Komentari Elektronik



Na kontaktoni

Ministria e Drejtësisë

Bulevardi "Zogu I", Tiranë

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

PËR

GJYKATËN E APELIT PËR KRIME TË RËNDA TIRANË
 
I. HYRJE

    Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Apelit për Krime të Rënda) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës Apelit për Krime të Rënda, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.gjykata.gov.al/apel-krimet-e-r%C3%ABnda/gjykata-e-apelit-krimet-e-r%C3%ABnda/ , si dhe në mjediset e pritjes së publikut, në zyrën e marrëdhënieve me publikun dhe këndin e njoftimeve. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, është i përditësuar në formë e përmbajtje.  Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Kjo në përputhje me dispozitata e Kodit të Procedurës Penale, Ligjin nr. 9110 dt.24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krimet e Rënda", Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr. 48/2012 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", si dhe Udhëzimin nr. 15 datë 13.12.2011 të Komisionierit për Mbrotjen e të Dhënave Personale, "Për përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale në sistemin gjyqsor". Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
Faqja zyrtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

    Gjykata Apelit për Krime të Rënda zhvillon veprimtarinë e saj që nga janari i vitit 2004, sipas ligjit nr. 9110 dt.24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krimet e Rënda". Sipas Dekretit nr. 3993, datë 29.10.2003 "Për caktimin e kompetencave tokësore të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë dhe numrit të gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krime të Rënda" të Presidentit të Republikës. Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka në kompetencën e saj tokësore të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe si qendër të ushtrimit të veprimtarisë së saj Tiranën. Kompetenca lëndore e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda përcaktohet nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale (i ndryshuar) dhe kryesisht fokusohet në veprat penale në kuadër të krimit organzuar, trafikimeve, krimeve të rënda si vrasjet e cilësuara dhe disa nga veprat penale kundër korrupsionit. Me ligjin nr. 99/2014, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, dt.21.03.1995, "Kodi i Proçedurës Penale i Republikës së Shqipërisë ", i ndryshuar, u përcaktua se Gjykata e Krimeve të Rënda, do të gjykojë krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 79, shkronjat c dh ç, 109, 109/b, 110/a, 111, 114/b, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 245, 260, 265/a, 265/b, 265/c278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ ç , 333, 333/a e 334 të Kodit Penal, duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga subjekte që janë në kompetencë të gjykatave ushtarake dhe nga të miturit.

 

     Gjithashtu në fushën e veprimit të kësaj gjykate është dhe ligji nr.10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziaur dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" ku në nenin 3 të tij u përfshine dhe veprat penale të kaluara në kompetencën e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe nene të tjera të veprave penale kundër korrupsionit si nenet nenet 164/a, 244, 244/a, 245, 260, 312, 319 dhe 319/ç të Kodit Penal.
 
    Qëllimi i krijimit të kësaj gjykate ishte rritja e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të veprave penale të këtij lloji. Gjatë këtyre viteve pune të saj, Gjykata Apelit për Krime të Rënda është përpjekur të krijojë fizionominë e integritetin e saj, si nje institucion gjyqësor i besueshëm në dhënien e drejtësisë duke përmbushur qëllimin për të cilin u krijua.
    Gjykata Apelit për Krime të Rënda përbëhet nga 11 gjyqtarë që gjykojnë me trupa gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë çështjet penale në kompetencën e saj, me tre gjyqtar për kërkesat gjatë fazës së hetimeve paraprak, ato për sekuestro dhe konfiskim të pasurive në bazë të ligjit antimafia.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

    Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda janë:


1. "E drejta për informim" është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj.


2. "Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave": Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj, për aq kohë sa nuk përbën informacion të klasifikuar dhe nuk kufizohet me ligje të tjera, publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.


3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gykatës së Apelit për Krime të Rënda si Kodi i Procedurës Penale , Ligji nr. 9110 dt.24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krimet e Rënda", si dhe në përputhje me regullimet e përcaktara në Ligjin nr. 119/2014 "Për të drejtën për informim", Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999, "Për informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror"", i ndryshuar Ligjn nr.9541 datë 22.05.2006, Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin nr. 48/2012 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", si dhe akteve të tjerë nënligjore.


4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.


5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


6. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.


7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:


    I plotë
    I saktë
    I përditësuar
    I thjeshtë në konsultim
    I kuptueshëm
    Lehtësisht i aksesueshëm
    I pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik



III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË


    Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7, të ligjit Nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit". Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit http://www.gjykata.gov.al/apel-krimet-e-r%C3%ABnda/gjykata-e-apelit-krimet-e-r%C3%ABnda/programi-i-transparences/programi-i-transparenc%C3%ABs/ , kategoritë e mëposhtme të informacionit:

1.Strukturën organizative të autoritetit publik;


2.Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;


3.Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;


4.Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;


5.Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;


6.Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, raportet e auditimit nga Kontrolli i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.


7.Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitin paraardhës, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.


