GJYKATA E APELIT DURRËS

 

 

Mirësevini në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Durrës.

 

Gjykata e Apelit Durrës vendos në shërbimin tuaj këtë faqe zyrtare, e cila është krijuar për të siguruar një proçes sa më transparent dhe një akses të gjerë të publikut, ku çdokush mund të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi veprimtarinë e saj gjyqësore dhe administrative.

Kjo faqe hapet ne kuadrin e përmirësimit të shërbimit administrativ dhe proçedural në Gjykatë, si dhe në kuadrin e informimit të qytetarëve me veprimarinë e Gjykatës. 

 

Rreth gjykatës:

 

Gjykata e Apelit Durrës shqyrton çështjet e ardhura nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore: Durrës, Elbasan dhe Kavajë, në bazë të ankimit të njërës apo disa palëve.

Dosja e çështjes gjyqësore në momentin e ardhjes në Gjykatën e Apelit Durrës regjistrohet nga nëpunësi qe ka për detyrë regjistrimin e çështjeve në sistemin përkatës elektronik (ICMIS) dhe me plotësimin e të dhënave (informacioni mbi çështjen, baza ligjore, palët ndërgjyqëse, vendimet e mëparshme të dhëna nga gjykatat, etj.) sistemi i vendos çështjes automatikisht një numër. Sipas nje radhe te percaktuar, dosja hidhet për short, duke i kaluar gjyqtarit/relator. Ky short është elektronik dhe nuk mund të bëhen modifikime apo ndërhyrje në të.

Kur çeshtja kalon për gjykim, njoftimi për datën dhe orën e gjykimit bëhet nga Gjykata e Apelit duke e afishuar këtë njoftim tek stendat e lajmërimeve që janë në hyrje të Gjykatës së Apelit. Kjo shpallje bëhet edhe në stendat e lajmërimeve të Gjykatave përkatëse të rrethit (konkretish para Gjykates serethit e cila ka dhënë vendimin). Ky njoftim bëhet jo më vonë se 10 ditë përpara shqyrtimit të çështjes.

Kur Gjykata e Apelit shqyrton çështjet penale, kur shqyrton çështje që janë në gjykim, ose e ka mbajtur çështjen për ta gjykuar vetë si Gjykatë Fakti, ose kur lind nevoja që çështja të gjykohet para afatit 10 ditor, të përmendur më lart, njoftimi në këto raste nuk bëhet me shpallje tek stendat e lajmërimeve, por njoftimi për datën e orën e gjykimit u bëhet drejtpërdrejtë palëve, përfaqësuesve ose mbrojtësve të tyre.

 

Në Gjykatën e Apelit Durrës çështjet gjykohen nga një trup gjykues, të përbërë prej 3 gjyqtarësh. Pas dhënies së vendimit nga ana e gjykatës se apelit, nëse palët nuk janë dakort, mund të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë Tiranë, brenda një afati te percaktuar 30 ditor. Ky rekurs duhet të depozitohet, brenda afatit ligjor, pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore tek të cilat ka iniciuar çeshtja.