PROGRAMI I TRANPARENCËS SË GJYKATËS SË APELIT VLORË


HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Apelit Vlorë.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Apelit Vlorë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Apelit Vlorë nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare
http://gjykata.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Faqja zyrtare është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.
VIZIONI: “Një gjykatë transparente që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarit”
Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku.

 

 INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. (Referohuni ligjit)
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Apelit Vlorë vendos në dispozicion të publikut, në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Gjykata e Apelit Vlorë jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:

1. Faqes sonë të internetit
http://www.gjykata.gov.al dhe numrave përkatës të telefonit;
2. Administratës Gjyqësore, e cila nëpërmjet nëpunësve të sekretarisë gjyqësore Kancelares dhe Kryesekretares, informon personat e interesuar mbi statusin e dosjes gjyqësore.
3. Afishimit të listave të gjyqeve në tabelën përkatëse vendosur në hyrjen e gjykatës.

Informacion për Publikun - Gjykata e Apelit Vlorë shqyrton çështjet penale, civile, si dhe kërkesa të fazës së hetimit paraprak, të cilat regjistrohen mbi ankimin e palëve ndërgjyqëse, prokurorit ose të pandehurve mbi vendimet e dhëna nga Gjykatat e rretheve Gjyqësore Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Berat. Gjykata e Apelit shqyrton vetëm një kategori çështjesh si Gjykatë e Shkallës së Parë, konkretisht kërkesat për njohje të vendimeve civile të Gjykatave të Huaja, si dhe kërkesat për ndreqje gabimi, plotësim, sqarim dhe interpretim vendimi të Gjykatës së Apelit.
Administrimi i çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Apelit dhe rruga që përshkojnë.

Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Apelit regjistrohet nga nëpunësit e Sekretarise Gjyqësore ne regjistrat përkatës, ku identifikon dosjen me një Nr.Akti dhe Datën e Ardhjes. Gjithashtu dosja regjistrohet në sistemin elektronik me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët, vendimet e mëparshme, etj.) dhe brenda 7 ditëve nga regjistrimi pranë Gjykatës, dosja në mënyrë elektronike shortohet nga Kryetare e Gjykatës, duke ia caktuar këtë çështje gjyqtarit relator.
Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të, po ashtu nuk mund të llogaritet gjyqtari të cilit do t’i bjerë për shqyrtim një çështje e caktuar.
Mbas hedhjes së shortit, dosjet penale menjëherë i kalojnë fizikisht gjyqtarit të caktuar me short, i cili pas njohjes me aktet apo pas shpalljes së datës së gjykimit, nëse gjyqtari konstaton se ka pengesë ligjore për shqyrtimin e çështjes, i paraqet kërkesë me shkrim titullarit të gjykatës për heqje dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje dhe nëse kërkesa pranohet hidhet përsëri në short elektronik.
Dosjet gjyqësore penale dhe civile, shqyrtohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga tre gjyqtarë, përveç kërkesave për përjashtimin e trupit gjykues në çështjet penale, të cilat shqyrtohen nga një gjyqtar, i cili gjithashtu caktohet me short.
Dosja gjyqësore civile, pasi caktohet data e gjykimit e cila afishohet në stendën e gjykatës, i kalon gjyqtarit Relator për shqyrtimin e çështjes.
Në perfundim të gjykimit dhe pasi zbardhet vendimi nga gjyqtari relator, dosja kalon në Kryesekretarinë e Gjykatës për kryerjen e njoftimeve për palët në mungesë dhe më tej për arkivimin e vendimit dhe kthimin e dosjeve në Gjykatat e Shkallës së Parë qe mbulon kjo gjykatë. Në rastet e çështjeve qe gjykohen si shkallë e parë në Gjykatën e Apelit Vlorë, dosja arkivohet në Arkivë. Nëse për këto çështje ushtrohet Rekurs, dosja kalon në Gjykatën e Lartë dhe në përfundim të çështjes dosja kthehet përsëri në Gjykatën e Apelit, në zyrën e Arkivës.

