PROGRAMI I TRANSPARENCES

PER

GJYKATA ADMINISTRATIVE E SHKALLES SE PARE DURRES

 

 

 

  1. HYRJE

 

Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres ka pergatitur programin e transparences.  Ne baze te nenit 7 te ligjit nr.l 19/2014 "Per te Drejten e Informimit". Me ane te ketij programi percaktohet veprimtaria e Gjykates ne zbatim te se drejtes kushtetuese dhe ligjore te informimit.
Po keshtu, me ane te ketij programi Autoriteti Publik (ne vijim Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres), nderton dhe rrit transparencen ne punen e tij institucionale, nen garancine e LDI-se. AP do te perditesoje here pas here Programin e Transparences, ne perputhje me piken 2 te nenit 5 te LDI-se.      

Informacioni i bere publik ne kete program, synon te beje transparencen e veprimtarise se punes se Gjykates nepermjet pasqyrimit per momentin ne mjediset e pritjes se publikut. Programi i transparences pasqyrohet ne rubrika, tekste/permbajtje, afat kohor per berjen publike te tij, menyren e berjes publike si dhe strukturen perkatese e cila prodhon ose administron dokumentin. Ne permbajtje te programit te transparences evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menute ku adresohet dokumenti.

 

  1. PARIME TE PERGJITHSHME

 

Parimet kryesore ne te cilat mbeshtetet Programi Transparences se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres.

  1. E drejta per informim" eshte e drejte Kushtetuese e parashikuar ne nenin 23 te saj, e aksesueshme nga te gjithe pa asnje perjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal te te dhenave: Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres ushtron funksione publike, per rrjedhoje informacioni qe rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore qe rregullojne ne menyre te posaçme veprimtarine e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres dhe perkatesisht: Ligij Nr. 9877, date 18.2.2008 "Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise (Ndryshuar Me Ligjin Nr.114/2013, Date 11.4.2013, Vendimin nr. 238/1/a , date 24.12.2008 "Per procedurat e ndarjes me short te ceshtjeve gjyqesore" te Keshillit te Larte te Drejtesise. Vendimin nr. 238/1/b, date 24.12.2008 te Keshillit te Larte te Drejtesise "Per solemnitetin e gjykimit dhe veshjen e posacme te gjyqtarit" si dhe Rregulloren "Per Marredhenien e Gjykates me Publikun" miratuar me Urdhrin Nr. 6777,5 date 09.2010.
  4. Informacioni pershtatet ne gjuhe te qarte e te kuptueshme.
  5. Organ mbikeqyres i procedurave te informimit publik eshte Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale" (ne vijim KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit te transparences behet sipas se njejtes procedure, permes se ciles eshte bere miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kerkese duhet te jete:
  • i plote;
  • i sakte;
  • i perditesuar;
  • i thjeshte ne konsultim;
  • i kuptueshem;
  • lehtesisht i aksesueshem;
  • i pajtueshem me dokumentet origjinale ne posedim te autoritetit publik.

INFORMACIONI QE BEHET PUBLIK PA KERKESE

Informacioni i lejuar per publikim eshte shprehimisht i parashikuar ne nenin 7 te ligjit Nr.l19/2014 "Per te Drejten e Informimit".

Ne perputhje me kete program transparence te miratuara, Gjykata Administrative e Shkalles se pare Durres vendos ne dispozicion te publikut ne mjediset e saj e pritjes se publikut:

  • Strukturen organizative te autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, te konventave qe jane ratifikuar, te ligjeve, te akteve nenligjore, te kodeve te sjelljes, dokumente politikash, te manualit ose ndonje dokument tjeter qe ka lidhje me ushtrimin e funksioneve te tij dhe qe prek publikun e gjere;
  • Informacion per procedurat qe duhen ndjekur per te bere nje kerkese per informim, adresen postare dhe elektronike per depozitimin e kerkesave per informim, si dhe procedurat e ankimit te vendimit perkates;
  • Te dhena per vendndodhjen e zyrave te autoritetit publik, orarin e punes, emrin dhe kontaktet e koordinatorit per te drejten e informimit;
  • Te dhena per arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionareve, te cilet kane detyrimin per deklarimin e pasurise, sipas ligjit, strukturat e pagave per nepunesit e tjere, si dhe nje pershkrim te procedurave te zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave te funksionareve te larte te autoritetit publik dhe proceduren qe ata ndjekin per te marre vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe te kontrollit qe veprojne mbi autoritetin publik, perfshire planet strategjike te punes, raportet e auditimit nga Kontrolli i Larte i Shtetit ose subjekte te tjera, si dhe dokumentet qe permbajne tregues te performances se autoritetit;

 

  • Te dhena per buxhetin dhe planin e shpenzimeve per vitin financiar ne vijim dhe vitet e kaluara, si dhe cdo raport vjetor per zbatimin e buxhetit. Ne ato raste kur autoriteti publik

vetefinancohet nga tarifat e licencave ose cdo forme tjeter e financimit te drejtperdrejte nga subjektet e rregulluara prej tij, behen publike edhe dokumentet qe tregojne gjendjen e shlyerjes se detyrimeve nga subjektet e licencuara.

