Të nderuar vizitorë,

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda filloi veprimtarinë e saj në janar të vitit 2004. Arsyet e krijimit të kësaj gjykate ishin rritja e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimi i gjykimit të këtyre çështjeve penale.

Objekt i punës së kësaj gjykate janë veprat penale të parashikuara në kopmetencën e saj të gjykimi të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale dhe konkretisht krimet e parashikuara nga: 

 

 Neni 73

Genocidi

 Neni 74

Krime kundër njerëzimit

 Neni 75

Krimet e luftës

Neni 78 shkronja “a”

Vrasje për gjakmarrje

Neni 79

Vrasje në rrethna të tjera cilësuese

Neni 79/a

Vrasje në rrethna të tjera cilësuese ndaj të miturve

Neni 79/b

Vrasje në rrethna të tjera cilësuese ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë

 Neni 79, shkronja "c"

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura.

 Neni 79 shkronja "ç"

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj kallëzuesit, të dënuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse.

 Neni 109

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

 Neni 109/b

Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

 Neni 110/a

Trafikimi i njerëzve

 Neni 111

Rrëmbimi i avioneve, anijeve dhe mjeteve të tjera

 Neni 128/b

Trafikimi i fëmijëve

 Neni 219

Atentati

 Neni 220

Komploti

 Neni 221

Kryengritja

 Neni 230

Aktet terroriste

 Neni 230/a

Financimi i terrorizimit

 Neni 230/b

Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizimin

 Neni 231

Veprat e dhunshme ndaj pasurisë

 Neni 232

Shpërndarja e substancave të rrezikshme

 Neni 233

Krijimi i turmave të armatosura

 Neni 234

Prodhimi i armëve luftarake

 Neni 234/a

Organizata terroriste

 Neni 234/b

Banda e armatosur

 Neni 245

Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë dhtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni260

Korrrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 265/a

Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj

Neni 265/b

Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj

Neni 265/c

Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj

 Neni 278/a

Trafikimi i armëve dhe municionit

 Neni 282/a

Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

 Neni 283/a

Trafikimi i narkotikëve

 Neni 284/a

Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

 Neni 287/a

Tjetërsimi i pasurisë

Neni 319

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

Neni 319/ç

Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

 Neni 333

Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale

 Neni 333/a

Grupi i strukturuar kriminal

 Neni 334

Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale

      

  Përveç gjykimit të veprave penale të mësipërme Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrton ankimet mbi masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe gjykimet me objekt sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kundër pasurisë së personave që janë të dyshuar në përpjesëmarrjen e krimit të organizuar dhe trafikimit në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".