë Durrës, z. Jonid Robert Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe  rikthimin e cështjes për rishqyrtim.

Brenda 24 orëve nga shpallja e këtij vendimi, subjekti “Lëvizja e Re” të bëjë plotësimin e vërtetimit për zotërimin e mandatit përfaqësues sipas kërkesave të pikës 3, të nenit 68, të Kodit Zgjedhor, ose depozitimin e listës me  nënshkrimet mbështetëse te zgjedhësve, sipas pikës 2, të nenit 68, të Kodit   Zgjedhor.

 

OBJEKTI:   Shqyrtimin e çështjes në themel dhe ndryshimin e vendimit nr.72 datë 12.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke vendosur:

- Regjistrimin e kandidatit për kryetar në Bashkinë Durrës, z. Jonid Robert Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.

 

BAZA LIGJORE: Neni 45, 48 i Kushtetutës së Shqipërisë, neni 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

 

                                                        VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesë padisë.
  2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.
  3. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

 

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në datën 18.02.2022 ora 14:00 u hodh shorti publik për caktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor për gjykimin e çështjeve me palë:

 

PADITËS:     Lëvizja e Re, përfaqësuar nga z. Arian Galdini me adresë: Pallati i Turkeshave, Kryqëzimi mes rrugës “Qemal Stafa” dhe “Derhemi”, k.2, Tiranë.

 

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

KUNDËR:    Vendimit nr 08, datës 15.02.2022 “Për Shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.03, të paraqitur në KQZ në datë 12.02.2022 ”të Komisionit të  Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) né Komisionin Qendror të   Zgjedhjeve me anë të së cilës është vendosur:

  -       Pranimin pjesshëm të kërkesës ankimore nr.03, datë 12.02.2022, të paraqitur nga subjekti zgjedhor “Lëvizja e Re”.

  • Shfuqizimin e vendimit nr. 72, datë 12.02.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për shqyrtimin e kërkesës së subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re” për regjistrimin e kandidatit për kryetar në Bashkinë Durrës, z. Jonid Robert Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe rikthimin e cështjes për rishqyrtim.
  • Brenda 24 orëve nga shpallja e këtij vendimi, subjekti “Lëvizja e Re” të bëjë plotësimin e vërtetimit për zotërimin e mandatit përfaqësues sipas kërkesave të pikës 3, të nenit 68, të Kodit Zgjedhor, ose depozitimin e listës me nënshkrimet mbështetëse te zgjedhësve, sipas pikës 2, të nenit 68, të Kodit  

 

OBJEKTI:   Shqyrtimin e çështjes në themel dhe ndryshimin e vendimit nr.72 datë 12.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke vendosur:

 - Regjistrimin e kandidatit për kryetar në Bashkinë Durrës, z. Jonid Robert   Nano për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.

 

BAZA LIGJORE: Neni 45, 48 i Kushtetutës së Shqipërisë, neni 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështje përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Gentian Medja (relator)
  2. Sokol Ibi (anëtar)
  3. Blerona Hasa (anëtare)
  4. Esmeralda Çeka (Xhili) (anëtare)
  5. Alma Kolgjoka (anëtare)

Me urdhër nr.1 datë 18.02.2022 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 23.02.2022 ora 15:00 për shqyrtimin e kësaj çështje në seancë gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, salla 2.

 

 -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Njoftim data 18.02.2022

Sot në datën 18.02.2022 ora 14:00 në ambientet e Gjykatës Administrative në adresën Rruga “Ismail Qemali” Tiranë do të organizohet hedhja e  shortit për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë me palë paditës Lëvizja e Re, palë e paditur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me objekt kundër Vendimit nr.08 datë 15.02.2022 “Për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.03, të paraqitur në KQZ në datë 12.02.2022” të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve..etj.