 

  • Informacion per procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese te koncesionit/partneritetit publik privat, perkatesisht, sipas parashikimeve te ligjit nr. 9643, date 20.12.2006, "Per prokurimin publik", dhe te ligjit nr. 125/2013, "Per koncesionet dhe partneritetin publik privat", qe kryhen per llogari te autoritetit publik, duke perfshire: listen e kontratave te lidhura, shumen e kontraktuar. palet kontraktuese dhe pershkrimin e sherbimeve apo mallrave te kontraktuara, informacionin per zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhezues e politika te ndryshme;
  • Informacion per sherbimet qe autoriteti i jep publikut, perfshire standardet per cilesine e sherbimit, nje pershkrim te kategorive dhe formave te ndihmes shoqerore, subvencioneve te dhena nga autoriteti publik dhe te procedurave per t'i perfituar ato, informacione dhe dokumente qe kerkohen shpesh, cdo informacion tjeter qe gjykohet i dobishem nga autoriteti publik;
  • Cdo mekanizem dhe procedure per berjen e kerkesave dhe ankesave, ne lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, permes se ciles personat e interesuar mund te paraqesin mendimet e tyre apo te ndikojne ne cfaredo menyre tjeter ne hartimin e ligjeve, te politikave publike apo ushtrimin e funksioneve te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Durres, nje pershkrim te thjeshte te sistemit qe perdor autoriteti publik per mbajtjen e dokumentacionit, te llojeve, formave te dokumenteve, si dhe te kategorive te informacionit qe behet publik pa kerkese;
  • Aktet qe permbajne rregulla, norma apo kufizime te te drejtave dhe lirive themelore te individit, si dhe me efekt te drejtperdrejte per ta, behen publike me ane te afishimit , brenda 48 oreve prej miratimit te aktit nga Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres.

 

Informacioni i publikuar sipas kesaj skeme, perditesohet sa here ai ndryshon.

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Skemë

Tabele e funksioneve, detyrave dhe kopetencave te drejtuesve/ 

Gjyqtareve,arsmit,kualifikimet e drejtuesve  

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,

Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..

 

Ne mjediset e Gjykates

Administrata e Gjykates

Drejtuesi i Gjykates

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

Ligje/Akte nenligjore

Rregullore

Pas hyrjes ne fuqi

 

Administrata e Gjykates

Sektori i Sherbimeve

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

Format kerkese

Format ankese

Pas miratimit te Programit te transparenciesMenjehere, ne rast ndryshimesh

 

Administrata e Gjykates

Sektori i Sherbimeve

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

Adrese postare:

Sheshi “Mujo Ulqinaku” (pranë ish-zyrave të përmbarimit, në hyrje të Portit të Durrësit), Durrës.

Orari: e Hene- e Premte

Ora 08:00-16:00

 

 

Drejtuesi i Gjykates

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Referuar Ligjit Nr.9877,date 18.02.2008”Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Repibliken e Shqiperise”

(Ndryshuar me ligjin Nr.114/2013,date 11.042013)Vendime te KLD-se, Vendime te Gjykates Kushtetuese

Akte ligjore/nenligjore

 

 

Stafi Drejtues i Gjykates

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni7/1/

dh

Analiza Vjetore e Punes

 

 

Stafi Drejtues i Gjykates

Buxheti

Neni 7/1/e

Parashikimet e nenit 57 te ligjit 8737/2001 i ndryshuar.Ligji per buxhetin dhe akte nenligjoire ne zbatim te tij. Raporte per monitorimin e performances.

Pas hyrjes ne fuqi

Ne faqen zyrtare te Zyres se Administratimit te Buxhetit Gjyqesor

Zyra e Buxhetit

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri

Menjehere pas dergimit ne APP

Ne faqen zyrtare te APP

Zyra e Buxhetit

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Vertetime

,Ankime,Rekurse,Kopje aktesh/dokumentash

Kerkese padi, Vendime etj.

Perditesohet

 

Punonjesi i Personelit dhe Marredhenieve me Publikun Punonjesi i Informatikes (IT)

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Ne perputhje me kerkesat ligjore

Perditesohet

 

Drejtuesi i Gjykates

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumenta

cionit ne sistemin arkivor te institucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor ne R.Sh

Perditesohet

 

Arkivi

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

Neni 7/1/i

Tabele

Pas miratimit te progtamit te

 transparences

 

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni 7/1/k

Datat e gjykimeve

Vendime gjyqesore, etj.

Perditesohen

 

Administrata e Gjykates

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Njoftime me afishim publik

Njoftime

Perditesohen Periodikisht

 

 

 

 

 

 

Administrata e Gjykates

 

 

 

V. PUBLIKIMI 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

  1. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.