PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
GJYKATËN E APELIT GJIROKASTËR
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Gjykata e Apelit Gjirokastër ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. Gjykata e Apelit Gjirokastër do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.gjykata.gov.al/portal_ACGJ/ si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Gjykatës së Apelit Gjirokastër është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës i Gjykatës së Apelit Gjirokastër janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Apelit Gjirokastër ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe përkatësisht:
- Ligji Nr.9877, datë 18.2.2008 për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr.114/2013, datë 11.4.2013)
- Kodi i Procedurës Civile , Kodi i Procedurës Penale, Kodi i Procedurës Administrative te Republikes te Shqiperise
- Ligji Nr.8457, date 11.2.1999, per Informacionin e Klasifikuar "SEKRET SHTETEROR"
- Ligji Nr.8503, date 30.6.1999, “Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet Zyrtarë”,
- Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 ,”Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,
- Ligji Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
- Ligji Nr.9154, datë 06.11.2003, “Mbi Arkivat e Shtetit”
- Ligji Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”(ndryshuar me ligjin nr.178/2014)
- Ligji Nr. 10 279, datë 20.5.2010 Për Kundërvajtjet Administrative”
- Cdo ligj tjetër që është në fuqi
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
- Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar,Gjykata e Apelit Gjirokastër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://www.gjykata.gov.al/portal_ACGJ/ dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të Gjykatës së Apelit Gjirokastër;
- Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi Gjykatën e Apelit Gjirokastër, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Z.A.B.Gj ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së gjykates;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që gjykata i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- Gjykata e Apelit Gjirokastër, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga gjykata.
- Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË APELIT GJIROKASTËR
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Neni 7/1/a/d |
|
Pas miratimit
|
Në faqen zyrtare në menunë “Mbi Gjykaten” |
Sektori IT |
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b
|
Nga Kushtetuta Nga ligji për organizimin e drejtësisë në RSH. |
Pas hyrjes në fuqi
|
Në faqen zyrtare ne menunë “Sistemi Gjyqesor/Nga Kushtetuta” Në faqen zyrtare ne menunë “Sistemi Gjyqesor/Pushteti Gjyqesor/Organizimi dhe funksionimi” |
Ministria e Drejtesise
|
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. |
Neni 7/1/c/g |
Shpjeguese
Adresë postare Adresë e-mail: apeli.gjirokaster@gjykata.gov.al
Format kërkese |
Menjëherë në rast ndryshimesh
|
Ne faqen zyrtare ne rubrikat “Na kontaktoni” dhe “Pasqyra e shtypit” |
Sektori IT |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. |
Neni7/1/ç |
Shpjeguese
|
E përhershme
|
Në faqen zyrtare në menunë “Na kontaktoni” |
Sektori IT |
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. |
Neni 7/1/d
|
Ligji për organizimin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë Kushtet per pranimin e gjyqtareve |
Pas hyrjes në fuqi |
Në faqen zyrtare në menunë “Sistemi i Drejtesise/Pushteti Gjyqesor” |
Ministria e Drejtesisë |
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance |
Neni7/1/ dh |
Buxheti i Gjykates
Raporte auditimi |
Pas hyrjes nëfuqi
Pas hyrjes nëfuqi
|
Në faqen zyrtare në menunë “Sistemi i Drejtesise/Buxheti i Gjykates” dhe “Pasqyra e shtypit” |
Ministria e Drejtesisë
Sektori i Buxhetit |
Buxheti |
Neni 7/1/e |
Buxheti |
Pas hyrjes nëfuqi
|
Në faqen zyrtare në menunë “Pasqyra e shtypit” |
Sektori i Buxhetit |
Informacion për procedurat e prokurimit |
Neni 7/1/ë |
Regjistri |
Pas dërgimit ne APP
|
Në faqen zyrtare në menunë “Pasqyra e shtypit” |
Kancelarja |
Shërbimet e autoritetit për publikun. |
Neni 7/1/f |
Vërtetime Kopje vendimesh/aktesh/dokumentash |
|
|
|
Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Apelit Gjirokaster |
Neni 7/1/h |
Ruajtja e dokumentacionit ne sistemin arkivor te gjykates bëhet në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat në R.Sh |
|
|
Arkivistja |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. |
Neni 7/1/i |
Tabela |
Pas miratimit të Programit të transparencës
|
Në faqen zyrtare në menunë “Pasqyra e shtypit |
Kancelarja |
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
|
Neni 7/1/k |
Kopje vendimesh/aktesh Informacion mbi ceshtjet gjyqesore Statistika |
|
|
Kancelarja |
Informacione të tjera të dobishme |
Neni 7/1/l |
Lajmërime për publikun
|
|
Në faqen zyrtare në menunë “Lajmërime për publikun” |
Sektori i IT
|
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, gjykata vendos në dispozicion të publikut në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.