Vendimet e Gjykatës


Vendimet e Gjykatës së Apelit dorëzohen të arsyetuara jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Këto vendime, së bashku me mendimet e pakicës, janë të disponueshme për palët e interesuara nëpërmjet:
Paraqitjes në Sekretarinë Gjyqësore të Gjykatës së Apelit Vlorë, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatës.
Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Apelit Vlore ne adrese www.gjykata.gov.al

Kur Gjykata e Apelit Vlorë vepron me proçedurë të përshpejtuar?
1.Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë Gjykatës së Apelit Vlorë bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore.
2.Gjykata e Apelit Vlorë, në përputhje me urdhërin e brendshëm të Titullares së Gjykatës, si dhe në referim të përcaktimeve proçeduriale civile dhe penale. mund të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar çështjet si vijojnë:

A.Për çështjet civile:

1. Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme të gjykatës.
2. Çështje për të cilat është vendosur pezullimi i ekzekutimit nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
3. Çështje që kanë të bëjnë me pasojat e zgjidhjes së martesës si dhe çështjet që kanë të bëjnë me lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
4. Çështje me objekt kujdestarinë, birësimin, heqjen e zotësisë për të vepruar.
5. Pjesëtim pasurie (faza e parë).
6. Çështje që kanë ardhur për rigjykim nga Gjykata e Lartë.
7. Çështje me objekt pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë si dhe kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.
8. Konflikte pune e sigurime shoqërore.
9. Çështje që kanë të bëjnë me interpretimin e vendimeve dhe ndreqjen e gabimeve në vendimet gjyqësore.
10. Çështjet që gjykohen si Shkallë e parë për njohjen e vendimeve civile të huaja.
11. Çështje që kanë të bëjnë me rivendosjen në afat dhe pavlefshmërinë e njoftimeve.
12. Çështje që kanë të bëjnë me shpërblimin e dëmit nga aksidentet automobilistike.
13. Çështje që duhen shqyrtuar për shkak të rrethanave të rënda shëndetësore, familjare dhe moshës së palëve ndërgjyqëse, etj.

B. Për çështje penale:

1. Gjykimet me të pandehur të arrestuar për të mos shkaktuar humbjen e afateve të paraburgimit.
2. Rastet e Amnistisë.
3. Kërkesat që kanë të bëjnë me fazën e hetimeve paraprake.
4. Rastet e ekstradimeve.
5. Prishje vendimi dhe kthim për rigjykim.
6. Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme.
7. Kërkesat në fazën e ekzekutimit të vendimeve.
8. Gjykimet në lidhje me shqyrtimin e masave shtrënguese të sigurimit, duhet të kryhen brenda afatit prej 10 ditësh.

Shqyrtimi me proçedurë të përshpejtuar i çështjeve civile evidentohet nga Kancelaria e Gjykatës, bazuar në urdhërin e brendshëm të Kryetares së Gjykatës, ndërsa ëpr çështjet penale nga vetë gjyqtari relator. Çështjet e të njëjtës natyrë, merren në shqyrtim në mënyrë rendore, duke filluar nga çështjet me datë regjistrimi më të hershme.

Proçedura kryhet edhe mbi bazën e kërkesave të palëve ndërgjyqëse, për përshpejtimin e gjykimit të një çështje konkrete. Kërkesa dorëzohet në Kancelari dhe me miratimin e Kryetarit të Gjykatës mund të përshpejtohet gjykimi i çështjes.


Ndihmë mbi përdorimin e faqes zyrtare të Gjykatës së Apelit Vlorë

Për të qënë më transparent me publikun edhe për t’a bërë më të lehtë përdorimin e faqes së internetit për përdoruesit e jashtëm (publikun), sqarojmë se:
Në menunë “Çështjet gjyqësore” do të gjeni vendimet e Gjykatës së Apelit Vlorë. Këtu mund të kërkoni vendimet sipas numrit të vendimit, palëve ndërgjyqese, objektpadie ose akuzë, numrit të çështjes, tipit të çështjes. Nga rezultatet e kërkimit të shfaqen të gjithë çështjet e gjetura sipas të dhënave të plotësuara për kërkim edhe detajet përkatëse për secilën çështje, si dhe vendimi përkatës që mund të shkarkohet.
Në menutë e tjera të kësaj faqe do të gjeni informacion mbi veprimtarinë e gjykatës, statistika, raporte, strukturën, kornizën ligjore si dhe publikime të tjera të nevojshme.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Apelit Vlorë ka në dispozicion të publikut në faqen e internetit www.gjykata.gov.al, në pjesën hyrëse, si dhe në mjediset e pritjes së publikut, “Programin e Transparencës”.

Ne menune Pasqyra e Shtypit  press_releases  do te gjeni informacione te nevojshme te Gjykates se Apelit Vlore