PROGRAM TRANSPARENCE

 



I. HYRJE

 

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës i Gjykates se Apelit Shkoder. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Gjykata e Apelit Shkodër ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, ne interes të publikut. Autoriteti Publik do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së se Gjykates  nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare ne portalin e gjykates si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm nga publiku. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e e Gjykatës se Apelit Shkoder është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në një format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

 



II.
PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës nga Gjykata janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Apelit Shkoder ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

4.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

5. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

6. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

- i plotë;

- i saktë;

- i përditësuar;

- i thjeshtë në konsultim;

- i kuptueshëm;

- lehtësisht i aksesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.



III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Apelit Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të autoritetit publik;

Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim,

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Gjykata e Apelit Shkodër gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga autoriteti publik, pra nga Gjykata e Apelti Shkoder.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 




IV.
INFORMACIONI I PUBLIKUAR SIPAS SKEMËS SË MËPOSHTME, PERDITËSOHET SA HERE AI NDRYSHON

 

Kategoritë e informacionit pa kërkësë

 Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori përgjegjes për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij.

Përshkrim i struktures organizative të funksioneve dhe detyrave pergjihtësuese te autoritetit publik

Neni 7/1/a/d

Organigrama

Përditësohet

Në faqen zyrtare.

Kancelari

Ligje, akte nenligjore, rregullore, dokumente të tjera

Neni 7/1/b

Ligje,akte nënligjore, rregullore gjykate, kodi  i etikës etj.

Pas botimit ne fletore zyrtare

Përditesohet

Ne faqen zyrtare , ne mjediset e gjykates.

Kancelari

Informacione për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresa postare dhe elektronike per depozitimin e kërkesave për informim

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Me miratimin e Programit të transparencës dhe menjehere ne rast ndryshimesh

Ne faqen zyrtare te gjykates dhe ne K/Sekretarinë e Gjykatës

K/Sekretaria e Gjykatës

Të dhëna për vendodhjen e zyrave te autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e kordinatorit për të drejtën për informim

Neni 7/1/ç

Gjykata e Apelit Shkodër “Lagja Vasil Shanto” Rruga Wilson, nr.kontakt 022247278 tel e fax0222242608.

Orari punës 08.00-16.00. Kordinatori i cili disponon te drejten per informim K.Sekretaria e Gjykatës dhe Kancelari

Me miratimin e Programit të transparencës dhe menjehere ne rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menunë publikime.

Kancelari dhe K/Sekretari

Regjistri i kërkesave dhe i përgjigjeve sipas nenit 8 te ligjit nr.119/2014

Neni 7/1/i

Rregjistri përkatës i kërkesave

Me miratimin e programit te trasparencës, dhe sipas ligjit nr 119/2014 ‘Per të drejten për informim” p

Në faqen zyrtare në menunë ”Programi i Transparences me kufizime të identitetit të ankuesit”

Kordinatorja e informimit , kancelari

Informacione dhe dokumente qe kërkohen shpesh

Neni 7/1/k

1.Procedura (si paraqitja e kerkeses për informim e cila behet me shkrim dhe dergohet dorazi, me poste ose poste elektronike e cila rregjitsrohet ne rregjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.

2.Vendime gjyqesore , 3.vertetime, 4.kopje aktesh gjyqesore, kopje te cd-ve audio te séancave gjyqesore  si sherbime me pagese (sipas tarifes se sherbimit te miratuar nga Ministri i Drejtesise

 

Sipas afateve proceduriale te parashikuar ne nenin 9, 119/2014 te “Ligjit per te drejten per informim”

Në faqen zyrtare në menunë “Programi I transparences” si dhe ne mjediset e Gjykatës.

K/Sekretaria e Gjykatës dhe Kancelari

Informacione të dobishme

Neni 7/1/I

Vendime administrative te Kryetari te Gjykates mbi organizimin e trupave gjykuese ne fillim te vitit dhe gjate vitit, procedura e hedhjes se shortit,

 Listat e gjyqeve te perditesuara periodikisht, listave e ekspertave te miratuar, lista e avokateve kryesisht,Statistika te gjykates, raporte monitorimi auditi, tarifat e sherbimeve

Menjehere pas miratimit te tyre nga autoriteti publim (organi qe miraton aktin perkates).

Të perditësuara ne faqen zyrtare ne portalin e Gjykatës dhe ne mjediset e gjykatës.

Kordinatorja e informimit , Kancelari

 




V. Publikimi

Në përputhje me këtë program transparence, Gjykata e Apelit Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.gjykata.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut kategoritë e mësipërme, në një menu të veçanë të titulluar “Programi i Transparencës”.





VI. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitorin zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke e nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çëshjte të së drejtës informimit. Komisioneri bën rekomandime për aurotitet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

                                                                                                      Gjykata e Apelit Shkodër