8.Informacion për procedurat e prokurimit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik",(i ndryshuar),neni 40,pika3,Kreu IV,te vendimit te Keshillit te Ministrave,nr914,date 29.12.2014, që kryhen për llogari të autoritetit publik.


9.Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.


10. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të saj në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;


11. Aktet, që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit.
 
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

  IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË APELIT PËR KRIME TË RËNDA

 

Kategoritë e
informacionit publik
pa kërkesë

 

Baza
ligjore

 

Dokumenti/
Përmbajtja

 

Afati kohor
për publikim

 

Mënyra e
publikimit

 

Struktura
përgjegjëse

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

 

 
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.    Neni 7/1/c/g    Informacion sipas ligjit nr.119/2014
Format ankese, Format kërkese,
Adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Cel:+355 69 47 82 192


http://www.gjykata.gov.al/apel-krimet-e-r%C3%ABnda/gjykata-e-apelit-krimet-e-r%C3%ABnda/programi-i-transparences/programi-i-transparenc%C3%ABs/

   

 

Pas miratimit nga titullari

 

 

 

Rubrikë “Programi i transparencës”,
“Regjistri i kërkesave dhe ankesave”.

 

 

Koordinator për të drejtën e informimit.

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

 

Adresa postare:

Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.


Elisa.Spahiu@gjykata.gov.al

nr.kontakti +355 69 47 82 192

 


Orari: e hënë – e premte;
08:00 – 16:00.

Pas miratimit nga Titullari

 

 

 

 

Rubrika: “Programi i transparencës”,
“Koordinatori për të drejtën e informimit”

 

 

 

Koordinator për të drejtën e informimit.

 

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Referuar Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor ne Republikën e Shqipërisë"

(Ndryshuar me ligjin Nr. 114/2013, datë 11.04.2013)

 Vendime të KLD-së

Vendime të Gjykatës Kushtetuese

Akte ligjore/nënligjore

Pas hyrjes në fuqi.

 

Në faqen zyrtare në menunë:

"Lidhje me rëndësi", "Lidhje me legjislacionin",

si dhe "Programi i transparencës"

Rubrika "Të tjera".

 

 

Stafi drejtues i GJAKR-së dhe Dega e Buxhetit.

 

Mekanizmat monitorues;

raporte auditi;

dokumentet me tregues performance

 

 

Neni7/1/

dh

 

Raporte Inspektimi (KLD, MD) Raporte Auditi (ZABGJ) Analizat Vjetore të Punës së GJAKR-së.

Përditësim periodik.

 

 

Në menunë: "Programi i transparencës"

"Rubrika të tjera",

 

 

Stafi Drejtues i Gjykatës.

 

Buxheti

 

Neni 7/1/e

 

 

Parashikimet e nenit 57 të ligjit 8737/2001 i ndryshuar.

Ligji për buxhetin dhe akte nënligjore në zbatim të tij

Raporte për monitorimin e performancës.

Pas hyrjes në fuqi

 

Menuja:

"Programi i transparencës"Rubrika "Të tjera"

Zyra e Buxhetit

 

Informacion për procedurat e prokurimit.

 

Neni 7/1/ë

 

Publikimi i Regjistrit të Prokurimeve

 

Përditësim periodik në APP.

 

Në faqen zyrtare të APP

 

Zyra e Buxhetit.

 

Mbajtja (arkivimi) e dokumentacionit dixhital nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

 

Neni 7/1/h

 

Kopje dixhitale të faqes zyrtare

 

Pas miratimit nga titullari

 

Menuja: "Programi i transparencës", Rubrika "Të tjera"

 

Sektori i Arkivimit,Koordinatori i programit te trasparences, Specialisti IT

 

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr.119/2014

 

Neni 7/1/i

 

Formati i Regjistrit

 

Menjëherë

 

Menuja:"Programi i transparencës", rubrika "Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve".

 

Koordinator për të drejtën e informimit.

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

 

Neni 7/1/k

 

Datat dhe oraret e gjykimeve,

Kopje vendimi kopje CD audio, etj.

 

Përditësim periodik. 

Datat dhe oraret e gjykimeve në rubriken
"Kalendari i seancave" si dhe
Ne zyren e Marrëdhënieve me Publikun dhe Mediat

Administrata e Gjykatës.

 

Informacione të tjera të dobishme

 

Neni 7/1/l

 

Rregullore e GJAKR-së, Kodi i Etikës, akte ligjore dhe nënligjorë për mbrojtjen e të dhënave personale, etj.

 

Pas miratimit nga titullari

 

Menuja:"Programi i transparencës", Rubrika "Të tjera".

 

Administrata e Gjykatës.

 

 

 

V. PUBLIKIMI
 
    Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit http://www.gjykata.gov.al/apel-krimet-e-r%C3%ABnda/gjykata-e-apelit-krimet-e-r%C3%ABnda/ , kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar "Programi i Transparencës".
 
VI. MONITORIMI

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.